Shkëputur nga libri “SHKENCA E BESIMIT” Autor:Abdul Mexhid - TopicsExpress



          

Shkëputur nga libri “SHKENCA E BESIMIT” Autor:Abdul Mexhid ez-zidani Pata një debat me një prej ateistëve më të mëdhenj,i cili quhej profesor Robert. Unë i thashë: -A je i gatshëm që të debatojmë së bashku rreth çështjes së besimit tek Allahu. -Po, – u përgjigj ai. -A ke ekzistuar ti para 100 vjetësh? – e pyeta. -Jo, – u përgjigj ai. -Po këto pemë që shikojmë me degë, lule dhe rrënjë, a kanë ekzistuar? -Jo, – u përgjigj ai. -As kafshët nuk kanë ekzistuar që në fillim të botës, -shtova unë. Ai ra dakord me mua. Pastaj i thashë: -Shkenca e kërkimeve arkeologjike ka vërtetuar, se në tokë ka ekzistuar një periudhë kohe, gjatë së cilës nuk ka pasur as bimë dhe as kafshë, madje as male, as lugina, as tokë prodhuese, as lumenj dhe as dete. -Po, – tha ai. Madje ka kaluar një kohë kur toka si planet, as që ka ekzistuar, por ka qenë një pjesë e lëndës së qiellit, siç na lajmëron Allahu në thënien e Tij: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të ngjitura (një tërësi) e Ne i ndamë ato të dyja”. (Enbija: 30). Ai u habit nga ajeti i Kuranit. Më pas i thashë: -Sot dijetarët e astronomisë e vërtetojnë se dielli, hëna dhe yjet nuk kanë ekzistuar dhe kanë qenë një tym (mjegullnajë), siç e vërteton edhe Kurani i madhërueshëm që para 1400 vjetësh duke thënë: “Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij edhe tokës i tha: “Qasuni urdhrit Tim (Nënshtrojuni!) me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë”. (Fussilet: 11). Ai ra dakord me mua, se origjina e gjithësisë ka qenë tym apo mjegullnajë. Pastaj i thashë: -Dijetarët sot pohojnë, se tymi ose materia e parë, nga e cila u krijua gjithësia, gjithashtu nuk ka ekzistuar në fillim, por u shfaq pas shpërthimit të madh, që u quajt Big-Beng, kështu që gjithësia para kësaj nuk ka qenë asgjë. Pra, nuk ka ekzistuar. Ai e pohoi këtë. -Atëherë duhet patjetër që të ekzistojë krijuesi i kësaj gjithësie dhe i gjithë këtyre krijesave që i krijoi ato nga asgjëja (hiçi) dhe argumentet e ekzistencës së Krijuesit janë sa numri i këtyre krijesave, – i thashë. -Po patjetër që ekziston një krijues për këtë gjithësi, -tha ai. -Po kush është ai? – e pyeta. -Natyra, – tha ai. -Unë kam një rregull tjetër, që na sqaron neve, se cili është Krijuesi dhe cilat janë cilësitë e Tij. -Kush është ky rregull? – pyeti ai. -Shikoje këtë llambë! (Llambë neoni, që ndodhej në dhomë). -Çfarë të shikoj në të? – pyeti ai. - A ka pasur qelq ai që e ka prodhuar këtë llambë? -Sigurisht që po, se s’kishte si ta prodhonte pa të. -Ai që e ka prodhuar, ka pasur aftësi, që qelqit t’i japë formën e llambës me përpikëri. Ai e pohoi këtë. Pastaj i thashë: -Po ashtu, ai ka pasur metalin e aluminit me të cilin ka bërë dy anët e llambës. -Po, – tha ai. - Ai ka pasur mundësi, që aluminit t’i japë formën e duhur. -Po, – tha ai. -A nuk e shikon përpikërinë mes vrimës së cilindrit prej qelqi dhe mbulesës metalike? A nuk tregon kjo se ai që e ka prodhuar atë, është i saktë dhe i përpiktë? -Sigurisht që po. -Llamba ndriçon kur korrenti (energjia elektrike) kalon mes dy poleve të saj. A nuk tregon kjo se ai që e prodhoi, e di këtë veçori të saj? -Këtë mund ta kuptosh kur të shtypësh çelësin, që e ndez dhe e fik atë, – tha ai. -Atëherë ti dëshmon, se ai, që e prodhoi atë, posedon këto gjëra: ka qelq, ka mundësi që qelqit t’i japë formën e duhur cilindrike. Posedon përpikëri në punë (sepse ka bashkuar vrimën e cilindrit prej qelqi me mbulesat metalike). Ka njohuri për elektricitetin dhe veçoritë e tij. kur kalon nëpër llambë. -Po, – tha ai. -A dëshmon për këtë? -Po dëshmoj, – tha ai. -Si dëshmon për cilësitë e një prodhuesi, që nuk e ke parë?! – i thashë pastaj. Ai më tregoi llambën dhe më tha: -Ja ku është prodhimi i tij para meje, që më tregon për këto gjëra. -Atëherë llamba ose prodhimi, është si një pasqyrë, që tregon për disa cilësi të prodhuesit të tij. E pranoi këtë duke pohuar. -Ky është rregulli i dytë, – vazhdova. – Kështu edhe tek krijesat ka gjurmë, që tregojnë për disa cilësi të Krijuesit, siç i kuptove disa cilësi të prodhuesit të llambës, duke përdorur mendjen, po ashtu do të arrish të kuptosh disa cilësi të Krijuesit, duke medituar për cilësitë e Tij. -E si? – pyeti ai. -Le të shikojmë në krijimin e trupit tënd në vend të llambës dhe le të meditojmë për të, atëherë do t’i njohësh disa cilësi të Krijuesit