“UNË S’E MERITOJ KURRË DASHURINË TËNDE!...” Tregim Lina - TopicsExpress



          

“UNË S’E MERITOJ KURRË DASHURINË TËNDE!...” Tregim Lina kishte dy vjet që kishte hyrë nuse në shtëpinë e Brahajve.Për kokën e saj betoheshin jo vetëm njërëzit e familjes,por edhe gjitonët rreth e qark.Nuse si Lina as ka ardhur dhe as ka për të ardhur në tërë lagjen,thoshin poshtë e lart komshijtë.Ajo sa herë delte për punët e përditshme kokën e mbante gjithnjë ulur. -Nuse për kokën e nuses,thoshin me njëra-tjetrën gratë e lagjes. -Fol,moj fol ti,se dheu do të haj -e ngacmonin çunat e lagjes. Por ajo si gjithnjë ecte dhe kokën e mbante ulur.Gjatë këtyre dy vjetëve ajo kishte kaluar shumë pak kohë me burrin,pasi ai ishte vazhdimisht në kurbet. Por nga ky moment nuk qe e shkruar të rrinte akoma edhe për shumë kohë në Shqipëri.I shoqi,Halimi që në Greqi e quanin Kosta,i kishte rregulluar kartat(natyrisht duke paguar shumën që i kishin kërkuar),që ta merrte bashkëshorten me vete.Për punë i kishte premtuar barba Mirçua,pronari ku punonte vite me radhë.Kosta i Greqisë,ose Halimi i Shqipërisë punonte në një agjensi transportesh mallrash,në Selanik.Përveç kësaj pronari barba Mirçua,një plak që kishte kaluar të 70-at,kishte hapur nga pjesa e mbrapme e agjensisë,një punë shtesë të jashtëligjshme e të pa konstatuar nga tatimet. Aty punonin disa gra në mënyrë të fshehtë,sepse pronari s’u paguante sigurimet shoqërore.Pikërisht,nga pjesa e mbrapme në hyrje,punonin gratë me frikë në zemër,semos i diktonin ata të tatimeve. Mbi këtë sallë të madhe ku punonin gratë,ndodhej një zyrë e fshehtë e plakut,ku përveç të gjithakomoditeteve,s’mungonte edhe një krevat në një kënd të saj.Aty brenda barba Mirçua kishte bër njëqind e një mëkate.Nuk kishte grua që nuk kishte shkuar në “struk” plaku në atë krevat. Dhe kur themi grua e kemi fjalën për gratë dhe vajzat që plaku i merrte dhe u afonte punë.Një ndër këto ishte edhe Lina e cila kishte filluar punë në fabrikën e fshehtë të barba Mirços.Kosta i cili e njihte mirë plakun kopuk,kishte frikë se ndoshta një ditë mund t’i vinte radha edhe Linës në atë zyrë,apo krevat...Ndaj e kishte porositur të shoqen se mos bëhej preh e plakut ,pasi plaku ishte një ingranazh që nuk falte.Kjo ia shtonte edhe më shumë dyshimin,pasi me futjen e Linës në punë,plaku ia kishte ndërruar destinacionin e punës. E kishte çuar shoqërues me kamionët e mallrave që niseshin në mëngjes dhe ktheheshin vonë mbasdite,kur puna pothuajse kishte mbaruar.Kjo e gërryente shpirtin e Kostës,pasi e shoqja ishte një ndër gratë më të bukura të fabrikës.Dhe barba Mirçua i kishte qejf shumë gratë e bukura.Vdiste t’i hidhte sikur edhe një herë në krevatë. Një mëngjes Kosta u nis si çdo herë në punë.Pasi kishin bër rreth pesë km rrugë i thotë shoferit të ktheheshin në agjensi,pasi kishte harruar pashaportën në çantë e Linës Dhe policia kishte filluar operacionin e famshëm me emrin “fshesa”.Rreth 500 metra larg fabrikës apo agjensisë,ndodhej një kantinë. -Deri te kantina Thoma,i thotë shoferit grek.Aty do të qeras me një kafe dhe unë s’vonohem,vajta dhe erdha... Ndaksi,(në rregull) –i thotë shoferi. Kur futet Kosta në fabrikë,Lina nuk ishte aty.Pyet një punëtore që punonte afër derës. Ajo i thotë se Lina ishte lart në zyrë,i bënte kafe barba Mirços... -Vetëm sot,i thotë Kosta punëtores? Jo,ia kthen ajo,-ka muaj që barba Mirçua ka caktuar Linën t’i bëj kafenë çdo mëngjes...Unë e dija si ti e di .Të ka thënë Lina... -Kalla,kalla,(mirë,mirë,)ia kthen Kosta grekes dhe i ngjit dy e nga dy shkallët për në zyrë.Kur arrin te