Stafi i Arben Malaj: Spoti i Ramës kundër Arben Malaj dëmton - TopicsExpress



          

Stafi i Arben Malaj: Spoti i Ramës kundër Arben Malaj dëmton Partinë Socialiste Deklaratë për Media -- Vlorë, 16 Qershor 2013 Duke marrë shkas nga intensiteti i shtuar i fushatës elektorale negative të Edi Ramës ndaj kandidatit të pavarur Arben Malaj dhe sulmeve e tentativave të vazhdueshme për të dëmtuar frymën pozitive që Malaj dhe ekipi i të rinjve po përcojnë në të gjithë Qarkun e Vlorës, së fundmi po transmetohet edhe një spot televiziv negativ kundër tij në mediat lokale (we.tl/D4fundC1Gb) bëjmë këtë deklarim publik për mediat dhe qytetarët. Ky spot dëmton Partinë Socialiste dhe të majtën në perpjekjen e përbashkët për të mundur Sali Berishën. Ky spot injoron votën e lirë të qytetarëve të Vlorës. Ky spot dëmton lirinë mbi të cilën duhet të zhvillohen zgjedhjet në një vend demokratik. Rrezikshmëria e fushatave të tilla përbaltuese dëmton më së pari vendin dhe të ardhmen e tij europiane. Vetëm në diktaturë, konkurentët e përkrahur gjerësisht shihen si rrezik. Kultura e sherrit nuk mund të importohet në Vlorë. Vlora si gjithë Shqipëria meriton shumë më shumë. Është e papranueshme për çdo politikan dhe aq më shumë për Ramën që në qytetin e Pavarësisë të cënohet vullneti i votës së lirë. Arben Malaj pranoi rrezik personal kur publikisht mbajti tre qëndrimet e tij në të mirë të Shqipërisë. Malaj pranoi rrezikun personal kur votoi kundër ndryshimeve kushtetuese, kur ishte kundër bojkotit dhe kur ishte pro integrimit. Vota e lirë është gjithmonë votë shprese dhe votë që garanton të ardhmen. Ndaj kemi këmbëngulur për një fushatë pozitive larg fyerjeve dhe përbaltjes. Vota për kandidatin e pavarur Arben Malaj është një votë pro rrotacionit politik dhe një qeverisjeje sa më të mirë, votë pro përfaqësimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, pro reformave dhe integrimit europian. Vota për Arben Malaj është një votë kundër krizave politike dhe ekonomike, kundër papunësisë dhe varfërisë, votë kundër qeverive të shokëve dhe miqve. Fushata jonë është e frymëzuar vetëm nga mirësia dhe përkushtimi për qytetarët e Qarkut të Vlorës, Parimi kryesor i kandidatit të pavarur dhe socialistit Arben Malaj është t’i shërbejë atyre me sa më shumë përkushtim dhe dashuri. ---###--- Zyra e Shtypit │ Arben Malaj │ Kandidat i Pavarur për Deputet │ Qarku Vlorë
Posted on: Sun, 16 Jun 2013 19:43:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015