Roma dëshiron të “blindojë” Garcian !!! Katër muaj më - TopicsExpress



          

Roma dëshiron të “blindojë” Garcian !!! Katër muaj më parë tifozët e prisnin Romën në aeroportin e Fiumincinos për ta kontestuar pas disfatës me Lacion në finalen e Kupës së Italisë. Tani në të njëjtin vend njerëzit dalin për ta pritur në eufori Romën. Ai që duartrokitet më shumë është Rudi Garcia. Dashuria e popullit verdhekuq për të tanimë është e pakufi. Kuroi në pak javë sëmundjet e Romës duke arritur 7 fitore në 7 ndeshje, një rekord që në historinë e futbollit italian ka vetëm 7 precedentë, ( 4 të Juves, 2 të Milanit dhe 1 të Interit, një ecuri që i ka cuar te titulli në të gjitha rastet me përjashtim të të zikaltërve në sezonin 1966-1967). Por shifrat romaniste shkojnë në vitrinë edhe në Europë. Përvec Romës me pikë të plota janë vetëm Barcelona dhe Atletiko Madrid , por vetëm një mbrojtje është e barabartë me atë të verdhekuqve ajo e kryesuesve të Olimpiakos në Greqi që kanë pësuar vetëm një gol, po aq sa skuadra e Garcias. Me këto të dhëna, dhe një rritje prej plus 18% të aksioneve në Bursë që nga fillimi i kampionatit), është normale që Roma të dëshirojë për ta blinduar Rudi Garcian, i cili ka një kontratë vetëm dy vjecare me një pagë prej rreth 1.3 milionë eurosh në sezon. Shumë shpejt do të fillojnë manovrat e mëdha për një zgjatje të kontratës me përmirësimin e ndoshta dyfishimin e aspektit financuir, e mbase dhe me një klauzolë të lartë për të evituar rrëmbimin e trajnerit nga klubet e tjera të mëdha të Europës. Për ta joshur akomë më mirë Garcian, Roma në janar është gati të marrë nën urdhërat e tij edhe një ish lojtar të francezit, mbrojtësin franko-maroken Adil Rami, që ka prishur raportet e tij me Valencian. Objektiv i arritshëm , e madje dhe më i lehtë nëse drejtuesit e klubit italian do t’ja dalin për të zgjidhur kontratën me Burdison. Për të peshuar paksa në idilin me trajnerit dhe shoqërisë peshon vetëm turneu i imponuar nga pronarët amerikën për mesin e nëntorit, kur kampionati do të ndalet sërish për impenjimet e kombëtareve. Trajneri dhe drejtori sportive me dëshirë të madhe do ta kishin evituar. Për sa i përket pjesës tjetër në dhomat e zhveshjes harmonia është totale.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 19:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015