Shaqiri e Xhaka mysafirë te ZDF Sport Studio, flasin për - TopicsExpress



          

Shaqiri e Xhaka mysafirë te ZDF Sport Studio, flasin për Kosovën (Video) Një paraqitje në emisionin më të shikuar të sportit në Gjermani, sport studio i kanalit ZDF do të thotë shumë. Dy mesfushorët shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri (Bayern Munich) dhe Granit Xhaka (Borussia Moenchengladbach) kanë qenë mysafirë i edicionit të së shtunës në mbrëmje. Në intervistë me prezantuesen, Katrin Müller-Hohenstein, futbollistët kanë folur për të kaluarën e tyre, lidhjet familjare, Kosovën dhe kualifikimin për në Kupën e botës, Brazili 2014 me kombëtaren zvicerane. Në lojën e shënimit të golave në porta të vogla, nga 12 goditje, vetëm Shaqiri ka shënuar një herë. youtu.be/auEPcMawX_k
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 19:52:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015