Të nderuar miqë e dashamirë, të nderuar agjërues dhe - TopicsExpress



          

Të nderuar miqë e dashamirë, të nderuar agjërues dhe agjëruese, nga zemra ju urojë të gjithëve për sakrificën dhe fitoren e madhe që e kmi bërë brenda ditëve të Ramazanit. Këto ishin ditë adhurimi, ditë agjërimi, ditë pendimi, ditë sprove, betejë me djallin dhe nefsin, andaj vlerësojmë se agjëruesit kanë ngadhnjyer mbi cilësit e liga, mbi traditën e keqe, dhe në këtë mënyrë kanë arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh., e nuk ka fitore më të madhe për besimtarin islam se sa kur arrinë kënaqësinë e Allahut xh.sh.. Këtoi ishin pakë ditë të numëruara, por me vlera të pakufizuara, andaj na sinjalizojnë se çdo minutë që kalon nga jeta e jonë, aqë më afër jemi përgjegjësisë sonë, sepse edhe vetë jeta e jonë është me ditë të numëruara. I lutemi Allahut Fuqiplotë, për mëshirë, dhe të na pranoj të gjitha adhurimet që i kemi bërë, e njëkohësisht të na japë fuqi që edhe më tutje të vazhdojmë me kryerjen e obligimeve tona. Edhe një herë urime festa e Fiter Bajramit, Allahu ju begatoftë, Allahu ju mëshiroftë. Hoxhë: Jusuf Zimeri
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 21:48:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics



10

© 2015