SEID KUTUB ---VDEKJEN E TIJË (LE TA DINË ATA QË MERREN ME - TopicsExpress



          

SEID KUTUB ---VDEKJEN E TIJË (LE TA DINË ATA QË MERREN ME SHPIFJE NDAJ TIJË) Sejjid Kutubi është njëri nga ata thirrësa dhe mendimtarë. Varja e tij ka lënë mbresë të thellë në ata që e kanë njohur dhe e kanë kuptuar besimin e tij të sinqertë. Dy polic, të cilët kanë qenë dëshmitar të ekzekutimit të Sejjidit në vitin 1966, kanë qenë shumë të prekur me varjen e tij. Njëri nga ata të dy tregon këtë që vijon: Ka pas gjëra për të cilat nuk kemi menduar, ndërsa të cilat kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në jetët tona. Çdo natë në burgun ushtarak kemi pranuar edhe të rinj edhe të vjetër, burra dhe gra. Na është thënë se ata kanë qenë tradhtar të cilët kanë bashkëpunuar me Jevrejët dhe se ne duhet ti nxjerrim fshehtësitë e tyre. E vetmja mënyrë që të arrihet ajo ishte ndërmjet torturimeve të ashpra! Nuk kemi ngurruar që ta deformojmë pamjen e fytyrave dhe trupave të tyre duke përdorur lloje të ndryshme të shkopinjve dhe kamxhik. Ne e kemi bërë këtë me bindje të fortë se ne po kryejmë një obligim të shenjtë. Megjithatë, shpejt jemi ballafaquar me gjëra të pa qarta. E kuptuam se ata “tradhtar” me vendosmëri i kryenin lutjet e tyre natën pandërprerë duke e përmendur emrin e Allahut, edhe atëherë kur ishin të torturuar. Disa prej tyre edhe kanë vdekur gjatë rrahjeve apo derisa i kanë sulmuar qentë e çartur. Megjithatë, ata edhe atëherë kishin buzëqeshje në fytyrë dhe pandërprerë përmendnin Allahun. Për këtë arsye na u bë e dyshimtë ajo çfarë na thoshin për ta sepse ishte e pamundur që aq besimtarë të devotshëm të bashkëpunonin me armiqtë e Allahut! Unë dhe vëllai imë u kuptuam që fshehtas ti ikim asaj që tu shkaktojmë dhembje. Qëndronim ti ndihmonin aq sa ishte e mundur ajo. Me mëshirën e Allahut, qëndrimi ynë në atë burg nuk zgjati shumë. Detyra jonë e fundit ishte ta ruajmë qelin në të cilën ishte i burgosur njëri nga të zënurit. Na u përshkrua se ai ishte më i rrezikshmi nga të gjithë, ishte prijësi i tyre. Quhej Sejjid Kutubi. Njeriu për shkak të torturimeve ishte në dhembje deri në atë masë sa që nuk mund të qëndronte në këmbë. Ata e bartën në gjyqin ushtarak që ta shqyrtojnë rastin e tij. Një natë erdhi urdhri që ta varrim. Ia sollën shehun që t’ia kujtoj Allahun (para se ta mbysin). Herët në mëngjes, unë dhe vëllai imë duke e mbajtur për duar e bartëm deri tek automjeti në të cilin ishin edhe disa të zënë. Automjeti disa momente më vonë u nis drejt vendit të ekzekutimit. Pas nesh ishte automjeti ushtarak në të cilin ishin ushtarët e armatosur të cilët i ruanin të burgosurit. Të armatosur me armë zjarri, ushtarët morrën pozicionet e tyre, derisa punonjësit përgatitnin gjërat tjera, duke përfshi edhe varrezën për të burgosurit. Së shpejti litarët iu vunë rreth qafës, ndërsa xhelati qëndronte dhe priste urdhrin që t’ia largoj bazën nen këmbët e të akuzuarve. Nen flamurin e zi qëndronte ushtari i cili kishte detyrë që ta ngrit gjatë kohës së ekzekutimit. Më impresionuse ishin fjalët të cilat ata ia drejtonin vëllezërve dhe motrave të tyre, duke u dhënë lajme për takimin e sërishëm të tyre në xhenet, së bashku me Pejgamberin, Muhammedin, salallahu alejhi ve selem, dhe shokët e tij. Këto fjalë u përcollën me bërtitma të prekshme: Allahu Ekber, i tërë falënderimi i takon Atij!” Në këto momente rrënqethëse e dëgjuam një automjet duke u afruar. Roja e hapi portën ku u shfaq një oficer i lartë. Ai me zë të thekshëm i dha urdhër kolonës që të ndalet. Oficeri pastaj iu drejtua Sejjidit. Urdhëroi që t’ia largojnë lidhësen prej syve. Atëherë iu drejtua me zë të dridhur: “Vëllai imë, Sejjid, presidenti ynë qëllim mirë dhe i mëshirshëm (presidenti egjiptian) do të ju falë dhe do t’ua dhuroj jetët tuaja nëse shkruan dhe nënshkruan vetëm një fjalë.” Oficeri nuk priti që Sejjidi të përgjigjet. Shpejt e hapi bllokun e shënimeve të cilën mbante në duar dhe i tha: “Shkruaj, vëllai imë, vetëm këtë fjali: Kam qenë fajtor dhe kërkoj falje.” Sejjidi e shikoi me sytë e tij të qartë. Një buzëqeshje e papërshkrueshme iu lajmërua në fytyrë, dhe pastaj i tha oficerit befasisht me zë shumë të qetë: Kurrë! Asnjëherë nuk do ta ndërroja këtë jetë të përkohshme me jetën e përjetshme në ahiret. Oficeri ia ktheu me zë te mërzitshëm: “Por, kjo do të thotë vdekje për ty, Sejjid!” Sejjidi iu përgjigj:”Ne përmallohemi për vdekjen në rrugën e Allahut. Allahu Ekber!” Kjo na tregonte qëndrueshmërinë e besimtarëve të vërtet. Ishte e pamundur të vazhdohet ai dialog. Oficeri i sinjalizoi xhelatit që ta kryen ekzekutimin. Arritën vetëm që të thonë:”Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Së shpejti trupi i Sejjidit dhe vëllezërve të tij vareshin në varrëse. Këtë nuk do ta harrojmë derisa të jemi gjallë! Qëndrueshmëria e tyre në fe ka pasur ndikim të fortë në neve. Për këtë jemi bërë të devotshëm dhe që kemi frikë Allahun. E lus Allahun që të na forcoj në rrugë të drejtë. Amin!!! Nga libri “Penduesit e Allahut” Autor: Muhammed Abdul Aziz el-Musned
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 22:22:15 +0000

Trending Topics



tp://www.topicsexpress.com/Asylum-seeker-can-apply-for-permanent-protection-visa-high-court-topic-1469367823333247">Asylum seeker can apply for permanent protection visa, high court

Recently Viewed Topics




© 2015