SUPER PREKESE SI HISTORII , VLEN TE LEXOHET ! :((((( Une jam nje - TopicsExpress



          

SUPER PREKESE SI HISTORII , VLEN TE LEXOHET ! :((((( Une jam nje vajze tashme 27 vjece , historia ime fillon ne vitin 2000 kur ende kishte arme kudo ne shqiperi ! Isha 15 vjec atehere dhe jetoja me mamin ,vellain e vogel dhe gjysherit e semure..babi kishte ikur ilegal ne itali. Jetonim te qete edhe pse ishim te varfer,derisa nje dite na marrin ne telefon dhe na thone se babi im qe punonte ne ndertim kishte rene nga skela dhe meqe punonte ne te zeze pronari thjesht e kishte cuar ne spital dhe e kishte lene aty. Duhej te shkonte dikush e te kujdesej per te dhe ta identifikonte sepse nese nuk shkonte asnje spitali e nxirrte dhe e linte ne meshiren e kryqit te kuq dhe shoqatave te emigranteve.Mami nuk shkonte dot per shkak te vellait. Asnje kusheri nuk e mori persiper. I thashe mamit se do ikja une por nuk me lejoi keshtu ika pa lejen e saj,takova vetem gjyshen e cila me dha disa para. Preva floket si djemte (zero) dhe ika ne durrres. Ne port hipa ne disa tragete por me nxorren disa here me te shtyre.Kur me nxorren nga trageti i fundit nje grua me 3 femije te vegjel me tha ik biro se nuk te lejne qenat te kalosh .Te ishte per mua ikja andej nga moli dhe hipja me gomone po kam hall se me vdesin femijet.E pyeta ku ishte moli dhe u nisa…po erresohej..eca pergjate bregut 2 km duke fshire lotet dhe duke peshperitur do vij babi ke per te pare ,do vij dhe do te gjej,gjalle a vdekur .... ! Nga larg pashe zjarre u afrova , ishin rreth 50 vete dhe 4 gomone , iu afrova nje prej pronareve me te vjeter ne moshe dhe iu luta te me merrte po me tha ik se nuk hyj ne gjynah me femije..duke qare ia thashe hallin tim . Me ne fund pas shume lutjesh te mijat me tha hip se nuk je dhe aq e rende por me kusht qe canten mos e merrja,mora vetem qesen e bukes...hipa..ne gomone ishim 12 vete ..ne det te hapur bente ftohte. Dridhesha ,nje djale rreth 18 vjec me tha te mbeshtillesha nen xhaketen e tij…hapa buken dhe i dhashe atij gjysmen ai u hutua por e mori..(vazhdon ne comment)
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 20:57:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015