Të Vonuarit Vonesat janë huqe stinësh Duke jetuar mes stinëve - TopicsExpress



          

Të Vonuarit Vonesat janë huqe stinësh Duke jetuar mes stinëve dhe njerëzit vonojnë. Të Vonuarit lindin skllevër: plagë kanë lirinë. Secili prej nesh bën pjesë te Të Vonuarit Mbytur në klithma befasimi, pasthirrma zhgënjimi Vonesat janë huqe stinësh Për njerëzit Vonesa: Histori Gabimi. Para-ardhësit shpikën Paranë për ti bërë Pasardhësit: Të Vonuar Tashmë gjithçka duhet blerë dhe vetja do paguar. Vonesa: shpikje e nxitimit, rrëzohemi duke menduar. Të Vonuarit s’arrijnë dhe kur janë duke vrapuar. Qeveritë i njohin alienët: nuk na lënë të lidhemi me ta Nga frika se mësojmë Të Vërtetën për Vonesat e Mëdha. Dhe mund të lind Kryengritja e Vonesës... Të Vonuarit janë shumë: shkojnë e vijnë në shkallare sistemesh Vishen e zhvishen nga mantele simbolesh Dhe vrapojnë në rrugë festivë para galopit të demave Duke pritur t’u ngulen brirët në ijet e vonesave tokësore. ...të lind Kryengritja e Vonesës...
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 13:41:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015