TË FAMSHËM SATANISTË ( 150 Referenca Satanike - TopicsExpress



          

TË FAMSHËM SATANISTË ( 150 Referenca Satanike Iluminate) Paraprakisht kërkoj ndjesë për muzikën e keqe që do të dëgjoni përgjatë kësaj video megjithatë mendova se ishte e nevojshme ta vija për të kapur esencën (ose shpirtin ) e keq real të pothuajse gjithë muzikës që nga të gjitha anët e botës, je duke dëgjuar këto ditë. Në këto momente, mund të mendosh: Në çfarë mënyre e di ti këtë? Mos vallë di të gjitha gjuhët e botës? Jo. Nuk është e nevojshme që të dish të gjitha gjuhët e planetit. Nëse kjo thënie është e drejtë: “Një imazh vlen më shumë se një mijë fjalë.” Atëherë unë do të guxoja të thoja që: “Një simbol vlen më shumë se një milion fjalë.” Për shembull: Shih këtë simbol (shih paraqitjen në video) Ti mund të jesh nga India, Afrika, Rusia, Australia, Kina, Argjentina, Japonia, SHBA, Brazili etj, por nuk ka rëndësi nga je dhe çfarë gjuhe flet, ky simbol gjithmonë do të ketë të njejtin kuptim. Ajo që dua të them është që ky planet funksionon përmes simboleve; kështu që me qëllim që ta dish se ç’farë po konsumon, është e rekomandueshme që të mësosh mbi këto shenja. Ikonografia – Simbolet; Piramida me syrin që sheh gjthçka, Udjat (ose Syri i Horus ose Syri që sheh gjithçka), Numri i bishës (666), Baphomet, Dora Brirë (ose Shenja e Satanait ose Brirët e Satanait), Gjashtëkëndëshi (ose Ylli i Renfan ose Hajmalia e Saturnit), Pesëkëndëshi, Moloch, Pesëkëndëshi i Përmbysur i kemi shpjeguar më parë. Për shkak të sasisë së madhe të Referencave Satanike Iluminati që gjenden, imazhet do të kalojnë shpejt. Shënimet e dhëna për secilin nga personazhet e famshëm janë përkthimet e shënimeve që shoqërojnë videon prandaj bëhen më të qarta nëse lexohen duke i shoqëruar me shikimin e videos. Kjo video shihet në HD. Foto Nr. 1 – Natalia Kills – Këngëtare, kompozitore, aktore dhe regjizore – (Syri i Horus) Foto Nr. 2 – Një mik në Londër – Është një grup muzikor pop rock nga Danimarka dhe mesa duket të gjithë kanë qenë dakort për të bërë shenjën e syrit që sheh gjithçka – (Syri i Horus) Foto Nr. 3 – Emma Watson – Si e bën shenjën e 666 me duar? Gishti i madh dhe gishti tregues formojnë pjesën e poshtme të gjashtave, ndërsa tre gishtat e shtrirë formojnë pjesën e sipërme të tre gjashtave – (Syri i Horus + Shenja e Bishës 666) Foto Nr. 4 – Laura Pausini – Është këngëtarja më e famshme italiane. Megjthatë është e përfshirë në konspiracionin Iluminati. Vetëm shih si e po prezanton syrin që sheh gjthçka – (Syri i Horus) Foto Nr. 5 – Grack – Gackt, është si Justin Timberlake i Japonisë – (Syri i Horus) Foto Nr. 6 – Cristina Aguilera & Sharpton – Ata po bëjnë shenjën e piramidës – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 7 – Jordin Sparks – Siç shihet Spearks po tregon piramidën duke mbuluar një nga sytë ndërsa zbulon syrin që sheh gjithçka, me syrin tjetër – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 8 – David Guetta – Si mund të qëndronte David Guetta jashtë kësaj. Kopertina e albumit të tij thotë qartësisht për kë ai është duke punuar – (Syri i Horus) Foto Nr. 9 – Steven Tyler (Aerosmith) – Përsëris edhe një here gishti i madh dhe gishti tregues formojnë pjesën e poshtme të gjashtave, ndërsa tre gishtat e tjerë të shtrirë formojnë pjesën e sipërme të tre gjashtave (666 në total) – (Shenja e bishës 666) Foto Nr. 10 – Adele – Adele po paraqet syrin e Horusit – (Syri i Horus) Foto Nr. 11 – Staind – Në mënyrë të prerë mendoj se kopertina e albumit të Staind është vetë shpjeguese – (Baphomet) Foto Nr. 12 – The game – Është duke na treguar kush është pronari i saj – (Syri i Horus) Foto Nr. 13 – Pussy CatDools – Ende po mendoni se kjo është një lojë – (Syri i Horus) Foto Nr. 14 – Khloe Kardashian po pozon për revistën YRB duke përdorur një maskë tip BDSM. Sigurisht që ajo po sheh me syrin që sheh gjithçka – (Syri i Horus) Foto Nr. 15 – Luis Migel – Ikona meksikane gjithashtu është pas kësaj. Çfarë besoje? Që ai vetëm dilte me Mariah Carey. Nuk të kujtohet ajo? Do ta freskoj kujtesën ... – (Syri i Horus) Foto Nr. 16 – Mariah Carey – Siç shihet, duket që Mariah Carey gjithashtu është e përfshirë në çështjen iluminati – (Dora brirë) Foto Nr. 17 – Kasia Nosowska – Kasia është lider i grupit rrok polak Hey. Ajo gjithashtu shkruan për revista të ndryshme në Poloni – (Syri i Horus) Foto Nr. 18 – Anna Kendrick – Anna paraqet gjashtëkëndëshin dhe njëkohësisht bën syrin që sheh gjithçka me të njejtin yll – (Gjashtëkëndëshi + Syri i Horus) Foto Nr. 19/20 – Alexander Skarsgard – Ky tip shfaqet në vidion Paparazzi të Lady Gaga duke mbuluar njërin sy si një pirat. E sheh nuk jemi duke bërë shaka. Ai është suedez – (Syri i Horus) Foto Nr. 21 – Slipknot – Vallë duhet ta shpjegoj këtë? – (Baphomet) Foto Nr. 22 – Nadine Coyle – Është një këngëtare irlandeze. Ajo po inerpreton syrin që sheh gjithçka me lotin poshtë, loti përfaqëson keqardhjen e shefit të saj për të gjithë ata që janë jashtë ndikimit të tij – (Syri i Horus) Foto Nr. 23/24/25 – Bono – Sa turp Bono. Ishe një njeri i respektuar para se të dihej gjithçka mbi këtë çështje konspiracioni. Siç shihet, ai është një tjetër i shitur. Një foto tjetër nëse ke dyshime – (Dora brirë + Syri i Horus) Foto Nr. 26 – Astrid Berges Frisbey – Aktorja dhe modelja spanjolle Astrid, po na tregon dashurinë e saj të thellë për një krijesë me brirë e simbolizuar nga Baphomet – (Baphomet) Foto Nr. 27 – Deftones – Në këtë kopertinë të Deftones, normalisht shohim një buf duke fluturuar, lehtësisht mund të dallojmë një paraqitje të zotit pagan Moloch duke na treguar syrin e Horus – ( Moloch + Syri i Horus) Foto Nr. 28 – Nickelback – Djemtë e Nickelback gjithashtu po bëjnë pjesën e tyre. Mund të dallohet qartë syri që sheh gjithçka ose Satanai, syri ka edhe lotin poshtë – ( Ojo de Horus) Foto Nr. 29/30 – Drake – Kjo është një shkelje syri e vrazhdë. Drake pa fjalë është duke na treguar se kush e kontrollon? Në këtë kopertinë të albumit të rreperit kanadez Drake, ai është ulur duke vështruar diçka mbi tavolinë, me një simbol të zotit pagan Moloch përballë tij – (Syri i Horus + Moloch) Foto Nr. 31 – LeBron James – Këtu dallojmë lojtarin e basketbollit LeBron James duke bërë shenjën e piramidës – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 32 – Angeles de Victoria Secret – Lindsay Ellingson, Chanel Iman dhe Doutzen Kroes. Në çfarë mënyre është më e përshtatshme ti quajmë në këto rrethana: Engjëj apo demon? – (Shenja e bishës + Syri i horus) Foto Nr. 33 – Tenacious D Album Cover – Këtu mund të vështrojmë Kyle Gass a Jack Black me një stil demoniak, një bishë djallëzore (Baphomet) pas tyre Koka e Cjapit dhe në dysheme pesëkëndëshi – (Baphomet + Koka e Cjapit) Foto Nr. 34/34/35/36/37 – Jessy J. Single Cover – Kjo është kopertina e albumit të rreperit Jessie J. Justo siç mund të duket asnjë nga kjo industri nuk është jashtë çështjes iluminati. Tani Jessy po stimulon piramidën Egjiptiane me gishtat dhe me syrin e saj. Në bluzën e saj një nga tapat ka një pesëkëndësh. Ajo dhe koka e tmerrshme e kukullës bëjnë shenjën e syrit të Satanait. Sërisht duke bërë shenjën 666 – (Shenja e Bishës + Syri i Horus + Piramida me syrin që sheh gjithçka + Pesëkëndëshi) Foto Nr. 38 – Inna Album Cover – Tendenca satanike nuk ndalet, vetëm shiko kopertinën e albumit të rumunes Inna. Ajo është krenare duke shfaqur 666 dhe syrin e Satanait në të njejtën kohë – (Shenja e Bishës 666 + Syri i Horus) Foto Nr. 39/40/41 – Nelly Furtado Album Cover – Po mendoje që Nelly Furtado ishte jashtë kësaj? Lejomë të them se ishe krejtësisht gabim. Kjo kopertinë e albumit thotë që kjo është “Më e mira” e Nelly Furtado. Ky album u krijua kur inçizoi disa këngë në spanjisht me Juanes – (Syri i Horus) Foto Nr. 42/43- Juanes – Këtu është Juanes. Si? Nuk mund të shohësh qartë fytyrën e tij sepse ai e ka mbuluar atë me dorën dhe kyçin. Si duket tani? Kjo është pjesa tjetër e fytyrës që mungonte. Ju kujtojmë që ai dhe Shakira janë bashkatdhetarë – (Syri i Horus) Foto Nr. 44/45/46/47/48/49 – Shakira – Siç mund të shihet Shakira gjithashtu është e përfshirë në çështjen iluminati. Kjo kopertinë nuk të bind? Ç’farë më thua për këtë? Në kopertinën e revistës e njejta gjë. Syri që sheh gjithçka. Shenja e brirëve të Satanait, kujdes Shakira. Pikërisht siç mendove, çështja e një syri. Kjo është kopertina e këngës “La Tortura” me spanjollin Alejandro Sanz. Foto Nr. 50/51 – Alejandro Sanz Album Cover – Këtu është Alejandro Sanz. Siç mund të shohësh, ai gjithashtu po bën syrin e Horus. Sanz ka një tatuazh të Satanait në krahun e majtë. Sërisht syri i Horus – (Syri i Horus) Foto Nr. 52 – Justin Timberlake – Sigurisht që Justin Timberlake është i përfshirë në okultizëm – (Shenja e bishës + Syri i Horus) Foto Nr. 53 – 13th Floor Elevators – Në këtë kopertinë të albumit mund të shohim piramidën djallëzore të iluminatëve me një sy në mes – (Piramid me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 54 – David Beckham – Këtu është David Beckham duke ecur në plazh me bluzë me pesëkëndëshin e përmbysur – (Pesëkëndëshi i përmbysur) Foto Nr. 55 – 2PM – Është një grup muzikor djemsh nga Koreja e jugut. Siç dallohet atyre i pëlqen syri që sheh gjithçka. Aktualisht janë gjashtë djem në këtë grup – (Piramida me syrin që sheh gjithçka + Syri i Horus) Foto Nr. 56/57/85/59 – Graffiti6 – Duke hetuar në