Si po mbledh Rama klientet e vjeter te pushtetit te ri Pak ditë - TopicsExpress



          

Si po mbledh Rama klientet e vjeter te pushtetit te ri Pak ditë më parë është zhvilluar një konferencë e të ashtëquajturve ekspertë të cilët bënë propozimet e tyre për mënyrën se si duhet të kontrollohet dhe administrohet territori në vend. Duke qënë se gjatë këtyre ditëve ne funksionojmë edhe si qeveritarë edhe si opozitarë, mora dhe analizova c’është kjo konferencë që bëri Zoti Rama, c’përfaqëson dhe cilet ishin ekspertët që u ftuan nga z. Rama në Shqipëri për t’u treguar shqiptarëve si duhet apo si do të qeverisen në të ardhmen e afërt. Andreas Ruby : • antar jurie në konkursin Ndërkombëtar për Zhvillimin Urban të Tiranës • antar jurie në konkursin për sheshin “Skëndërbej” Martin Sobota: • fitues i konkursit “Dy Kulla” në zonën verilindore të stacionit te trenit Peter L. Willson: • fitues i konkursit për Masterplanin e Qendrës së qytetit të Korcës, në kohën që kryetar bashkie ishte zëvëndëskyeministri i ardhshëm, z. Niko Peleshi; • projektues i disa objekteve në Tiranë • antar jurie në projektin “ Sytë e Tiranës” Xaveer De Getyer : • antar jurie në konkursin Ndërkombëtar për zhvillimin urban të zonës Jugore të Tiranës ; • fitues në konkursin për sheshin “Skëndërbej”. Rossana Atena • antare jurie në projektin Arkitektonik të kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën). Winy Maas • fitues në konkursin e projektit Arkitektonik të kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën), • Fitues në konkursin“ Tirana një kryeqytet Europian “ për objekt polifunksional 7 kate me 1 kat shërbime dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “ Murat Toptani”, • fitues në konkursin :” Lake Side Hall” për objekt polifunksional 3 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, në rrugën “Sami Frashëri” • fitues në konkurësin “Projektimin e Xhamisë dhe Muzeut të Tiranës të Bashkjetesës Fetare • fitues i cmimit të dytë të konkursit për sheshin “Skënderbej” Bjarke Ingels • fitues i konkuresit “ Projektimi i Xhamisë dhe Muzeut të Tiranës për Bashkëjetesën Fetare. Johan Anrys • antar jurie në projektin Arkitektonik të kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën) , • antar jurie në konkursi Ndërkombëtar për zhvillimin urban të Zonës Jugore të Tiranës • anatar jurie në konkursin“ Projektimi i xhamisë dhe muzeut të Tiranës për Bashkëjetesën Fetare • fitues i konkursit për Sheshin “Skëndërbej” Valerio Olgiati • pjesëmarrës në Projektin Arkitektonik të kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën) • antar jurie në konkursin Projektimi i Xhamisë dhe Muzeut të Tiranës dhe Muzeu për Bashkjetesën Fetare. Freek Persyn: • antar jurie në konkursin e projektit “ Sytë e Tiranës” Pra kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur, një rreth influence që, sikurse ju tregova, shfaqet herë si konkurent, herë si antar jurie dhe herë si fitues. Thënë ndryshe, ky është thjesht rrethi i klientëve të vjeter te z. Rama si Kryetar Bashkie ae po thirret ne force per pushtetin e ri. Por, kush ishin propozimet e ekspertëve të Ramës: Propozimi i pare :Te krijohet një plan kombëtar për zhvillimin e vendit në 12 rajonet e tij. - Vendi ka masterplanet e zhvillimit sektorial, per secilin drejtim, nderkohe qe ligji per Planifikimin Territorial, ne nenin 89 detyron hartimin e nje plani kombetar te zhvillimit. Pra, ky propozim bie sepse ligji e ka