Shqipëria me katër përforcime të reja Menaxheri i kombëtares - TopicsExpress



          

Shqipëria me katër përforcime të reja Menaxheri i kombëtares shqiptare Alban Bushi ka bërë të ditur se katër emra të rinj janë pranë afrimit me kombëtaren kuqezi. Bushi ka njoftuar se bëhet fjalë për Atdhe Nuhiun, Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin. “Për Atdhe Nuhiun është duke u ndjekur e njëjta procedurë me atë të Migjen Bashës. Po punojmë në të njëjtën kohë për të fituar të drejtën e aktivizimit edhe për Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin që është pranë kombëtare tashmë”, ka thënë Bushi për Zërin. Me rastin e Nuhiut një pasaportë shqiptare nuk do të kryente punë, kjo për faktin se sulmuesi ka luajtur më parë me U-21 të Austrisë, pa pasur në zotërim pasaportën shqiptare. Një problem që mund të tejkalohet ashtu siç ka ndodhur në rastin e Migjen Bashës, çështje e cila u dërgua nga FIFA për të marrë një zgjidhje. “Lojtarët janë në planet e De Biasit dhe vetëm pritet që të kompletojnë dokumentacionin që të ftohen në kombëtare, pasi që qështjet e tjera tashmë janë kryer”, ka shtuar Bushi.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 22:06:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015