Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u - TopicsExpress



          

Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj. Këtë letër po u a dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipërim por edhe n’Amerikë. Mos harroni se Shqipëria gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm. Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë. Mid’hat Frashëri Në mërgim më 1 dhjetor 1946
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 19:47:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015