zgjidhur këtë prej të paktën dy vjetësh - Ne prill 2013, ne bashkepunim me USAID, Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit, ka perfunduar draftin e termave te references per hartimin e planit, dokument qe qeveria e ardhshme do ta gjeje mbi tryezen e punes. Propozimi i dytë ishte që :Kryeministri i zgjedhur të jetë trajneri që njeh specifikat e cdo rajoni - Deri me sot z.Rama ka deshmuar qe ka nje mosnjohje te thelle, por per kete nuk e ndihmojme dot Propozimi i tretë: Të vendoset një moratorium për bregdetin. Të mos lejohet asnjë ndërtim për 6 muajt e studimit të territorit, në mënyrë që të krijohet një planifikim për bregdetin dhe kuadër i posacëm ligjor. - Praktikisht, ne jemi nen moratorium, dhe z. Rama duhet ta dije kete, ose te pakten ekspertet duhet t’ia kishin thene. Ligji ne fuqi, nuk lejon asnje ndertim, persa kohe nuk jane miratuar planet e zhvillimit. Praktikisht edhe ky propozim është i paqënë Propozimi katërt: Duhet të këtë një fazë të shkatërrimit të ndërtesave të jashtëligjshme në bregdet. - Kontrolli i territorit, (z. Rama duhet ta dinte këtë se ka qënë kryetar Bashkie dhe nqs nuk e dinte duhet t’ia kishin treguar ekspertët e tij), eshte nje kompetence qe, me kerkese edhe te z.Rama, atekohe kryetar i Bashkise Tirane, iu kalua, ne vitin 2007, njesive vendore. Kontrolli i territorit nuk mund te ushtrohet si ekspedite ndeshkimore, por duhet te jete nje mision i vazhdueshem i pushtetit lokal. Propozimi i pestë: Nga legalizimi i ndërtesave informale të vendoset një taksë e cila duhet të investohet po në atë zonë për të garantuar zhvillimin. - Edhe në këtë rast z. Rama duhet ta dinte ose ekspertët etij duhet t’ia kishin thënë që, tarifa e pare qe paguan cdo aplikant per legalizim, eshte pikerisht ajo per ndikimin ne infrastrukture. Secili aplikant, paguan 0.5 perqind te vleres se ndertimit, shume kjo qe i kalon pikerisht pushtetit vendor ku ndodhet ndërtimi informal për të përmisuar infrastrukturën e kesaj zone. Propozimi praktikisht nuk ekziston sepse është i zgjidhur prej vitesh . Propozimi i gjashtë: Piramida të rinovohet, pjesa e jashtme të përdoret për rrëshqitje lart poshtë - Rreshqitjet jane gjithnje nga lart-poshte. Nuk ka rreshqitje nga poshte-lart. Per me teper, aty rreshqitet prej vitesh dhe nuk kishim nevoje per dhjete eksperte qe te na tregonin ate qe kalamajte e Tiranes e dine prej dekadash. Propozimi i shtatë dhe i fundit : Tek vila e ish –diktatorit Enver Hoxha, inovatorët të bëjnë seminare dhe studime. Filozohët të bëjnë seminar duke jetuar tre muaj brenda dhe të bejnë propozime për te ndryshyar ligjet dhe për t’i përmisuar ato. - Se pari, duhet te imagjinojme se c’mund te prodhoje mendja e Edi Rames, nese e mbyllim per tre muaj, sikurse propozohet, ne ish-dhomen e gjumit te Enver Hoxhes. Se dyti, e kemi shume te veshtire te identifikojme nje te dyte qe do te ishte i gatshem te izolohej tre muaj me te. Na mbetet te pyesim nje here Kocon, meqenese eshte edhe si pune filozofi. Përfundimisht e gjithë konferenca sikurse e shihni është një takim klientësh, është një rithirrje në punë e klientëve të vjetër të bashkisë së Z. Rama. Se cfarë i bëne këta klientë Tiranës e keni parë, sesi e kanë ndarë këta klientë Tiranën, sapo ua tregova, sesi po përgatiten ta ndajnë këta klientë Shqipërinë nesër, merreni me mend vetë.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 14:19:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015