TEMPERATURAT, PROBLEME SHËNDETËSORE TEK TË MOSHUARIT DHE - TopicsExpress



          

TEMPERATURAT, PROBLEME SHËNDETËSORE TEK TË MOSHUARIT DHE FËMIJËT Të moshuarit dhe fëmijët shpesh nuk janë në gjendje të kuptojnë domosdoshmërinë e mbrojtjes nga të nxehtit ndaj kërkojnë një kujdes më të veçantë. Moshave të treta iu shkaktohen probleme shëndetësore si pasojë e çrregullimit të temperaturës trupore. Keta te fundit goditen më lehtë nga i nxehti i diellit, shkaku rritja e temperaturave sjell rëndimin e sëmundjeve kronike, pasi vapa ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, humbjen e kripërave minerale, vështirësimin e frymëmarrjes. Të gjitha këto vështirësojnë punën e zemrës, duke bërë që ajo të rrah më shpejt dhe të lodhet. Të sëmurët kronik mund të përkeqësohen edhe më tepër gjatë këtyre muajve të nxehtë. Personat që vuajnë nga hipertensioni, sëmundjet e zemrës, të enëve të gjakut, diabetin, sëmundje aspiratore, janë më të rrezikuar nga temperaturat e larta. Sipas mjekëve personat e moshës së tretë duhet të tregojnë kujdes me shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe, duke u treguar përkujdesje të veçantë ndaj vetes. Mjekët theksojnë se duhet pasur kujdes me ilaçet e hipertensionit dhe zemrës nga të moshuarit, pasi ashtu si hipertensioni dhe sëmundja e zemrës shfaq komplikacione në përdorim gjatë sezonit të verës. Personat që vuajnë nga hipertensioni i larte duhet të tregojnë kujdes, pasi me uljen e metabolizmit të trupit ndodh dhe ulja e tensionit, ndaj në të tilla raste duhet treguar kujdes me ilaçet, për të mos dyfishuar uljen e tensionit. Një tjetër problem që shpesh konstatohet nga mjeket është ajo e debulesës apo e gjendjes së pafuqisë. Probleme shëndetësore në këto muaj janë hasur edhe tek fëmijët. Sipas mjekëve të gjithë pacientet paraqesin pothuajse të njejtat simptoma, me ndryshimin e vetëm të gjendjes së momentit kur ata dërgohen në spital. Luhatjet e temperaturave herë të ulëta, herë të larta kanë sjell çrregullime trupore, duke çuar në mosfunksionimin e duhur të organeve dhe shfaqjen e komplikacioneve të ndryshme. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kërkojnë disa ditë kohë që të adoptohen në trupin e njeriut.
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 20:48:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015