Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e - TopicsExpress



          

Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë. Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur. Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh. Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”Çfarë ka ngjarë kështu?!” E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”Çdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?” I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.” E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.” Është shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon. Shpesh njerezit bejne cdo dite mrekullira!
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 21:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015