Rikthehet DUEL - me pyetje dhe shqetësime të reja: A jemi në - TopicsExpress



          

Rikthehet DUEL - me pyetje dhe shqetësime të reja: A jemi në gjendje ta kuptojmë politikën? A e kemi edukimin e nevojshëm politik, për t’u orientuar në mjedisin politik dhe për të kuptuar se ç’ndodh? DUEL do të mundohet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve, duke diskutuar parimisht dhe konkretisht rreth “Politikës në perceptim” dhe “Edukimit politik”, me të ftuarit në studjo: 1. Majlinda KETA, 2. Orinda MALLTEZI, 3. Aleksandër ÇIPA, 4. Klementin MILE Ndiqni: 1.Qytetarët e Tiranës për perceptimin e politikës: - Sa larg politikës janë/ndihen qytetarët? - Sa larg qytetarëve janë/ndihen politikanët? 2.Koncepti i edukimit politik - Perceptimi i shoqërisë shqiptare për edukimin politik në shoqërinë demokratike 3. Qëllimet e edukimit politik dhe kompetenca demokratike - Qëllimet e edukimit politik, qytetari i pavarur dhe vendimmarrja politike - Kompetenca demokratike, qytetari i pavarur dhe vendimmarrja politike 4. Sfidat e edukimit politik - Sfidat e edukimit politik dhe shoqëra e informacionit, dijeve dhe shërbimeve - Sfidat e edukimit politik – pluralizimi dhe globalizimi 5. Edukimi i demokracisë - Edukimi i demokracisë si premisë e krijimit të opinionit publik - SONTE MBREMA - ORA 20.45 - nga MIRELA OKTROVA - në TVSH -
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 16:39:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015