Transmetohet se Omer ibn Hatabi ka thënë: “Një ditë, tek po - TopicsExpress



          

Transmetohet se Omer ibn Hatabi ka thënë: “Një ditë, tek po qëndronim ulur me Profetin a.s, u shfaq një burrë i veshur me rroba të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk shiheshin shenja udhëtari dhe askush nuk e njihte. Eci dhe u ul pranë Profetit a.s. Duke i mbështetur gjunjët përballë gjunjëve të tij dhe duke ia vënë pëllëmbët e duarve mbi kofshë, pyeti: ‘O Muhamed, më trego ç‘është Islami?” I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të, u përgjigj: ‘Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe të dëshmosh se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin nëse të jepet mundësia”. “Të vërtetën the” – tha ai dhe ne të gjithë u habitëm se si vetë e pyeste dhe vetë pohonte për të vërtetën. Pastaj tha: “Më trego ç‘është imani”. Profeti (a.s) tha: ‘Të besosh në Allah, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e së mirës dhe së keqes”. “Të vërtetën the” – tha burri dhe e pyeti sërish: “Më trego ç‘është ihsani”. Ai (a.s) tha: ‘Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, sepse dhe pse ti nuk e sheh, të sheh Ai ty”. Në fund Profeti a.s u tregoi shokëve të tij, se ai ishte Xhibrili (a.s), i cili kishte ardhur t’ua mësonte fenë.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 18:03:22 +0000

Trending Topics



ss="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Asssalamu alaikum wa rahmatullahi wa barakatuh. Machen wir in
spués de 12 años Santo Domingo.-Con
You must like our page, tag a friend on this post and share this
FOR MY BM 3 FM/HR/MKTG FOR MNGT 25 -- FORMAT FOR PAPER Proposal

Recently Viewed Topics




© 2015