Sot ishte dita e parë e shkollës. Vite ma parë, e dëshiroja - TopicsExpress



          

Sot ishte dita e parë e shkollës. Vite ma parë, e dëshiroja profesionin tim, por një ligj i pashkruem, më kishte vu përpara një postbllok të pakalueshëm! Në librezën e punës, edhe sot e kësaj dite, si një damkë turpi janë të rreshtueme fjalët: “Nuk plotëson kushtet për arsim dhe kulturë”. Tani që ndodhem sërish larg profesionit, dita e parë më përcjell gjithmonë emocione gati të pashpjegueshme. I uroj të gjithë nxënësit dhe mësuesit “Një vit të mbarë!” DITA E PARË I pashë syt’ melankolikë të dallndyshave Të mbushuna me flatra ikjesh ...dhe thashë fjalë të trishta për lamtumirat. Mandej... Kur nji tufë fëmijësh Nisën me ngâ mbas tingujsh Zgjata dorën mes zhurmave të tyne Dhe kapa fillin e humbun të gzimit. l. lekaj
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 16:29:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015