Rrihen sërish deputetët e parlamentit ukrainas Dhe njëherë - TopicsExpress



          

Rrihen sërish deputetët e parlamentit ukrainas Dhe njëherë Parlamenti i Ukrainës është kthyer në një arenë dhune nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit ka arritur të zërë podiumin duke kundërshtuar mungesën e presidentit, Viktor Yanukovic. Sic shkruan Telegrafi, të shara, grushte dhe kaos. Kjo është dhe njëherë më shumë pamja që vjen nga parlamenti në Ukrainë. Deputetët ukrainas kanë degjeneruar në dhunë fizike duke i dhënë rrugë një sherri masiv mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Në përleshje u përfshin me dhjetëra deputetë. Presidenti i vendit Yanukovic, i drejtoi mesazhin e tij të përvitshëm popullit, por nuk u paraqit në sallën e parlamentit për ta lexuar atë. Në shenjë proteste deputetët e opozitës kanë zënë podiumin e parlamentit duke shkaktuar dhe reagimin e përfaqësuesve të pozitës. youtube/watch?v=7oOTM8qvz6o&feature=player_embedded#!
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 12:55:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015