Suedia është vendi më i mirë në botë, ku mund të jetosh - TopicsExpress



          

Suedia është vendi më i mirë në botë, ku mund të jetosh gjatë pleqërisë, ndërkohë që Afganistani rezulton më i keqi sipas një studimi global të mundësuar nga OKB. Indeksi global i mbikqyrjes së moshës (GAWI) ka kontrolluar kualitetin e jetës së të moshuarve në 91 kombe të ndryshme. Norvegjia dhe Gjermania zënë vendet e tjera të “podiumit”, ndërkohë që Britania gjendet e 13-ta. Indeksi paralajmëron se shumë vende nuk janë të afta për të dhënë mbështetjen e duhur ndaj popullsisë së moshuar të tyre. Nga viti 2050, njerëzit më të vjetër do të tejkalojnë grupmoshën e nën 15-vjeçarëve për herë të parë, teksa shumica e të moshuarve do të gjendet në vendet në zhvillim. GAWI u publikua në ditën e të moshuarve, me kontributin e Fondit të Popullatës së OKB-së dhe grupit avokues ndërkombëtar në ndihmë të të moshuarve. Kërkuesit përdorën 13 tregues të ndryshëm, përfshi të ardhurat dhe punësimin, sigurimin shëndetësor, edukimin dhe zhvillimin, në atë që ata thanë se ishte studimi i parë i këtij lloji, që mbahet në nivel global. Autorët e studimit thanë se vendet e botës përballen me sfida të vazhdueshme ndaj rritjes së popullsisë së moshuar në botë. Ndërkohë që Suedia gjendet në krye, Afganistani mban vendin e fundit, ndërsa 20 vendet e para dominohen nga vendet perëndimore dhe amerikano-veriore, përfshi këtu edhe Japoninë, Australinë dhe Kilin. Pasuria nuk ka qenë i vetmi faktor i marrë në konsideratë, teksa vende si Sri Lanka, Bolivia dhe Mauritania janë renditur mbi disa vende të tjera shumë herë më të pasura se to. Për t’u theksuar, Rusia gjendet e 78, India e 73, Turqia e 70. Ndërsa Brazili dhe Kina shihen më të favorizuar nga kërkuesit, respektivisht në vendet 31 dhe 35. / Top Channel
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 15:35:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015