Te gjitha fajet i ka gjuha...Mjerimi ekonomik nuk qenka hiç gjë, - TopicsExpress



          

Te gjitha fajet i ka gjuha...Mjerimi ekonomik nuk qenka hiç gjë, çfare po degjojme e po shikojme ne kete Shqiperine tone te shqipeve apo te korbezezave ndjellakeqe. Iu ktheva nje shkrimit tim, shkrua rne qershor 1999, kur ishte pragu i fundit te emergjences kosovare dhe disa galashkruese luanin lojen e putaneve me "biografite". Shkeputa nga shkrimki disa faqesh fragmentin: Duket sikur gjuha nuk është e mishtë por një organ metalik shurdhues apo një qelqurinë që vetëm thërmohet dhe lëshon cifla shpuese të frikshme. Mirësia e saj është mbytur nga harbutëria keqdashëse; ëmbëlsia e mesazheve është helmuar nga gjuha intriguese; pastërtia e dlirësia e fjalëve janë qelbur nga shpirtligësia e vendimeve. Duket sikur gjuha po iu shkon pas fishkëllimave të plumbave në qiellin e djerrur apo eksplodimeve në shtyllat e dritës. Në vend që të urojë 'shëndet' gjuha këlthet 'plaç' dhe në vend që të urojë paqe ajo predikon luftë. · Pse kjo egërsi fjale në gjuhën e lagësht prej sekrecioneve me tharme njerëzore? · Pse kjo ndotje infektuese në mishin dhe gjakun që lidh urat midis krijesave njerëzore? · Pse qendron e kyçur dhe e fshehur gjuha lehese e skuqur prej ligjërimeve dehëse të tërbimit nga ligësia sikurse llapa e buçes prej hipjes së lukunisë së zagareve koqedalë? · Pse ajo mase mishtore aq elastike të artikulojë ashpërsi, vrazhdësi, armiqësi, egërsi në fjalë dhe ftohtësi shpirtërore e fortësi guri në gjykime? Botuar nga kultura1 - Pashtriku by Pashtriku pashtriku.beepworld.de/kultura1.htm
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 18:55:37 +0000

Trending Topics



m/TOYOTA-VIOS-1-5-VVTI-MANUAL-YEAR-2008-RM-43-800-CALL-FOR-BEST-topic-816728938390973">TOYOTA VIOS 1.5 VVTI MANUAL YEAR 2008 (RM 43,800) CALL FOR BEST

Recently Viewed Topics




© 2015