Seminari Veror “Parimorë përgjithmonë” Sektori për Edukim - TopicsExpress



          

Seminari Veror “Parimorë përgjithmonë” Sektori për Edukim dhe Aftësim pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi Seminarin Veror 2013, me moton “Parimorë përgjithmonë”. Në një ambient vëllazëror Forumi Rinor Islam, vazhdoi traditën e tij me mbajtjen e Seminarit Veror tre ditë radhazi, kësaj here me moton “Parimorë përgjthmonë”. Seminari u zhvillua në Hotel “Princ” në Strugë në të cilin morën pjesë ligjerues të spikatur të trevave tona. Të pranishmit që ndoqën këtë seminar ishin aktivstë të shumtë të këtij asociacioni që vinin nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe vende të tjera ku gëzon shtrirje, degë dhe nëndegë të tij Forumi Rinor Islam.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 11:16:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015