Si luajti Kukësi Mungesa të konfirmuara ishin mbrojtësi - TopicsExpress



          

Si luajti Kukësi Mungesa të konfirmuara ishin mbrojtësi argjentinas, Lukas Malakarne, si dhe mesfushori kosovar, Besar Musolli. I pari vuante dëmtimin në gju, ndërsa i dyti, për shkak të pezullimit nga UEFA. Ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara, Cungu nuk pritej të surprizonte as sot me 11 lojtarët që hodhi në fushë. Ekipi që nisi pjesën e dytë në takimin e parë në Tiranë, zbriti sot nga minuta e parë. Kështu, porta pati të përhershmin Halili, ndërsa katërshja në mbrojtje përbëhej nga Peqini në krahun e djathtë, Brahja e Malota në qendër, si dhe kapiteni Hallaçi në të majtë. Në mesfushë krahët i takonin Prognit dhe Hoxhës, ndërsa qendra Allmuçës me Karabecin. Sulmi përbëhet nga Malindi (Popoviç e nisi nga stoli) në majë dhe Alikaj në mbështetje të tij. Ky i fundit e nisi këtë herë si titullar, në ndryshim nga takimi i parë, kur u aktivizua vetëm pas dëmtimit të Malakarnes. Varianti taktik që përdori Cungu ishte 4-4-1-1, por në fazën mbrojtëse ai shkoi edhe 4-5-1, ndërsa kur skuadra sulmonte pozicionohej në 4- 2-3-1. Udhëzimet e fundit të Cungut kishin qenë për një disiplinë taktike dhe përqendrim maksimal në fushë. Trajneri kishte kërkuar nga lojtarët që të ishin të qetë, për më tepër që këtë herë i favorizonte dukshëm edhe rezultati i sfidës së parë. Pjesa e parë Nis me ngulmimin e dukshëm të vendësve. Këmbëngulja e tyre dhe vrulli që shfaqin në lojë është i frikshëm për verilindorët e Cungut. Pa kaluar as 120 sekonda, Kukësi kupton se e prêt një betejë tepër e vështirë në Donjeck, ndaj duhet t’i përveshë mirë mëngët në detyrat defensive. Kjo vlen jo vetëm për katërshen e këtij reparti, por edhe për tërë lojtarët e tjerë, që shihen në mënyrë persistente në gjysmëfushën e tyre, në ndihmë të prapavijës. Megjithatë, nënkampionët e Shqipërisë arrijnë ta mbajnë të paprekur portën e tyre deri në minutën e 27-të, kur qendra e mbrojtjes “fut ujë” për herë të parë. Bllokada cahet dhe Metalurg Donjeck kalon në avantazh. Një kombinim i bukur mes Lazic dhe Dimitrovit e huton qendrën e mbrojtjes tonë, ndërkohë që bullgari del i vetëm përballë portierit Halilaj. Ai shënon me një të djathtë të fuqishme, i gjendur brenda zonës kuksiane. Gjuajtja e parë për Kukësin vjen nga Allmuca në minutën e 31-të, duke mbetur kësisoji një “kujtim” i vetëm në këto 45 minuta. Mesfusha është nën kontrollin e ukrainasve, të cilët i thyejnë kuksianët që në start të manovrës ofensive. Alikaj mundohet të filtrojë e amortizojë sadopak mësymjen e kundërshtarit me mbajtjen e topit, por gjendet nën presionin asfikuses të Metalurgut. Ky i fundit është derdhur me forca të shumta që nga minuta e parë në kërkim të golit. Për pasojë, vuajnë shumë të besuarit e Cungut, të kthyer totalisht në detyra mbrojtëse. Dhe vjen minuta e 37-të: Halilaj bën mrekullinë, duke pritur një predhë të lëshuar nga kundërshtari (Junior Moraes) në pozicion ballor, i gjendur mbi pikën e bardhë të penalltisë. Zhvendosja e lojtarëve ukrainas nga krahët drejt qendrës së sulmit të Metalurgut krijon pështjellim të madh në prapavijën verilindore, e cila zhbilancohet në mjaft raste, duke e lënë të zbuluar portën e vet. Minuta e fundit e pjesës së parë rikonfirmon me tërë madhështinë e vet portierin Halilaj, që grushton thuajse në një pozicion të pamundur goditjen e dënimit, e adresuar në trekëndëshin e majtë të kuadratit kuksian nga Checher. Mbyllet me epërsinë minimale në rezultat, por të thellë në lojë dhe në të gjithë faktorët e tjerë të futbollit, pjesa e parë e ndeshjes së kthimit të turit të tretë të Ligës së Europës , ku vendësit nuk e ulën ritmin për asnjë moment, e goditën në cdo pozicion portën kuksiane, krijuan jo pak raste për finalizim, por ia dolën mbanë vetëm me anë të Dimitrovit në minutën e 27-të. Nga ana e vet, Kukësi ishte i detyruar të shtrëngonte radhët në gjysmëfushën e vet, sepse provoi mbi kurriz një presing asfiksues të ushtruar nga kundërshtari në cdo cep të fushës, ndërsa