YouTube gjej këngën “ Stare into the sun” dhe mund të them lehtësisht se është e mbushur me propagandë iluminate. E di që mund të shohësh syrin e madh në fund të skenës. Këtu është piramida me një sy. Mund të shohësh piramidën pas tij apo jo? – (Pesëkëndëshi + Syri i Horus + Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 60 – Romeo Santos Album Cover – Mund të thuhet që ky njeri po punon fort duke ndihmuar me qëllim iluminatët në Amerikën e Jugut. Ka edhe një këngë të titulluar Djall – (Syri i Horus) Foto Nr. 61 – Aishwarya Rai – Mos u gënje, Bollywood nuk mbetet pas tendencës iluminati. Aishwarya Rai është një shembulli kësaj – (Ojo de Horus) Foto Nr. 62 – Milla Jovovich – Supermodelja, aktorja dhe këngëtarja ukrahinase Milla Jovovich kontrollohet nga iluminatët – (Syri i Horus) Foto Nr. 63/64/65 – Incubus Album Cover – Duan që të mendojmë se ky simbol është një granatë, por të vërtetë është një buf me kryqin e Neronit që i mbulon njërin sy dhe ka shumë simbole të tjera okulte në të. Fjala Incubus do të thotë demon. Incubus janë demonë meshkuj që bashkëjetojnë me gra (kurse Sucubus janë demone femra që kryejnë marëdhënie seksuale me meshkuj) – (Moloch + Syri i Horus + Pesëkëndëshi + Piramida me syrin që sheh gjithçka + Dora bri) Foto Nr. 66 – Floyd Mayweather & 50 Cent – Duket sikur ato janë një ekip satanik. Nëse luan me zjarrin mund të digjesh. E di ç’farë? Më vjen keq për to – (Dora bri + Shenja e Bishës) Foto Nr. 67 – Lang Lang – Pianisti i famshëm kinez Lang Lang po tenton të formojë një strukturë piramidale me duart e tij rreth njërit sy – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 68/69 – Nicola Formichetti – Është stilisti i Lady Gaga. Ai ka një flutur që mbulon një nga sytë e tij. Kush heton më shumë rreth këtyre shenjave e di egzaktësisht se ç’farë përfaqëson Flutura Monarke. Nicola na bën të ditur se Baphomet ka ndikim mbi të – (Syri i Horus + Baphomet) Foto Nr. 70 – Dimmu Borgir Album Cover – Kjo kopertinë albumi i përket grupit norvegjez Dimmu Borgir është emërtuar “In Sorte Diaboli”. Nuk di latinisht, por kam mësuar se kjo do të thotë “Në Kontakt Direkt me Djallin” – (Baphomet) Foto Nr. 71/72/73/74 – Muse – Megjithëse shfaqen kundra tyre Muse janë gjithashtu pjesë e konspiracionit. Ato mundohen të na mbajnë të kanalizuar, të shpërqëndruar dhe të distancuar nga vetë realiteti. E gjithë kjo quhet “Distancim i kontrolluar”. Siç shihen tre piramida të lidhura njëra pas tjetrës, bëhet fjalë për paraqitjen e trinisë pagane: Nimrod babai, Semiramis nëna dhe Tammuz biri. Tek foto tjetër shihet gjashtëkëndëshi dhe piamida me syrin që sheh gjithçka. Shih Matthew Bellamy sikurse edhe artistët e tjerë simbolizmi që qëndron pas tyre na shpjegon realisht se për kë ata punojnë – (Syri i Horus + Piramida me syrin që sheh gjithçka + Pesëkëndëshi + Koka e cjapit + Dora brirë) Foto Nr. 75 – Aymi Hamasaki – Është një ikonë japoneze. Është e tmerrshme të dish që artistët e famshëm përreth botës nuk janë realë. Shpresoj të dish se kujt i referohem me këtë – (Syri i Horus) Foto Nr. 76 – Justin Bieber – Këtu kemi Jastin Bieber duke