Te dish, apo te kesh? Nga Alfred Peza Gjate javeve dhe - TopicsExpress



          

Te dish, apo te kesh? Nga Alfred Peza Gjate javeve dhe diteve te muajit nentor, edhe per shkak se jam mare me teknikalitetet e botimit te librit tim Ditari i 23 Qershorit, me promovimin ne Tirane, Peqin dhe Elbasan si dhe kam kontaktuar lexues, botues, shites, librare, studente, etj kam arritur qe te perceptoj me qarte nje fenomen. Ne Shqiperi, jo vetem qe lexohet pak, jo vetem qe shiten e blihen pak libra, jo vetem qe debatohet pak rreth botimeve, por edhe investohet gjithnje e me pak per dijet direkte. Ajo qe me ka rene ne sy eshte se: - Sa me shume universitete hapen, aq me shume librari mbyllen. - Sa me shume diploma shperndahen, aq me pak libra blihen. - Sa me shume doktoratura jepen, aq me pak libra botohen. - Ne Shqiperi ka me shume profesore se kepucare, hidraulike dhe bojaxhinj. - Sa me shume mbushen kafenete rrotull shkollave, aq me pak njerez ka neper salla leximi dhe biblioteka. - Sa me shume iPhone shiten, aq me pak botime realizohen. - Sa me shume shtepi botuese hapen, aq me pak libra shiten. - Sa me shume njerez diplomohen, aq me shume rritet papunesia. - Sa me shume te rinj ndjekin studimet master, aq me shume biznese falimentojne. - Sa me shume shkollohemi, aq me pak arsimohemi. - Sa me shume ndjekin shkollat e larta, aq me pak hapesira ka ne tregun e punes. Kotradikta themelore dhe çeshtja kryesore e arsimit sot ne Shqiperi eshte, se si te zgjidhim varesine e diplomimit, nga 100 mije vendet e punes ne administrate. Te gjitha perpjekjet dhe endrrat e atyre qe sot ndjekin shkollat e larta dhe atyre qe jane diplomuar ne to, eshte qe neser te punesohen ne institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale. Si zgjidhet kjo dileme shekspiriane? Jo vetem duke hapur vende te reja pune nepermjet investimeve private, vendase dhe te huaja. Jo vetem duke krijuar shanse dhe mundesi te barabarta per bizneset, duke luftuar monopolet dhe duke formalizuar ekonomine dhe rritur konkurencen. Por, edhe duke ndryshuar modelin e suksesit. Nga modeli i korrupsionit dhe i militantikracise, tek modeli i meritokracise. Tek harmonizimi i kerkesave te shkollimit me nevojat e tregut. Rikthimi tek vlerat reale dhe modelet pozitive te suksesit. Tek thelbi i ekonomise se tregut, nepermje magjise se veterregullimit sipas kerkese- ofertes. Rikthimi tek vlerat njerezore, dija dhe kultura dhe rrezimi i mitit te parase dhe suksesit te lehte e te pamerituar. Sepse siç thoshte Ben Franklin e ardhmja nuk i takon atyre qe kane me shume, kundrejt atyre qe kane me pak. Por, atyre qe dine me shume, kundrejt atyre qe dine me pak.
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 19:53:02 +0000

Trending Topics



Kapten Milan Jagokan Ribery Raih Ballon dOr Kapten AC Milan,

Recently Viewed Topics




© 2015