TIRANË – Akti Normativ i propozuar nga qeveria Rama kaloi në - TopicsExpress



          

TIRANË – Akti Normativ i propozuar nga qeveria Rama kaloi në Kuvend duke marrë 84 vota pr dhe 4 vota kundër. Pas disa orësh debate në Kuvend, akti i cili synon shtyrjen edhe për 6 muaj të tjerë të ligjit të nëpunësit civil, iu nënshtrua procedurës së votimit. Në sallë ishin të pranishëm 88 deputetë, ku mazhoranca ka të listuar 84 deputetë, përfshirë edhe Luan Duzhën që ka kaluar nga PR te LSI. Në sallë ishin edhe pesë deputetët e PDIU-së, ku disa prej tyre mund të kenë votuar kundër. Në përfundim të votimit elektronik, 4 deputetë votuan kundër. Akti Normativ votohet një herë dhe këtë rast, mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Rama u testua, proces i kaluar me kuorm minimal 84 vota të mazhorancës së cilësuar. Akti do të kalonte për votim javën e kaluar, gjë që u shty me kërkesën e shpallur të Ramës për dhënie kohe për konsensus të opozitës. Akti votohet vetëm një herë dhe nëse nuk do të merrte 84 vota do të hynte në fuqi ligji për nëpunësin civil.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 13:51:30 +0000

Trending Topics



; it’s
OK everyone we are making a considerable shirt order today for
There was plenty of transfer activity yesterday as clubs all over

Recently Viewed Topics




© 2015