bllokuar shikueshmërinë e syrit të tij të djathtë me një copë mishi – (Syri i Horus) Foto Nr. 77 – Dulce Maria Album Cover – Dulce Maria pa shqiptuar asnjë fjalë na tregon se kujt është duke i folur. Kryqi i Neronit shfaqet anash lart – (Syri i Horus + Kryqi i Neronit + Pesëkëndëshit) Foto Nr. 78 – 311 Album Cover – Ky album është quajtur Universal Pulse (Puls Universal). Mund të dallojmë një një strukturë të madhe piramidale, syrin duke dalë jashtë nga ajo dhe një dhi që paraqet baphomet – ( Piramida me syrin që sheh gjithçka + Baphomet) Foto Nr. 79 – Sublime With Rome – Në këtë kopertinë të albumit shohim syrin djallëzor brenda qafës së krijesës me kostum të purpurt – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 80 – Wanessa – Siç shihet, Brazili nuk është jashtë kësaj. Elita botërore po punon shumë për të na drejtuar fshehtësisht në të ashtuquajturin “Urdhëri i Ri Botëror” dhe besomëni që ky rend nuk do t’ju pëlqejë aspak – (Syri i Horus) Foto Nr. 81 – Nightwish Album Cover – Në këtë kopertinë të Nightwish, mund të shohim bufin që paraqet zotin pagan Moloch dhe syri që sheh gjithçka është paraqitur nga vetë toka – (Moloch + Syri që sheh gjithçka) Foto Nr. 82 – Evanescence Album Cover – Në foto dallojmë syrin e Amy Lee të rrethuar nga një grup degësh me gjemba. Syri i tij në foto është një formë e Udjat – (Syri i Horus) Foto Nr. 83/84/85/86 – Jay-Z – E quajnë shefi egzekutiv i Hip Hop-it, është një pjesë e rëndësishme e industrisë së muzikës për të aplikuar Urdhërin e Ri Botëror. Jay-Z dhe Kanyen West ç’farë janë duke bërë? Duke qeshur me ne? Apo ç’farë? Përsëri Jay-Z me një fytyrë serioze duke bërë shenjën iluminate dhe duke treguar syrin përmes saj. – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 87 – Vision of Atlantis album Cover – Besoj se është mjaft e qartë kjo që shihet këtu? Apo jo? – (Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 88 – Ricky Martin – Nuk e ke parë këtë. Vërtet? – (Syri i Horus) Foto Nr. 89 – Taproot Album Cover – Episodet e Taproot. Siç pritej, një tjetër sy që sheh gjithçka – (Syri i Horus) Foto Nr. 90/91 – Disturbed – Përse është vënë simboli i Baphomet këtu? Përveç asaj që përfaqëson simboli i hënës në vetvete por edhe mënyra si hëna është vendosur, formon dy brirë që simbolizojnë Satanain, Baphomet i cili ka dy gjysëm hëna përreth tij – (Baphomet + Pesëkëndëshi + Gjashtëkëndëshi) Foto Nr. 92/93 – Don Omar Album Cover – Këngëtari portorikan i regatonit Don Omar, paraqitet vetëm me një sy. Këtu numri i bishës me duar – (Syri i Horus + Shenja e Bishës) Foto Nr. 94/95/96/97 – Vintage (Vintazh) – Edhe industria e muzikës në Rusi gjithashtu po bën punën e saj duke udhëhequr njerëzit ngadalë drejt qëllimit të elitës (Rendit të Ri Botëror). Këtu shohim Anna me një piramidë të përmbysur dhe ajo duke bërë shenjën e 666. Një piramidë njerëzore duke ndriçuar në majë. Në këtë rast po mbulon njërin nga sytë. Dhe tashmë dihet se ç’farë përfaqëson kjo. Këtu Anna po paraqet shenjën e brirëve të Satanait. – (Shenja e bishës + Piramida me syrin që sheh gjithçka + Syri i Horus + Dora brirë) Foto Nr. 98/99/100 – Gwen Stefani – Gwen gjithashtu po bën punën e saj. Oh po! Stefani do që të besojmë që po shkel syrin pa asnjë arsye në veçanti. Përsëri – (Shenja e Bishës + Syri i Horus) Foto Nr. 101/102/103 – Doda ose Dorota – Është një këngëtare polake shumë e famshme; si e tillë gjithashtu është nën influencën iluminati.Vetëm shiko shoqen e saj si pirate me një sy. Në këtë situatë ky burrë ka një sy të nxjerrë, si i tillë i mbetet vetëm njëri sy që sheh gjithçka. Shih këtë sy që i afrohet kamerës. Ata me të vërtetë duan që ne ta shohim këtë sy. – (Syri i Horus) Foto Nr. 104 – Jlo Album Cover – Sigurisht që Jennifer López gjithashtu do të vendosi një sy këtu. – (Syri i Horus) Foto Nr. 105 – Lionel Richie Album Cover – Lionel Richie nuk mund të qëndronte jashtë kësaj. – (Syri i Horus) Foto Nr. 106 – Enrique Iglesias Album Cover – Enrique Iglesias gjithashtu po bën pjesën e tij të kontratës. – (Syri i Horus) Foto Nr. 107 – Wynter Gordon Single Cover – “Buy My Love” (Blej Dashurinë Time). Kjo është një nga idetë e iluminatëve, të kenë kontrollin e mendjeve të njerëzve. Pse që kur blehet dashuria? Ç’farë po ndodh? Dashuria e Vërtetë është Krejtësisht Falas. – (Syri i Horus) Foto Nr. 108/109/110/111/112 – 2NE1 – Kjo është një bandë Koreano Jugore tip Space Girls. Siç e shihni ato gjithashtu janë me duar të pista. Vetëm vështro piramidën pas tyre. Për të qenë të ndershëm, ajo pa dyshim po punon për anën e errët. Ndoshta nuk je në gjendje të shohësh qartësisht pesëkëndëshin (yllin pagan të Renfan) mbi kapele, por e di që mund të dallosh njerin sy. Këto shkallë kanë formën e një piramide, pjesa e ndriçuar është në majë. Për më tepër një nga vajzat ka flokët e saj në formë brirësh duke përfaqësuar Baphomet. Këtu për të përfunduar me videon, ato pozojnë respektivisht në një piramidë të madhe duke formuar emrin e grupit.– (Piramida me syrin që sheh gjithçka + Syri i Horus + Pesëkëndëshi + Baphomet) Foto Nr. 113 – Beto Cuevas Album Cover – Këngëtari i mirë njohur për komunitetin rrok në Amerikën Latine Beto Cuevas, pavarësisht se ka lindur në Kili, duket qartë që forcat e këqija iluminate po e kontrollojnë gjithashtu. – (Syri i Horus) Foto Nr. 114/115/116/117/118 – 30 Seconds to Mars Album Cover – Nuk besoj se është e nevojshme që të sqaroj diçka këtu. Kjo është paraqitja e Baphomet për 30 Second to Mars. Duke përdorur një varëse me piramidë, një tjetër në dysheme dhe një tjetër e pikturuar në mur e bëjnë këtë video një propogandë të madhe iluminati. Syri që sheh gjithçka me numrin e bishës. A po përpiqet ai të fshehi një sy? – (Piramida me syrin që sheh gjithçka + Baphomet + Syri i Horus + Shenja e Bishës) Foto Nr. 119/120/121 – Big Bang – Për hir të Zotit! Syri i Horus është gjithandej. Një bandë tjetër Koreano Jugore tip N-sync. Mesa duket kjo formulë po funksionon shumë mirë për industrinë e argëtimit në këtë vend. Numri i bishës drejt fytyrës së tij. Udjat dhe shumë pesëkëndësha magjikë. – (Syri i Horus + Shenja e Bishës + Pesëkëndëshi) Foto Nr. 122/123/124 – Belinda single Cover – Belinda është meksikane e përdorur nga mjetet e argëtimit me qëllim që njerëzit të