TRIESHI – KËSHTJELLË E LIRISË Kjo trevё iliro-shqiptare - TopicsExpress



          

TRIESHI – KËSHTJELLË E LIRISË Kjo trevё iliro-shqiptare midis Kuçit e Malsisё sё Madhe gjendet nё krahun e djathtё tё lumit Cem, afёr Kalasё ilire tё Medunit,ku kishte vepruar mbreti Genc i fisit labeat tё Ilirisё. Pas rёnijes sё tij kёto treva ilire ranё nёn sundimin e perandorisё romake tё Dioklecianit edhe ky me origjinё ilire. Diokleciani ndёrtoi qytetin e Dioklesё afёr Podgoricёs. Pjesa mё e madhe e kёsaj rrafshnalte gurore ёshtё 930 metra mbi nivelin e detit e rrethuar me male tё larta, ndёrsa pjesa tjetёr e Trieshit qёndron mbi shkёmbijtё gjigantё dhe tragjikё tё Cemit, prej ku thyen qafёn disa banorё tё kёsaj treve midis tyre edhe njё nxёnёs i klasёs sime qё kishte shkuar atje pёr tё mbledhur lule.Vargmalet e larta pёr rreth dhe muri i shkёmbijve të tmerrshme nё anёn lindore e bёjnё Trieshin tepёr tё veçantё. Klima e Trieshit ndikohet nga bora dhe acaret e Bjeshkёve tё Namuna.Mjegulla e dendur e Veleçikut dhe vetёtimat e Shkodrёs paralajmёronin shirat e verёs.Dimri dhe vera e kushtёzojnё qetёsinё dhe mirёqёnijen e banorёve tё kёsaj treve, dhe s’ka dyshim se natyra e ashpёr i ka bёrё vendasit metereologё tё mirё. Sulmet barbare i kishin detyruar shumё herё tё futen nё barkun e atyre shkёmbijve trishtuese. Ata jetonin nё Bigё tё Robёve dhe nё Shpellё tё Lipovicёs. Atje bёnin jetё ciklopike. Alpinistёt qё nuk kishin frikё lartёsitё e atyre shkёmbijve futeshin nё ato pika strehimi dhe atje kishin gjetur fosile tё asaj kohe. Trieshi nuk ka ujё tё mjaftueshёm, mungon gjithashtu toka pjellore dhe livadhet. Ajri i pastёr nuk mungon kurrё. Trieshi ёshtё i njohur pёr patate tё cilёsisё mё tё mirё dhe pёr misёr.Ka shumё thana dhe pak kumbulla. Dhitё, lopёt e delet e bёjnё jetesёn mё tё mirё pёr banorёt e kёtij vendi. Deri pas luftёs i githё transportimi bёhej me kuaj, mushqe e gomarё.Trieshi nuk kishte mullinjё, kishte vetёm ndonje mokёr. Drithin e bluanin nё Cem ose nё Luhar. Bjeshkёt e kullotat e Trieshit janё tё njohura,pasi qё ato shtrihen deri nё Kom. Kjo trevё ka bёrё shumё luftёra pёr ato bjeshkё. Qumshtёt dhe djathёrat e Trieshit janё tё kualitetit tё lartё dhe sot e kёsaj dite kёrkohen nё tregjet e vendit. Atje bёhej konkurrencё e madhe pёr cilёsinё e kёtyre artikujve. Buka prej misri, patatet dhe djathёrat sidomos ato tё ziera dhe qumshtet e ndryshme janё tё domosdoshme nё sofrёn e Trieshit. Kёto ushqime i kishin pёlqyer edhe akademikut italian Antonio Baldaccit,i cili kishte qёndruar do kohё nё shtёpinё e Gala Smajlit. Nё Triesh ёshtё folur shumё pёr komentet tё Anton Baldaccit pёr zjarrin nё votёr dhe pёr djathin e zierё. Ushtritё e huaja kanё kaluar nёpёr Triesh shumё herё, por nuk kanё qёndruar atje pёr shkak tё natyrёs sё ashpёr. Sllavёt e mё vonё turqit kishin bёrё disa pёrpjekje por jo serioze. Gjuha shqipe dhe feja katolike ishin kushte tё domosdoshme pёr tё jetuar atje. Djemtё e Trieshit janё martuar me vajza shqiptare tё fesё islame,por ato detyrimisht ndёrronin fenё,ndёrsa vajzat