Semantika e vdekjes! Sa domethënëse! Zotëria nga Kruja ka - TopicsExpress



          

Semantika e vdekjes! Sa domethënëse! Zotëria nga Kruja ka patur hall të madh. Të tërheqësh vëmendjen ‘me vdekje’, është bërë si e zakonshme. Por ka qenë dhe do të jetë, përsa kohë ka njerëz. Se ka qenë, po them një episode nga tregimet popullore: Në fshatin Vilë të Kukësit kafeja pihej e pihet shumë. ‘Ata mund të rrijnë pa bukë, por pa kafe jo’. Kjo jo vetëm për vete, por më së sumti për mikun. E futa në thonjëza se ka pak gjasa të jetë kështu. Megjithatë duhet pranuar se ka një domethënie. Në disa vite para, kur kafeja mungonte, I zoti I shtëpisë dërgon djalin në dyqan për të marrë një pako kafe. I thotë shitësit se e kishte dërguar babai, se nuk mund të rrinte pa kafe. Shitësi I bën be, se kishte vetëm një kg.kafe për raste vdekje. Kthehet djali në shtëpi dhe I thotë babait se kishte vetëm një kile kafe për rast vdekje. Atëherë, plaku I thotë djalit që të shonte e t’I thoshte shitësit se ka vdekë baba. Shitësi ia jep kafen, por njofton edhe njerëzit e tjerë që shkonin për punë në dyqan. U hap fjala e vdekjes dhe shkonin njerëzit për ngushëllim. Aty nuk kishte vdekje, por plaku u shtir sikur nuk ngrihej në këmbë e për disa ditë ndejti shtrirë. U mor vesh ngjarja dhe u përhap si barcoletë. Për të mos u koritur me miqtë, pranoi vdekjen. Tashmë, vdekja sikur është bërë e zakonshme. Atë e shohim çdo ditë nëpër televizione, nëpër rrugë, çdo ditë. Pranë, fare pranë.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 22:42:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015