mbahen të fjetur dhe të kontrolluar. Njerëzit kanë nevojë të zgjohen para se elita të arrijë qëllimin e vet, ajo që dua të them është; Edhe nëse nuk beson tek kjo, kjo është e vërtetë. Kur të vendoset Urdhri i Ri Botëror, ti dhe unë, familja jote dhe imja do të vuajnë. Për më shumë, njerëzit që mendojnë si unë do të vriten nga ata që kanë pushtetin. – (Syri i Horus) Foto Nr. 125/126/127 – Moonspell Album Cover – Besoj realisht që nuk ka shembull më të mirë për të përshkruar syrin që sheh gjithçka. Këtu duket Baphomet në ferr dhe albumi titullohet “Under Satana” (Nën Satanain). Një tjetër vetë-përshkrim i syrit që sheh gjithçka. – (Syri i Horus + Pesëkëndëshi + Baphomet) Foto Nr.128/1297130/131/132 – Marilyn Manson Album Cover – Ai tha: “Do të kujtohem si personi që i dha fund Krishtërimit. Vetëm dua të bëj një pyetje i dashur lexues: Përse këta njerëz satanistë gjithmonë sulmojnë Krishtërimin. Tani ai po tregon Syrin e Lucifer-it përkrah shumë syve të tjerë. Këtë herë me një sy pirati. Tani duke mbuluar syrin e tij të djathtë bën ndërkohë një shenjë fyese. – (Baphomet + Syri i Horus) Foto Nr. 133/134/135/136/137 – Rihanna – Rihanna një instrument i fuqishëm i përdorur nga mjetet e argëtimit për të shpërqëndruar njerëzit. Këtu siç shihet paraqet syrin që gjithçka sheh. Dora Brirë (Shenja e Satanait), sytë duken sikur nuk shohin qartësisht dhe varësja e saj është një sy. Ajo a po adhuron piramidën? Rihanna me një sy bindës të Lucifer-it.– (Baphomet + Syri i Horus + Dora Brirë + Piramida me syrin që sheh gjithçka) Foto Nr. 138/139/140/141/142 – Madonna – Sigurisht që madonna do të ishte këtu. Vetëm shih piramidën e pa plotë në bluzën e saj. Syri i saj shfaq syrin që sheh gjithçka. Përsëri. Tani ajo po bën shenjë 666 me të dy duart. Sërisht syri i Satanait. Tani e ka mbuluar syrin e saj si pirate.– (Piramida me syrin që sheh gjithçka + Syri i Horus + Shenja e Bishës) Foto Nr. 143/144/145/146/147/148 – Lady Gaga – Nëse ka një grua e cila është mbretëreshë e simbolizmit iluminati ajo është pa asnjë dyshim Lady Gaga. Një person pikërisht në krah të saj mban një xhaketë me piramidën satanike, ndërsa Lady Gaga po bën shenjën e numrit të Bishës. A nuk është e qartë ç’farë ajo po bën këtu? Mos u ngatërro. Sikurse të thashë në përshkrimin e yllit: Ylli me 5 cepa që mund të shohim gjithandej është në fakt një pesëkëndësh i përdorur në magji. Një të tillë e gjen në ballin e Baphomet. Këtu ajo po bën një sakrificë njerëzore simbolik me paraqitjen e Baphomet të varur në mur. E njejta gjë gjithandej. Priftëreshë e Satanait, me kryqin mbrapsht. Do të thoja me këto brirë në ballë, ajo po egzalton Baphomet. Pyetja është ende beson se iluminatët janë një mit? – (Syri i Horus + Baphomet + Shenja e Bishës + Pesëkëndëshi) Paris Jackson (vajza e Michael Jackson): Një shoqëri sekrete nuk është realisht sekrete nëse dihet ajo që po kërkojnë, kështu që mos prit që informacioni të mbërrijë tek ti, merre në kohë për të arritur të bësh diçka për veten tënde.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 21:02:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015