Siri: Masakra e re e forcave të Asadit. Viktimë gratë, - TopicsExpress



          

Siri: Masakra e re e forcave të Asadit. Viktimë gratë, fëmijët dhe xhamit (foto+video) PDF | Print | E-mail altNë sulmet ajrore të regjimit sirian në pozicionet opozitare në pjesën veriore të Halepit dhe Darën jugore janë vrarë 30 njerëz të enjten, duke përfshirë civilë. Sulmet ajrore të cilat u kryen me aeroplanë dhe helikopterë të enjten morën 16 jetë njerëzish, duke përfshirë një grua dhe dy fëmijët e saj në fshatin Sfire në lindje të qytetit, tha observatori sirian për të drejtat e njeriut. Fshatin e kontrollojnë grupet islamiste, duke përfshirë edhe Shtetin Islam të Irakut dhe Shamit (SHIISH) . Regjimi e bombardoi fshatin Sfire dy ditë rresht në mënyrë që ta reduktojë presionin mbi rrugën e pajisur për Halep, të cilën ushtria e rihapi më herët këtë javë, tha Rami Abdel Rahmani, kryetari i Observatorit, e cila mbështetet në rrjetin e aktivistëve në Siri. alt Djali Mohammed Omar u vra gjatë bombardimeve të regjimit në Talbīsah Gjashtë (6) persona të tjerë, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, u vranë në sulmet ajrore në Menbej, një tjetër fshat në lindje të Halepit të cilin e kontrollojnë SHIISH dhe grupe të tjera islamike. Në provincën jugore Dara, ku kryengritja filloi në mars te vitit 2011, 8 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmet ajrore mbi fshatin Nava, e cila është e ndarë në mes të ushtrisë dhe muxhahidëve. Komisioni i përgjithshëm i revolucionit sirian tha se ka shumë njerëz të cilët u plagosën dhe janë në një gjendje të rëndë, duke treguar se numri i të vdekurve mund të rritet. Nga ana tjetër, as objektet islamike nuk janë kursyer nga sulmet e regjimit. Aktivistët sirianë raportojnë, se Asadët i bombarduan 3 xhamia për një ditë, duke ia bashkëngjitur kësaj dy video si dëshmi e këtij pohimi. Megjithatë, edhe kjo ditë ishte e suksesshme për muxhahidët në Siri. Aktivistët raportojnë se e kanë marrë tërësisht kontrollin e komunës së Shejh Omar Al- Husejnit, kampet e refugjatëve palestinezë dhe fushat e Masaken Athijabija në pjesën rurale në Damask, duke parandaluar forcat e Asadit, dhe forcat e brigadës Ebu Fadl el- Abas dhe Hizbullahut nga progresi drejt zonës. Muxhahidët sipas pretendimeve të aktivistëve e vranë një numër të luftëtarëve të pro- regjimit dhe konfiskuan transportues të blinduar gjatë operacioneve në zonë. Në Alepo, muxhahidët e Shtetit Islamik në Irak dhe Sham dhe Xhebhatun Nusra i vranë më shumë se 20 ushtarë shabiha dhe 4 oficerë të ushtrisë së Asadit. Burimi: Zamanalwasl /Aktivistët sirian/ Put vjernika botaislame youtube/watch?feature=player_embedded&v=ANkGxDOIQRw#t=79 youtube/watch?feature=player_embedded&v=8paavCGBpqE
Posted on: Sat, 12 Oct 2013 21:51:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015