Tirana, kryeqyteti më i zhurmshëm në Evropë TIRANE- Tirana, - TopicsExpress



          

Tirana, kryeqyteti më i zhurmshëm në Evropë TIRANE- Tirana, është kryqyeti që ka nivelin e zhurmave më të lartë në të gjithë Evropën. Nuk bëhet fjalë vetëm për ditën, por tiranasit edhe gjumin nuk e bëjnë të qetë, pasi niveli i zhurmave që depërton në dhomat e tyre të gjumit,është thuajse 20 decibel më i lartë se sanë vendet e tjera të rajonit. Të paktën, kështu rezulton sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, që merret me matjen e nivelit të zhurmave. Arta Ago, specialiste e ISHP-së, shpjegon se standardi i BE-së është 55 dB për ditën, ndërkohë që Tirana e ka mesatern e nivelit të zhurmave, 71.1 dB. Po ashtu edhe sa i përtket nivelit të zhurmave të natës, standardi i BE-së, seata nuk mund të kalojnë 35 dB, ndërkohë që qytetarët e Tiranës do natëjanë të detyruar të dëgjojnë plot 59.3 dB. Specialistët e ISHP-së, rendisin jo vetëm faktorët që ojnë në këtë nivel kaq të lartë të zhurmave, por edhe ndikimin që ata kanë në shëndet, duke filluar që nga prishja e gjumit, e deri tekshqetësimet nervore dhe sëmundjet kardiovaskulare. STUDIMI Instituti i Shëndetit Publik së bashku Ministrinë e Mjedisit kryen monitorimin ezhurmave urbane në mënyrë periodike çdo vit Monitorimi i fundit i përket vitit 2011 dhe rezultatet e nivelit të zhurmave për vitin 2011 janë më të larta se sa normat e BE-së, madje edhe se sa ligji shqiptar. Pra siç shihet nga tabela qyteti me nivel më të lartë të zhurmave është Tirana si për ditën ashtu dhe natën, krahasuar me standartin e BE dhe Legjislacionit Shqiptar “Për administrimin e zhurmës në mjedis”. Nga të dhënat që kemi marrë nga ky studiim, vërejmë se kemi LAeq/Ditën mëtë lartë se standarti i BE dhe Ligjit Shqiptar. Ajo çka vihet re është se Tirana luhatet pothuajse në të njëjtat vlera në 5 vitet e fundit. Gjithashtu, referuar sërish të dhënave për nivelin e zhurmave të vendit tonë për 2011-ën, mund të themi se kemi LAeq/Natën më të lartë se Standarti i BE dhe Ligji Shqiptar. Për vitin 2011, vërehet një rritje e vlerave mesatare të zhurmave të natës çka do të thotë se jeta e natës po vazhdon të rritet, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të Shqipërisë. Pra mund të themi se vendi ynë ka tendencë të jetë ndër vendet e para në Europe, me një ndotje akustike urbane në këto parametra. Si vlerat mesatare të ditës ashtu edhe ato të natës jane mbi vlerën standarte të BE dhe atë të Ligjit Shqiptar. Për tu theksuar vlen gjendja e nivelit të zhurmave në orët e natës, ku preket direkt koha e gjumit. Efektet negative te zhurmave në shëndetin e popullates janë: Dëmtim të dëgjimit; Bezdisje; Çrregullim të gjumit; Interferencë në komunikim; Ulje të performances; Risk për sëmundjet kardiovaskulare; Efekte në shëndetin mendor, etj. Të dhënat vënë në dukje se, tashmë është e rëndësishme që, politikbërësit takonsiderojnë mbrojtjen e popullatës ngazhurmat rezidenciale si një pjesë integrale të politikës se tyre në mbrojtjetë mjedisit. PËR KËTË REKOMANDOHEN Hartimin dhe implementimin e planeve të veprimit afat-shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë, me qëllim reduktimin e niveleve të zhurmave. Përfshirjen e zhurmave, si një element i rëndësishëm në vlerësimin e indikatorëve të shëndetitmjedisor. Mbështetjen më të fuqishme në fushën e kërkimit shkencor, mbi efektet në shëndet të ndotjes akustike, me qëllim krijimin e një baze të dhënash, të cilat do te ndihmojnë për planifikimin e ndërhyrjeve të suksesshme, në përmirësimin e mjedisit akustik të popullatës. Hartimin e paketave të informimit dhe edukimit mbiefektet negative që shkaktojnë zhurmat në popullatë.
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 22:50:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015