U arrestua në vitin 2003 për trafikim klandestinësh, jep - TopicsExpress



          

U arrestua në vitin 2003 për trafikim klandestinësh, jep dorëheqjen drejtori i Ramës Jep dorëheqjen drejtori i policisë së burgjeve Enrik Sulejmani. Në një kërkesë drejtuar drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto, Sulejmani i pasi i kërkon këtij të fundit mirëkuptimin për të miratuar dorëheqjen sqaron edhe motivet e largimit të tij nga detyra. “Ky vendim nga ana ime vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast, se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale. Më lejoni të kujtoj për interes të publikut, se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim. Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit. Vetë organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005” sqaron ai. Sipas Sulejmanit, dorëheqja vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cënohet imazhi i institucionit ku ai ushtron funksionin e tij ndërsa shton se një situatë e tillë është e motivuar politikisht.
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 19:31:49 +0000

Trending Topics



in-height:30px;">
I love you Sarah Michelle Gellar! You will always be Buffy to me

Recently Viewed Topics




© 2015