Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e - TopicsExpress



          

Të bërët synet do të thotë heqja në mënyrë kirurgjikale e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës quhet prepicium. Në Amerikë është ndërhyrja më e shpeshtë kirurgjikale në pediatri. 1/6 e fëmijëve të botës janë bërë synet. Dobitë e të bërit synet 1)Pakëson mundësinë e sëmundjeve infektive të traktit urinar. 2)Pakëson mundësinë e infeksionit të lëkurës së hequr gjatë synetit. 3)Ul mundësinë e ngadalësimit të urinës gjatë daljes (kur nuk është bërë synet shpesh ndodh që kjo lëkurë që hiqet gjatë synetit të bllokojë vrimën e penisit (fimozis) duke bllokur daljen e urinës dhe duke krijuar një vend të përshtatshëm për infeksion. 4)Pakëson mundësinë e kancerit të penisit. 5)Pakëson zbrazjen parakohe të spermës (kur të rritet). 6)I krijon fëmijës një higjenë më të mjaftueshme. 7)Pakëson mundësinë e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (kur të rritet). 8)Është vënë re se tek gratë e burrave të bërë synet shfaqet më pak kanceri i qafës së mitrës (serviks) Kur është koha më e përshtatshme? Mëgjithëse ka burime të ndryshme që flasin ndryshe rreth moshës së duhur mund të themi që numri i doktorëve që mbron të bërit synet tek të porsalindurit po vjen në rritje. Megjithatë ëkziston një mendim unanim se më e mira është midis moshës nën 2 vjeç ose mbi 6 vjeç. Nën 2 vjeç për arsye se kontrolli i higjenës së tyre dhe i dhimbjes është më i lehtë. Mbi 6 vjeç sepse arrin ta kuptojë duke ja shpjeguar në mënyrën e duhur. Kurse midis 2-6 vjeç nuk këshillohet (veç në raste të domosdoshme) për arsye se fëmija mund të traumatizohet psikologjikisht . Megjithatë duhet theksuar se syneti mund të bëhet edhe në moshat e rritura. Ç’duhet bërë me fëmijën para synetit? Duhet ta përgatisim psikologjikisht. Duhet ti tregojmë të vërtetën. I duhet shpjeguar qartë se të bërët synet nuk do të thotë se do të ndjej dhimbje të fuqishme apo se do ti pritet penisi me thikë etj. Duhet kuptuar mirë se çfarë mendon ai rreth të bërit synet dhe cilat janë frikat e tij dhe duhen rregulluar ato që ai i mendon gabim. Duhet që syneti të bëhet me dëshirën e tij e jo me forcë. I duhet bërë një vizitë tek urologu. Ai duhet të vlerësoj fëmijën nga disa aspekte siç janë disa sëmundje të lindura urologjike (ku nuk këshillohet syneti) apo nëse vezoret (testet) kanë zbritur në vendin e duhur (skrotum) apo jo etj. Dialogu i mirë me urologun e qetëson fëmijën. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo është tepër agresiv mund të përdoren qetësuesa por kjo nuk ndodh shpesh. Kush duhet ta bëj synetin? Syneti duhet kuptuar si një operacion në penis dhe kështu që më idealja është që ai të bëhet nga një mjek kirurg ose urolog në kushte sterile të një salle operacini. Edhe nëse del ndonjë problem përsëri ai është që do të duhet ta vizitojë fëmijën. Gjatë këtij proçesi mund të përdoret si anestzia lokale dhe ajo e përgjithshme. Mosha, sëmundjet e ndryshem që mund të ketë fëmija, komplikacionet e ndryshme duhen diskutuar mes mjekut dhe familjarëve dhe duhet vendosur më e mira me miratimin e të dyja palëve. Megjithëse ka disa metoda më e përhapura është ajo klasike ku kirurgu pasi e kap lëkurën, me anë të një bisturie apo gërshëre kirurgjikale e pret atë dhe pasi lidh damarët e qep. Penjtë janë penj që shkrihen vet prandaj nuk është e nevojshme të hiqen më vonë megjithatë konsultohuni dhe me mjekun tuaj. Cilat janë komplikacionet? Hemoragjia: Megjithëse shihet rrallë.Vetëm një kompres është e mjaftueshme për ta ndaluar. Mos u bëni merak por kontaktoni me urologun tuaj. Për sa kohë nuk ka ndonjë problem me mpiksjen e gjakut (koagulopati) tek fëmija juaj nuk ka pse të shqetësoheni. Dhimbja: Mund të fillojë pas daljes së anestezisë. Përdorni qetësues. Dhimbja do të vijë duke u ulur me kalimin e kohës. Infeksion: Mund të ndodhë nëse nuk janë përdorur mjete të pastërta ose mos patja e një higjene të duhur të fëmijës. Mos mbyllja e plagës + skuqje dhe enjtje e madhe e plagës dhe rrjedhje qelbi. Kontaktoni me mjekun tuaj urolog. Edema (fryrje): Është normale dhe shihet sidomos tek ata fëmijë që ngrihen dhe lëvizin menjëherë pas synetit. Do të vijë duke zbritur gjatë ditëve. Plaga e synetit duhet të mbyllet përafërsisht për 7-10 ditë. Nëse nuk mbyllet dhe shihni një gjë jonormale tek ajo kontaktoni me mjekun tuaj. Kush nuk duhet bërë synet? Ata që kanë probleme të lindura të penisit (hipospadias, epispadias). Megjithëse këto janë raste të rralla .Gjithashtu ata që kanë probleme të rënda me frymëmarrjen, me zemrën, që kanë probleme me mpiksjene gjakut ose të bëhen patjetër nën kontrollin e mjekut. Dijeni se… Menjëherë pas synetit fëmija mund të ngrihet në këmbë por kjo nuk i bën mirë pasi fryerja e plagës mund të rritet. Mirë është që të paktën 24 orëshin e parë ta kalojë në shtrat. Një javë pas synetit mund të bëj banjo. Penjtë e përdorur zakonisht janë të tillë që shkrijnë vetë kështu që mos u mundoni t’i hiqni. Zakonisht garzat hiqen një ditë më vonë por edhe nëse bien më përpara mos u bëni merak përderisa nuk keni hemoragji. Nëse keni hemoragji jo të mëdha vendosni një tjetër të pastër. Heqjen e parë të garzave mirë është që ta bëj urologu kështu që të shikojë dhe një herë plagën dhe të bëj mjekimin e parë të saj. Më pas mjekimet e tjera mund të bëhen dhe nga të afërmit. Shërimi I plagës ndryshon nga fëmija tek tjetri apo nga mënyra e operimit por zakonisht zgjat 7-10 ditë. Për sa i përket luajtjes (p.sh me top) mirë është 2-4 javët e para mos të luaj. Kjo rrit mundësinë e infeksionit, fryerjes dhe hemoragjisë. Për hipjen në biçikletë mirë është të luaj me të pas 4 javësh. Kurse për tu futur në det pas 7-10 ditësh. Edhe bebet e porsalindura mund të bëhen synet . gena
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:15:41 +0000

Trending Topics



Galaxy 10 Light LED Chandelier Crystal Trim: Royal Cut 57BUV8BKY
Levítico 16 - 1. E FALOU o SENHOR a Moisés, depois da morte
Correct doctrine is critically important,especially for the
Most people have commented on the accuracy, the profound way it

Recently Viewed Topics




© 2015