Ronaldo: Nuk meritonim fitoren në derbi Cristiano Ronaldo pranon - TopicsExpress



          

Ronaldo: Nuk meritonim fitoren në derbi Cristiano Ronaldo pranon se Reali nuk bëri asgjë në humbjen 1-0 ndaj Atleticos në derbin e Madridit të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Goli i Diego Costas në minutën e 11 bëri diferencën midis skuadrave duke i dhënë rojiblancos suksesin e parë që nga viti 1999. Në përfundim të takimit Ronaldo nuk përdori justifikimet për humbjen, duke kërkuar nga skuadra të shohë përpara me kokën lart. Cristiano Ronaldo Nuk luajtëm mirë dhe nuk meritonim të fitonim. Atletico e shënoi shumë shpejt golin dhe fitoi ndeshjen. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne pasi po luanim ndaj një skuadre që mbrohej me 11 futbollistë. Kështu që ishte e vështirë për të shënuar. Nuk duhet ta dramatizojmë situatën. Duhet të mbajmë kokën lart dhe punojmë shumë pasi kemi ende shumë ndeshje për të fituar këtë sezon. Diferenca e Realit me Barcelonën dhe Atleticon është 5 pikë, një distancë e konsiderueshme, çka bën që trajneri Ancelotti të vihet në bankën e të akuzuarve. Ancelotti është një njeri i mrekullueshëm dhe trajneri madh që po kryen një punë të jashtëzakonshme. Kjo humbje vjen për faj të lojtarëve dhe ne dueht të vijojmë punën. Nuk mund të luajmë gjithmonë mirë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, duhet të ndryshojmë situatën por jo ta dramatizojmë atë. Real Madrid ka shansin të kthejë shumë shpejt situatën në mesjavë, kur të presë Kopenhagen në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 18:56:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015