e pati të pamundur për të dalë në kundërsulme. Topat e Ggatë për te Hoxha e Progni në krahë, apo te Malindi, në qendër të sulmit, që mbeti totalisht i izoluar e pa ndikim në lojën e të tijve, vetëm sa shërbenin për të fituar pak sekonda kohë e marrë frymë disi. Pjesa e dytë Qarkullim i dendur i topit, pasimet e shumta tokazi, vertikalizimet e aksioneve nga njëri krah në tjetrin, goditjet nga distanca dhe me kokë në rastet e korneve, mbeten “menyja” e Metalurgut në kërkim të golit të dytë. Në minutën e 63-të ekzekutohet një goditje dënimi nga e majta e sulmit ukrainas. Topi harkohet në zonën kuksiane, ku bëhet një lëmsh. Fatmirësisht, topi përfundon në duart e Halilajt, që zhytet në momentin final në këmbët e një lojtari kundërshtrar dhe shpëton të tijtë nga pësimi i golit. Metralurgu ka bërë tashmë një zëvendësim në repartin e përparmë, ndërsa Cungu ende heziton ta bëjë këtë, edhe pse ndihet mjaft nevoja e Popovicit, që ta mbajë disi skuadrën e tij më të tendosur në sulm dhe ukrainasit më të angazhuar në detyrat mbrojtëse. Malindi, ashtu si dhe në pjesën e parë, bën fare pak për ta mbajtur Kukësin përtej gjysmëfushës së vet. Duhej të vinte minuta e 69-të, që trajneri i Kukësit të bënte lëvizjen e parë. Sikurse pritej, në fushë hidhet serbi Popovic, por jo si një zëvendësim “kokë për kokë” në sulm me Malindin, por në vend të mesfushorit fantazist Alikaj. Ky i fundit shfaq shenja lodhjeje, ndaj një forcë e freskët si shtatlarti Popovic i jep njëfarë frymëmarrjeje lojës së të tijve. Ai arrin të angazhojë dy-tre lojtarë mbrojtës të Metalurgut, cka e zbeh disi forcën numerike ofensive të vendësve. Duke parë që Kukësi ka tashmë dy forca të mirëfillta sulmuese në fushë, ukrainasit nisin të bëjnë llogaritë edhe për të mos pësuar, sepse kjo do të ishte fatale. Megjithatë, si më parë, iniciativa e lojës është tërësisht në duart e tyre, që nuk pushojnë së ndërtuari aksione dhe shkuar deri në zonën e 16-metrave të verilindorëve, ku thyhen nga prapavija jonë e përforcuar. Pas minutës së 70-të, tensioni rritet edhe më shumë, ngarkesa psikologjike i rëndon disi lojtarët, që ashpërsojnë ndërhyrjet dhe kontestojnë vendimet arbitrale. Për pasojë, kryesori turk nuk kursen as të verdhat. Madje, në minutën e 74-t i akordon të dytën e verdhë Malindit, duke e nxjerrë me të kuqe. Sulmuesi e penalizon skuadrën e tij me këtë veprim, duke kryer dy ndërhyrje të gabuara në mesin e fushës, si të ishte lojtar mbrojtës. Për pak më shumë se 15 minuta, Kukësi është i detyruar të luajë me 10 lojtarë, dicka e ngjashme me atë që i ndodhi Metalurgut në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e parë. Minuta e 79-të është një okazion mjaft i mirë për verilindorët. Popovic arrin t’i vidhet bukur mbrojtjes vendëse dhe pason bukur për te Progni, i gjendur në pozicion ballor me portën ukrainase. Megjithatë, numri 7 i Kukësit vonohet në goditje, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të largojë rrezikun potencial. Cungun bën edhe një lëvizje tjetër, duke aktivizuar në dhjetë minutat e fundit Manukën në vend të Hoxhës, ndërsa Metalurgu shton plot tri forca offensive në kërkim të golit të dytë, që do të ishte edhe i barazimit në total të dy ndeshjeve, cka do ta conte ballafaqimin e kthimit në kohën shtesë. Mirëpo, as pesë minutat shtesë, të dhëna nga gjyqtari i katërt, nuk e thyejnë për së dyti skuadrën e Cungut, që mbrohet heroikisht dhe arrin të kalojë në fazën e “play-off”-it të Ligës së Europës. Një arritje e jashtëzakonshme, që ngre lart, vec të tjerash, edhe flamurin e Shqipërisë në kompeticione të tilla europiane. Dicka që nuk kishte ngjarë kurrë më parë. Meritë e padiskutueshme e portierit Halilaj për këtë ndeshje, e stafit teknik të skuadrës për këtë vijimësi positive, e presidentit Safet Gjici, që po jep leksione ndershmërie edhe në emër të futbollit shqiptar, aq shumë i përfolur kur ka marrë pjesë në të tilla evente
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 18:40:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015