Skenderbeu ishte jo vetem strateg ushtarak por edhe diplomat, ai - TopicsExpress



          

Skenderbeu ishte jo vetem strateg ushtarak por edhe diplomat, ai filloi te ndertoi i pari konturat e shtetit te perbashket shqiptar. Skenderbeu perveq qe bashkoi principatat shqiptare ai luftoi te gjithe armiqte qe donin te zaptonin tokat shqiptare, duke perfshire edhe Italine, ja cka thote Fan S.Noli per kete: Disa historiane besojne qe trimerite e Skenderbeut ne Itali jane perralla te cpikura prej Barletit pikerisht nga lajthimi i tij i lartpermendur dhe nga nje fraze e komentareve te papes Pius II mi kaloresine e Skenderbeut, te cilen e pershkruan me nje perbuzje poshtronjese, si pasion ushtria e tij perbehej prej nje kaloresie te lehte dhe te shpejte, e cila ishte e zonja per te plackitur po nuk e perballte dot kaloresine e rende italiane. E para e punes, duhet vene re se Komentaret e Papes Piut II u botuan pas vdekjes se tij, te ndrequra dhe te stolisura prej nje sekretari te tij, te quajtur Campano. Pra nuk dime kush flet Papa apo sekretari i tij /Fan S. Noli Historia e Skenderbeut, faqe 98/
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 18:04:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015