Shën Pjetri e Shën Pali, apostuj e martirë. Festa e - TopicsExpress



          

Shën Pjetri e Shën Pali, apostuj e martirë. Festa e shenjtërve Pjetrit e Palit është një ndër festat më antike e më solemne të vitit liturgjik. Ajo kremtohet edhe para festës së Krishtlindjes, pra që nga shek. IV. Dhe, ishte bërë traditë që në këtë ditë të kremtohen tri Meshë. E para në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, e dyta në kishën e shën Palit jashtë Mureve dhe e treta në katakombet e shën Sebastianit ku ishin ruajtur për një kohë reliket e këtyre dy apostujve. Pas Zojës së Bekuar – Virgjërës Mari, këta dy apostuj Shën Pjetri e shën Pali bashkë me shën Gjon Pagëzuesin më së shpeshti kujtohen e nderohen gjatë vitit liturgjik: Përpos 29 qershorit, më 25 janar përkujtojmë ditën e kthimit të shën Palit, më 22 shkurt – katedra e shën Pjetrit dhe më 18 nëntor – shugurimi i bazilikave të shën Pjetrit e shën Palit. Për shumë kohë është konsideruar se 29 qershori ishte dita në të cilën, në vitin 67, shën Pjetri në bregun Vatikan, ndërsa shën Pali në vendin tashmë të quajtur Tri Fontanat, me gjak e dëshmuan besimin e tyre në Krishtin. Megjithëse martirizimi i tyre është një fakt historik dhe i pa diskutueshëm në Romë gjatë persekutimit neronian, mbetet e paçartë jo vetëm dita por edhe viti i vdekjës së këtyre dy apostujve. Për shën Palin në bazë të dëshmive antike ka mendime se kjo ka ndodhur në vitin 67, ndërsa për shën Pjetrin studiuesit preferojnë vitin 64 duke u bazuar edhe në dëshmit e historianit pagan Tacitit i cili flet për persekutimin e të krishterëve pas ndezjes së qytetit të Romës. Kështu duket se festa e 29 qershorit ishte kristianizuar duke iu referuar figurës së Romulit e Remit, dy themeluesve mitik të Qytetit të Amshuar. Edhepse faktikisht shën Pjetri e shën Pali nuk janë të parët që sollën fenë në Romë, ata janë realisht “themeluesit” e Romës së krishterë: Një himn antik litirgjik “Decora lux aeternitatis” i definon ata si “Roma e parentes”, krijuesit e Romës.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 14:57:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015