tënd. -Po si? – pyeti sërish. Këtu e kufizova debatin vetëm rreth urtësisë (mençurisë e përsosmërisë) në krijim, që është një nga cilësitë e Allahut. -Temperatura e trupit të njeriut është konstante, apo ndryshon sipas ndryshimit të kohës në ambientin e jashtëm? - Jo, ajo është konstante në temperaturën 37°C, – tha ai. - Në trup ndikojnë disa faktorë si p.sh: djersitja, e cila e ul lenperaturën e trupit deri në 37°C, kur temperatura mund të jetë deri 50°C. Po ashtu, kur temperatura e mjedisit ulet deri poshtë zeros, bëhet djegia e proteinave dhe yndyrave në trup, 3c shërben për të ngritur temperaturën e trupit deri në 37°C.Ai që e vendosi në trupat tanë dhe në trupat e atyre, që do të vijnë pas nesh këtë mekanizëm të vazhdueshëm dhe të saktë ne punën e tij, a është i urtë dhe i mençur në punën (krijimin) -tij? Ai e ndjeu, se po të pohonte këtë, do të hidhte poshtë natyrën, që nuk ka mendje dhe as që mendon, prandaj tha: -Jo nuk është (i urtë). -Ai ka përgatitur për ty aparatin, që rregullon tempera- turën e trupit tënd, që kur ke qenë në barkun e nënës (në rutër), në një ambient ku nuk ke pasur nevojë për të, sepse aty temperatura është gjithmonë 37°C, por ti do të kishe nevojë për të pasi të dilje në këtë botë, ku ndryshon temperatura e mjedisit dhe ti ke nevojë, që ajo të jetë konstante. A nuk është i ditur (që ti do të kishe nevojë për ketë aparat, kur të dilje nga barku i nënës) për këto gjëra Ai, që ta dha këtë aparat dhe e bëri të përshtatshëm për kushtet, ku do të dalësh? -Jo nuk është i ditur, – tha ai sërish. Atëherë i dhashë një shembull tjetër: - A zhvillohet trupi në mënyrë të barabartë apo jo? -Po të zhvillohej në mënyrë jo të barabartë (jo të rregullt), do të shikoje njërin sy më të madh se tjetri, një dorë më të madhe se tjetra, një këmbë më të madhe se sa tjetra, – tha ai. - A është i mençur, Ai që e ka vendosur këtë ekuilibër në çdo qelizë, apo jo? – i thashë pastaj. -Jo nuk është i mençur, – më tha. - O profesor! A e shikon ekuilibrin, që ekziston në trupin e njeriut gjatë lëvizjes, saqë po rrëshqiti dhe u anua në njërën anë, trupi vetvetiu anohet në anën tjetër për të ruajtur ekuilibrin. Ai që ta dha këtë ekuilibër që në barkun e nënës kur ishe embrion, a është i mençur apo jo? – i thashë sërish. -Jo, nuk është i mençur! – këmbënguli ai. Thashë me veten time: “Subhanallah i Madhërishëm është Allahu, mohimi i Krijuesit është shkaku që mbulon të vërtetat”. Më pas fillova t’i numëroj atij disa dukuri të tjera si: qëndrueshmëria e përqindjes së oksigjenit në ajër, ekuilibri në lëvizjen e hënës, e cila kur afrohet afër tokës e shton shpejtësinë dhe kur largohet prej saj e ngadalëson atë. Pastaj i përmenda ekuilibrin, që qëndron mes lëvizjes së yjeve e planetëve dhe forcës tërheqëse mes tyre dhe i thashë: - A nuk tregon kjo, se është krijimi i një të Mençuri? -Jo, – upërgjigj. Ditën e dytë e fillova bisedën duke i thënë: -Profesor! Ka ndodhur një fatkeqësi në Jemen. (Tërmeti, që ra në një nga qytetet e Jemenit, Dhemari) Ai dha ngushëllimet e tij, që të më bëjë qejfin mua, por unë i thashë: -Së bashku me tërmetin ndodhi një ngjarje e habitshme dhe e papritur: Gjatë tërmetit një shufër metalike fluturoi në ajër dhe ra mbi një gozhdë të mprehtë, e cila e shpoi atë m’u në mes. Pastaj fluturoi një pjatë metalike e rrumbullakët, që u ngjit në njërën anë të shufrës dhe u vendos në të, duke u formuar njërën anë të peshores. Në të njëjtën mënyrë u formua edhe ana tjetër e kështu u formua një peshore! Po shikoja fytyrën e tij, që në atë moment ndryshoi, u vrenjt dhe tha: -Ç’është kjo? Tërmeti ndërton peshore?! -Prit, se ka një gjë më të çuditshme sesa kjo. Peshorja punon në mënyrë automatike, saqë po të vendosësh diçka në njërën anë të peshores, ajo vë vetë automatikisht diçka në anën tjetër, që të baraspeshohet. Po kështu edhe nëse heq diçka në njërën anë ajo e baraspeshon atë automatikisht. Ai po më shikonte me çudi dhe i mahnitur, ndërsa unë i thashë duke qeshur: -Profesor, ndodhi rastësisht dhe po kështu punon rastësisht. Ai e kuptoi qëllimin tim dhe shpërtheu së qeshuri me të madhe. Atëherë i thashë: - Nuk ma besove, që një peshore e vetme të jetë formuar rastësisht, atëherë si pretendon se gjithë këto ekuilibera dhe peshore, që ekzistojnë në qiej dhe në tokë, janë krijuar rastësisht?!
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 16:54:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015