malazeze tё martuara nё Triesh ishin tё detyruara tё flisni shqip.Nё fillim kishin vёshtirёsi por ato e mёsonin shumё mirё gjuhёn e shqiptarёve. Bijat e Trieshit nё ato kohёra nuk janё martuar me burra malazezё. Kjo lloj martese ka qenё e ndaluar pёr shkak tё pozicionit delikat tё dajёs me nipin,ngase nё traditёn shqiptare nipi konsiderohet i shejtё dhe ndonjё kёrkesё e gabuar e tij mund tё prishte normat shoqёrore tё vendit. Trieshi e kishte kundёrshtuar pushtimin malazez nё vitin 1878 dhe si pasojё u larguan prej vendit pёr 7 vjet. Deri atёherё kjo trevё kishte qenё pjesё e Perandorisё otomane. Pas 7 vjetёsh ata u kthyen nё tokёn e tyre. Si kushte pёr t’u kthyer ata kishin kёrkuar nga Mali i Zi disa liri kombёtare dhe fetare. Trieshi ishte vend legjendash. Atje flitej pёr ultimatumin e Lal Makal Rashkut: “erru e mos njeh kёtu” pёr urtinё e Lekё Ivanit pёr heroizmin e Milicёs sё Markut, pёr trimёrinё e Pjetёr Vuka Cacit, e tё Gil Doshit.Pёr trimat dhe gratё e kёsaj treve kanё shkruar shumё autorё tё huaj. Pёr çudi autorёt shqiptarё tё Shkodrёs nuk e thanё njё fjalё tё vetme,bile as pёr ata qё u vranё nё luftё kundёr Turqisё nё vitin 1911. Vallё nuk kishte merituar njё varg poetik Gjel Çaku i Trieshit, kur sot pas 100 vjetёsh tё gjithё i dimё pёrmendёsh vargjet “Nё Rrasa tё Fikut derdhej gjaku. Paska met trimi Gjel Caku”. Nё Kryengritjen e Malsisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё janё vrarё shumё trieshianё. Nё luftё pёr lirinё e Shqipёrisё ёshtё vrarё edhe meshtari nga Trieshi, Patёr Andre Gjurashaj. Pse nuk thanё asnjё fjalё pёr Luftёn e Lemajёs nё vitin 1907? Nё Triesh kёrkuan mbёshtetje qindra kryengritёs shqiptarё kundёr Turqisё nё vitin 1911. Aty gjetёn strehim: Dedё Gjo’Luli, Zenel Shabani, Mehmet Shpeni dhe Isa Boletini. Nё Grecё tё Trieshit u nёnshkrua ai Memorandum i famshёm. Nikollё Ivanaj i Trieshit kishte mbajtur fjalime dhe takime me personalitetet politike mё tё njohura tё, Romёs,Parisit e Londrёs pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Bile nё vitin 1911 Nikollё Ivanaj ishte takuar nё Paris me Vlladimir Iliç Leninin, ku kishin biseduar gjerёsisht pёr çёshtjen shqiptare. Kush nuk ka dёgjuar pёr Martin & Mirash Ivanaj.Nё Triesh kishte lindur edhe meshtari trim e antifashist, njёri prej historianёve mё tё njohur tё Gjergj Kastriot Skёnderbeut, Dr. Athanas Gegaj. Edhe historiani i mirёnjohur i Kryengritjes sё Malёsisё,Gjergj Nikprelaj ishte nga Trieshi siç ishte edhe fizikani i famshёm por jetёshkurtёr Agron Lucaj. Bir i kёsaj treve ёshtё edhe mjeku shumё i nderuar i Malsisё, Dr. Lukё Gjokaj, siç janё edhe disa kёngёtarё e rapsodё tё pёrmendur. Trieshi kishte norma morale shumё tё pёrsosura. Populli nuk i nderonte aspak tё pasurit,nё qoftё se ata nuk ndihmonin tё varfёrit. Atje nuk nderohej fuqia fisnore dhe lidhjet sekrete me pushtetin. Dhunimet çfardo qofshin ato ishin shumё tё dёnuara dhe tё pёrbuzura nga shoqёria. Çdo hap nё jetё lidhej me nderin e burrit dhe tё gruas. Nderi ishte qendra e universit shpirtёror.Atje flitej shumё pёr tё bukurёn