Shteti që nuk di çfarë të bëjë me tepricën e parave! - TopicsExpress



          

Shteti që nuk di çfarë të bëjë me tepricën e parave! Fitimet e Norvegjisë janë aq të mëdha, sa që ka rrezik të shpenzimit kot në projekte që nuk shpaguhen. Mu për këtë, ministrat e këtij vendi po e “çajnë kokën” se si t’i shpenzojnë paratë. Derisa shumica e shteteve janë duke luftuar me krizën dhe me mungesën e parave, Norvegjia ka një problem krejtësisht tjetër. Strategët ekonomikë lokalë nuk dinë ku t’i investojnë tepricat e parave të fituara nga burimet e pasura të naftës. Fitimi është aq i madh sa ka një rrezik për shpenzime në projekte të kota. Norvegjia që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar ka themeluar një fond të veçantë për sigurinë financiare ku paratë e fituara i plason jashtë vendit për të shmangur projektet e kota që nuk janë fitimprurëse dhe për të shmangur atë që në ekonomi e quajnë “mbingrohje”, apo situatën kur shuma totale rritet aq shumë sa që nuk mund të përputhet me kapacitetin prodhues të ekonomisë, gjë që shkakton inflacionin. Pra, është gjendja që cilësohet si “shumë para shkaktojnë pak të mira”.Norvegjia shkallën e papunësisë e ka pothuajse zero, ndërsa pagat 70 për qind më të larta se ato të vendeve tjera evropiane.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 14:52:40 +0000

Trending Topics



>
WHY RETURN TO GOD? THE TEACHINGS OF BISHOP DAVID HILL/THE LORD
Electrical Technology 5th Semester 1st Shift Result Who pass the
Thousands of people in Sierra Leone are being forced to violate
Japanese Anime Touhou Project Cosplay Costume - Izayoi Sakuya Set
Você não é um ser humano
To begin with thank you for adding me,I have helped a lot of

Recently Viewed Topics




© 2015