Shoqata Plava e Gucia për Evropë me seli ne Zvicër Zvicer, 16. - TopicsExpress



          

Shoqata Plava e Gucia për Evropë me seli ne Zvicër Zvicer, 16. 11. 2013 D E K L A R A T Ë Të shqetësuar me situatën e rëndë në vendlindjen tonë Plavë-Gucinë, diskriminimin dhe provokimet sistematike institucionale të MZ përmes projekteve dhe formave të ndryshme kundër shqiptarve siç janë Parku nacional Bjeshket e Nemura në të cilin janë të përfshira mbi 90% të toka shqiptare, Plani i Zhvillimit Ekonomik, Plani hapësinor i cili len jashtë çdo sfere të zhvillimit ekonomik zonat e banuara me shqiptarë, në të cilin në bazë të projekteve dhe programeve të tyre parashihet një zvogëlim drastik i popullates shqiptare deri në vitin 2025, sidomos në fshatin Vuthaj është i planifikuar përgjysmimi i popullsisë se tanishme. Fshatrat Nokshiq, Arzhanicë e Pepaj tani më janë spastruar nga shqiptarët, kurse me projekte të tilla vazhdohet dhe rrezikohen edhe fshatrat tjera shqiptare në Plavë Guci. Një presion jashtëzakonisht i madh kohëve të fundit bëhet ndaj fshtit Martinaj qoftë përmes organeve administrative shtetërore poashtu dhe atyre fetare ortodokse. Provokimet e Kishes Ortodokse serbe për gjeja egzistimin e një kishe ortodokse serbe në fshatin Martinaj si dhe vizitat e shpeshta të klerikëve ortodoks serbë në asistencë dhe përcjellje të forcavë policore malaziase ka krijuar një situatë të tendosur e cila në rastin e fundit (para disa muajsh) ka përfunduar më burgosjen dhe denimin (më të holla) e 22 banorëve të fshatit Martinaj. Poashtu mbi banoret e këtij fshati po bëhet një presion i jashtëzakonshëm jashtë çdo norme ekologjike, shendetësore e njerëzore, po tentohet të aktivizohet një Deponi e plehrave (berllogut) mbi fshatin Martinaj. Fshatarët po mundohen me të gjitha mjetet demokratike ta paranadalojnë një gjë të tillë. Por banoret e fshatit këtë mund ta bëjnë po do kenë dhe përkrahjen e të gjithë neve si në vendlindje ashtu dhe në diasporë. Të gjendur në një situatë të tillë nën presioneve të vazhdushme, u krijuan kushte të favorshme për të gjithë dashakqinjët, të ciët futën mosmarveshje dhe mospajtime në mes shqiptarve për perfitime politike: e para qe partia kryesore e cila mban pushtetin qëndror te vij përseri në qeverisjen e pushtetit lokal ne Plavë dhe e dyta qe te krijojë huti , perçarje dhe mosmarrveshje ne mes të shqiptarve që pastaj lirshem ti instaloj projektet e veta te përgaditura me shumë kujdes nga qarqet e specializuara si Parku nacional, plani hapsiror, komuna e Gucisë, deponia në Martinaj e shumë projekte tjera te cilat drejtpërdrejt do ndikojnë në veshtirësimin e jetes në trojet tona stergjyshore dhe kështu të bëhet spastrimi etnik. Për të tejkaluar të gjitha këto huti dhe vështirësi, të cilat jan në disfavor të shqiptarëve të kësaj treve, ne u drejtohemi të gjitha PARTIVE SHQIPTARE më këto kërkesa: 1. Kërkojmë nga subjektet politike shqiptare në Komunën e Plavës të alarmojnë të gjitha institucionet shtetërore te Malit të Zi, faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar me problemet e krijuara në kët komunë. Ti unifikojnë qendrimet e tyre dhe të dalin publikisht me një deklaratë të përbashkët, kundër shkeljes flagrante të drejtjtave njerzore dhe nacionale të Shqiptarve, si punësimi në organet komunale në Plavë-Guci, të cilat janë të garantuara me kushtetutë por nuk zbatohen në praktikë si psh: në policinë lokale punon vetëm një shqiptar, në policinë kufitare, policinë rrugore, entin për punësim, entin social, entin për aftësi të kufizuara, gjygjësi dhe prokurori si dhe në shendetësi nuk është i punësuar asnjë shqiptar i vëtem. Tekstet shkollore të cunguara nga historia dhe kultura shqiptare, mosperdorimi i Abetarës së unifikuar, miratimi i ligjit për parkun nacional dhe shtritja e tij pergjat gjithë zonës kufitare të Plavës me atë të Shqiperisë administrative, sjellja e planit hapësinorë për Plavën dhe mostrajtimi i 1/3 te siperfaqes së teritorit të komunes se Plavës, mospërfillja e shkrimeve edhe në dygjuhësisë nëpër rrugët dhe sheshet e komunës së Plavës dhe së fundi deponija në fshatin Martinaj. 2. Tre (3) keshilltarët shqiptar në Kuvendin Komunal të iniciojnë rishikimin e vendimit për deponinë në fshatin Martinaj. Në raste të pamundsisë dhe bllokimit te kësaj kërkese të bojkotojnë dhe pezullojn aktivitetin e tyre të mëtutjeshëm në punimet e Kuvendit komunal. 3. Të mundësohet qasja në të gjitha dokumentacionet zyrtare lidhur me çeshtjën e Deponisë duke filluar nga B.L e Gucisë në kaudër të së cilës është edhe fshati Martinaj. Proceduara e studimeve përkatse dhe institucioneve të cilat kanë dhënë vlersimet e tyre që deponia nuk rrezikon ambientin dhe popullatën, (po që se është bërë një gjë e tillë) deri te Vendimi i Kuvendit Komunal. 4. Të angazhohet një Advokat për përgaditjen e ankeses në Gjykatën Kushtetuse të Malit të Zi, si dhe në institucionet ndërkombtare, Keshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strasburg. 5. Të informohet Këshilli Nacional i shqiptarve ( i posa zgjedhur) si dhe të kërkohet angazhimi i tijë në ngritjen e kësaj çeshtje në nivele të larta shtetërore, edhe përmes deputetve shqiptarë në parlamentin e MZ. 6. Për të penguar aktivizimin dhe funksionalizimin e deponisë, të mobilizohet i gjithë populli shqiptar i Komunës si: Këshilli i caktua për deponi, 3 kshlilltarët shqiptar në Kuvendin Komunal, kryetarët e subjekteve politike shqiptare, kryesitë e subjekteve politike shqiptare dhe në rast nevoje edhe popullata e gjerë e Komunës së Plavës. 7. Ftojm bashkvendasit, asociacionetë, fondacionetë dhe shoqatatë në diasporë të sensibilizojnë çeshtjën e të drejtave elementare në Plavë e Guci, si dhe në rast nevoje përkrahjën e tyre në forma morale dhe matriale. 8. Të gjitha ato grupe apo individ të heqin dorë nga provokimet, ambicjet, perfitimet politike apo matriale që tentojnë ti realizojnë permes formave të ndryshme pra edhe nga (mbeshtetja e pushtuesit per ti jetsuar programet e veta te errta anti shqiptare dhe antinjerzore). 9. Ftojm të gjithë ata persona Anonim që tju shmangen shkrimeve dhe provokimeve që bejnë përmes poststës dhe faqeve të ndryshme elektronike. Shkrimet e tilla janë shumë të dëmshme dhe qëllimkëqija. TË BASHKUAR MUND TË JA DALIM !
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 19:00:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015