dhe pёr tё mirёn. E bukura dhe e mira ishin vёlla e motёr.Pёr bukurinё dhe elegancёn e gruas flitej vazhdimisht. Pёrshkrimet e tyre ishin klasike dhe danteske. Pёr Noc Doken e Trieshit flitej si pёr njё hyjneshё.Kjo mes e Prenkё Calit tё Kelmendit kishte hijeshuar krejt vendin. Tё gjithё e nderonin pёr sjelljet elegante.Ndёrsa martesa e vajzave tё kёsaj treve nё krahinate tjera ishte humbje e madhe. Sot e kёsaj dite e kujtoj Gjysten e Zef Nikollёs kur u bё nuse dhe u largua pothuajse pёrgjithmonё nga vendlindja ime. Tё gjithё e pёrjetuam rёndё largimin e kёsaj Doruntine. Trieshianёt ishin tepёr tё dhimbshёm pёr vdekjet e parakohshme.Vajtorёt e kёsaj treve kanё qenё shumё tё pёrmendur.Sot e kёsaj dite flitet pёr elegjitё e Mal Kaculit, tё Dodё Smajlit, tё Nikollё Galit dhe tё Zef Tomё Hasurit. Trieshi ёshtё i njohur edhe pёr urti, pastaj pёr bujari dhe pёr oratori. Flitej edhe pёr trimёri,por kriteret e trimёrisё ishin tepёr tё kufizuara. Vrasja prej pas gurit nuk nderohej sepse ishin tё domosdoshme paralajmrimet nё dyluftime.Poshtёrimi i gruas ishte vepra mё e ndyrё e njё burri. Flirtet e tepruara tё djemve pas grave ose vajzave konsideroheshin tё pandershme.Marrja nёpёr gojё e njё gruaje tё huaj ishte turp. Ata i nderonin autoritetet shtetёrore dhe fetare, por gabimet e tyre tё rёnda nuk i duronin. Nё kёto raste kёrkonin mbёshtetje tek pёrgjegjёsit e lartё shtetёror dhe fetarё. Nuk pranonin asnjё filozofi ose ideologji jashtё logjikёs njerёzore. Diaspora shqiptare e Trieshit ёshtё e madhe. Gjatё shekujve ata ishin larguar nga vendi. Njё pjesё ishte vendosur nё Shqipёri, pastaj nё Kosovё dhe nё Plavё e Guci. Nё fillim tё vitit 1900, Gjon Ujka Gjurashaj,Maç Çaku Ujkaj dhe Marash Toma Gegaj kishin imigruar nё Shtetet e Bashkuara. Ata u kthyen nё Triesh pas 10 vjetёsh,por Maç Çaku e Marash Toma nuk kishin bёrё fitime. Ndёrsa Gjon Ujka kishte fituar shumё,sepse pasi ishte kthyer ndёrtoi njё kullё me gurё tё gdhendur. Gjon Ujka tregonte shumё mrekulli pёr Amerikёn,bile nuk i tregonte tё gjitha sepse kishte frikё se nuk i besojnё. Gjon Ujka kishte nostalgji tё madhe pёr Shtetet e Bashkuara. Mёrgata e Trieshit nё Amerikё sot ёshtё shumё e madhe dhe e sukseshme. Nё gjirin e kёsaj mёrgate veprojnё specialistё tё fushave tё ndryshme,afaristё tё njohur dhe veprimtarё tё dalluar tё çёshtjes kombёtare. Tre djem tё mёrgatёs sё Trieshit nё Amerikё: Mark Cacaj, Viktor Lekoçaj dhe Anton Nikollaj shkuan vullnetarё nё Luftёn e Kosovёs pёr liri. Muajin qё vjen Trieshi do tё kremtojё nё mёnyrё solemne 250 vjetorin e themelimit tё Famullisё Katolike.Ky pёrvjetor i madh meriton respekt dhe nderime tё medha. Patёr Mirashi Marinaj dhe Kёshilli pёr Organizimin e 250-vjetorit tё kishёs sё Trieshit meritojnё mbёshtetje tё madhe morale dhe materiale pёr kёtё aktivitet tё rёndёsishёm fetar e kombёtar.Ky ёshtё rast i shkёlqyeshёm edhe pёr diasporёn e Trieshit kudo nё botё. Urimet dhe pёrgёzimet tona mё tё sinqerta pёr kёtё festё tё madhe. Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 17:30:47 +0000

© 2015