Si të fali namazin e xhumasë, kur jam në orë të - TopicsExpress



          

Si të fali namazin e xhumasë, kur jam në orë të mësimit? Pyetje: Selam alejkum hoxha jone. Une ne diten e xhuma i kam 7 ore dhe oret e fundit kam me nje profesor dhe ore tjera me ate profesor nuk kam perveq se ne diten e xhuma. Nese une hyj ne ore, me mbet xhumaja pa e fale. E nese une nuk hyj ne ore dhe shkoj me fale xhumane, keshtu qe tan vitin mbes pa hy te ai ne ore, dhe nuk ma jep noten dhe smuj me kalu vitin. Cfare me kishit keshillu hoxhe? Allahu te shperblefte. Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i nderuar, namazi i xhumasë është obligim për çdo musliman (mashkull, të rritur, të lirë (jo rob) dhe joudhëtarë), dhe lënia e tij është mëkat i madh ndaj Allahut (azzevexhel). Andaj njeriu duhet të mundohet dhe t’i merr të gjitha shkaqet që të arrijë ta falë atë, dhe mos të lejojë që t’i ikë namazi i xhumasë. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Mendoj se njeriu nëse e dëgjon ezanin, e ka obligim të prezentojë në namazin e xhumasë, duke u bazuar në fjalën e Allahut: ”O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu (dëgjoni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El-Xhumuah 9) E përderisa Allahu ka udhëruar për lënien e shitblerjes, edhepse ajo mund të jetë e imponuar për njeriun, apo më saktë për nevojë të njeriut, atëherë edhe mësimi është kështu, dhe obligohet lënia e tij dhe prezentimi në xhuma. E nëse xhamia është larg, atëherë nuk i obligohet atij të prezentojë në xhuma, nëse i vështirësohet mundësia për të prezentuar në vendin ku falet namazi i xhumasë. (Fetava Ibn Uthejmin 16/51) Thotë Komisioni i përhershëm për fetva: Namazi i xhumasë është obligim individual, dhe nuk lejohet lënia e tij për shkak të punës, mësimit dhe të ngjashmeve me të. Thotë Allahu (azzevexhel): “Kush ka frikë Allahun, Ai i gjen atij rrugëdalje, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”. (Et-Talak 2/3) (Fetava 8/183) Kështuqë, nuk lejohet lënia e namazit të xhumasë për shkak të orëve të mësimit, por duhet njeriu të mundohet të gjej ndonjë zgjidhje për mosprezencën në ligjeratën e cila mbahet në kohë të xhumasë, apo të mundohet të tubojë të gjithë ata që e falin namazin e xhumasë, dhe të kërkojnë ndonjë mundësi për ndërrim të orarit, dhe të ngjashme me të. Allahu e di më së miri. Hoxhë Omer Bajrami
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 08:52:51 +0000

Trending Topics



/www.topicsexpress.com/IMPROVE-YOUR-G-K-1-National-Sister-MamtaBanerjee-2-topic-618561451573591">IMPROVE YOUR G.K : 1. National Sister: MamtaBanerjee, 2.
Over ons Wat heeft VALSTAR SCHADE voor u te bieden? VALSTAR

Recently Viewed Topics




© 2015