Turqia paralajmëroi të premten se nuk do të pranojë - TopicsExpress



          

Turqia paralajmëroi të premten se nuk do të pranojë deklaratën e kësaj jave të vetëqeverisjes së përkohshme nga ana e kurdëve në Siri. Turqia nuk mund të lejojë një autonomi të kurdëve në Siri”, tha presidenti turk Abdullah Gul në komentet televizive në Turqinë lindore. Të hënën, një grup i armatosur kurd, dominuar nga një parti në afërsi të grupimit kryesor kurd të Turqisë, deklaroi Vetëqeverisje në pjesën e Sirisë, nën kontrollin e tyre. Kjo lëvizje ka ngritur alarmin në Ankara, e cila ka bërë fushatë ushtarake kundër kryengritësve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ku ka lënë më shumë se 40,000 njerëz të vdekur. Ajo aktualisht është e përfshirë në përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje paqeje me grupin e jashtëligjshëm. Grupi i armatosur kurd nga Siria, i dominuar nga një parti motër PKK, Partia e Bashkimi Demokratik, mbanë sipërfaqe të madhe në pjesën veriperëndimore të Sirisë, pranë kufirit Turk.
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 16:13:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015