Si ka mundesi qe jeni kaq i shemtuar? “Jeta ime zor te kete qene - TopicsExpress



          

Si ka mundesi qe jeni kaq i shemtuar? “Jeta ime zor te kete qene e bukur,--- spitalet, burgjet, punet, grate, pija. Disa nga kritiket e mi mendojne se une thjesht i jam zhytur vete dhimbjes. Do te kisha dashur qe disa nga kritiket e mi te kene qene me mua ne udhetimin tim. Eshte e vertete qe une kurre nuk kam zgjedhur situatat e lehta por kjo eshte e nje mijeta menyre e te thenit se une iu hodha sobes dhe mbylla deren. Dhimbje koke, gjilpera elektrike, pije pa fre, grate e keqija, cmenduri ne dhomat e vogla, uria ne nje vend te mbushur perplot me ushqim, dhe nje zot e di se si u shemtova une. Mendoj se thjesht vjen nga te qenit i grushtuar dhe i grushtuar here pas here, dhe te mos renit pertoke. Akoma perpiqem te mendoj, te ndjej, akoma perpiqem te kthej fluturen krahe-keputur ashtu sic ishte serish. E di qe dhimbja me ka bere nje harte ne fytyren time e kesisoj askush nuk do donte ta varte ne mur. Ndonjehere e shoh veten time gjetiu, dhe papritur.. them ne nje pasqyre te madhe ne nje qender tregtare, syte si buburrecet e qelbur, nje fytyre me shenja, te shperfytyruar. Po, e di qe dukem i cmendur, i shkare. Cfare lemshi!... nje e vjelle mbi lekure… dhe sakaq, kur i shoh ata burra te pashem… Oh Zot, Oh Zot, jam I lumtur qe nuk jam ata. Charles Bukowski
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 22:00:51 +0000

Trending Topics



orers, Shawn
eight:30px;"> On Thursday we had a very interesting afternoon in the library
Strategic program collaboration between KYSIC with three leading
Just found this and absolutely LOVE it. 25 reasons Stephen
Well went to johnsons and got me some lemon juice and honey I am
Los Angeles Bankruptcy Attorney
The unprecedented drought now affecting São Paulo, South

Recently Viewed Topics




© 2015