Starton Eredivisie, Ajaxi e nis me fitore Nisi rrugëtimin e tij - TopicsExpress



          

Starton Eredivisie, Ajaxi e nis me fitore Nisi rrugëtimin e tij edicioni i 58 i eredevise, me 17 skuadra të gatshme për të ulur nga froni Ajaksin, kampionen e Hollandës sezonin e kaluar. Tradita e do që shiritin e inagurimit për sezonin e ri ta presë pikërisht kampionia në fuqi, dhe sipas kalendarit të hedhur Ajax ishte ai që ngriti siparin ndaj Rodas. Skuadra nga Amsterdami tregoi se i kishte një kafshatë të lehtë verdhezinjtë nga Kerkrade, aq sa ju deshën vetëm nëntë minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit me Ricardo Van Rhijn. Ndërsa në minutën e 30-të, Sim De Jong coi shifrat në 2-0. Roda pati mundësinë të shkurtonte diferencën në minutën e 69-të nga pika e bardhë por Wiljan Pluim e dërgoi topin mbi traversë. Në minutat e mbetura, Ajaksi mundi të shënojë dhe golin e 3-të me Fisher duke e nisur kështu me fitore mbrojtjen e titullit. Shorti i javës së parë ka evituar përplasjet e mëdha, apo sfidat e traditës. Një nga ndeshejt më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet ado Den Haag dhe PSV Eindhovenit, ekip që kërkon të thyejë hegjemoninë e Ajax. Nënkampionët tashmë janë nën drejtimin e një idhulli në Philips Stadium, pasi Philip Cocu ka trashëguar stolin pas largimit të Dick Advocaat, të cilit i përfundoi kontrata në muajin qershor. Ndërkohë skuadra e tretë më e rëndësishme në vendin e tulipanëve, Feyenord e nis sezonin e ri në fushën e Zëolle, dhe detyra e trajnerit Koeman është të paktën konfirmimi i vendit të tretë të një sezoni më parë. Me javën e parë të kampionatit hollandez nisi zyrtarisht sezoni futbollistik në Supersport, për tu kompletuar me kampionatet elitare të evropës në javët në vijim, si dhe me ajkën e arenës evropiane, Champions League.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 11:31:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015