dera ç’të shikoj!...Lina e tij ishte ulur në prehërin e plakut grek dhe po pinte kafe bashkë me të.Sikur të mos mjaftonte kjo(karrige kishte bosh sa të duash) Lina po thithte edhe një malboro nga paketa e plakut...” O Halim,të hëngrt mortja,i thotë vetvetes...Lina ime,ish-heroina ime, për gjithë familjen e më tej për krejt lagjen! Lina ime, që ishte betuar me jetë e vdekje se kurrë nuk do të shihte njeri tjetër,përveç meje...Lina më të cilën bëra dy yje,njëri më i bukur se tjetri,të arrij deri këtu!!!...Nuk thonë kot,vazhdoi mendimin që po i ndizte gjakun, - erdhën fshatarkat në Greqi dhe u hapën si vajët në lakëra!...” Në fillim mendoi t’i hidhte të dy nga ballkoni,pastaj mendoi të hidhte vetëm plakun,por mendja i shkoi menjëherë te dy fëmijët që kishin kyçur në shtëpi dhe si me sust i harroi të gjitha.Hapi derën më delikatesë dhe vetëm atëherë shikimi i dy dashnorëve ngriu mbi fytyrën e tij. -Lina,ç’dreqin bëhet këtu,sa kohë ke që i bën kafe pronarit? Por e shoqja në vend të përgjigjes i jep një pëllëmbë të fortë barba Mirços dhe ky u rrutullua majtas,pastaj djathtas e më në fund u shtri në krevat,pasi gjërat i erdhën ashtu papritur... -Ky e ka fajin,ia ktheu Lina dhe një breshëri lotësh i ranë si me komandë nga faqet. Ky më detyroi me zor t’i bëja kafenë e më tha se më ty do ta rregullonte vet,pasi të njihte mirë e ti ke vite këtu... -Lëri ato dënesa e fërkesa,ia ktheu Kosta,por u çudit që zëri i doli si me lutje!Largoji ata lotë krokodili,se s’të shkojnë as për shtat dhe as në këtë zanat!... Ajo filloi të qante tashmë me ngashërime.Kosta sa hap e mbyll sytë nxori nga brezi një thikë si ato të Rambos e po bëhej gati t’ia hiqte plakut kokën,por Lina i doli përpara dhe i tha se i puthte këmbën e dorën,i puthte gjithshka,vetëm të mendonte për ata dy fëmijë që i kishin mbyllur e kyçur brenda,për njerëzit në Shqipëri,i betohej e i ra kulaç mbi këmbët më shumë nga frika se sa nga dhimbja... -Po ti i mendove ndonjëherë këto,i tha ai me inatin në kulm? Pastaj e shtyti të shoqen me këmbë,shkoi te plaku mbi krevat,i cili sa hapi sytë e pa Kostën me thikën e Rambos mbi grykën e tij, filloi të përmirrëte nga poshtë.Pataj i mbylli përsëri sytë.Kosta e ngriti krahun e djathtë lart,për t’i drejtuar thikën në zemër plakut,por një forcë jo e vogël i kapi krahun dhe e pengoi që të kryente misionin.Ktheu kokën dhe vuri re Linën që i kishte dale përpara dhe e kishte mbërthyer me të dyja duart krahun e thikës e nuk e lëshonte.Ajo njëkohësisht qante me ngashërim e i përgjërohej “të lutem Halim,të bëhem ferrë,rrogos e ç’të duash ti... Mos na hap më tepër telashe,jemi në vend të huaj,nuk do arrijmë të shikojmë edhe një herë fëmijët,po e bëre... -Ah,bushtër,a bushtër,-shfryu ai,dhe pastaj shkrehet edhe vet në vaj.Fut thikën në këllëf e zbret shkallët dy e nga dy,ashtu edhe siç i kishë ngjitur.Ajo e ndjek nga pas pothuaj me vrap dhe e arrin ende pa u futur në makinë. Kishte kaluar një vit nga gjithë kjo histori.Kosta se kishte kaluar akoma tronditjen e shpirtit.Thellë brenda vetes nuk e kishte falur Linën dhe vështirë se do ta falte ndonjë ditë.Megjithatë,gjërat ishin qetësuar disi e kishin marrë rrugën e vet.Ishte hallakatur gjashtë muaj i papunë,pastaj fati i kishte buzëqeshur dhe ishte futur në një super market hamall,në ngarkim-shkarkim.Lina merrej në shtëpi me fëmijët e punët e shtëpisë.Ishin ca ngushtë me një rrogë,por të paktën delnin matanë me vështirësi.Një ditë i shkoi mendja përsëri te Lina.As vet se kuptonte,se përse nuk i besonte e nuk duhej t’i besonte më tepër asaj gruaje.Vërtet marrëdhëniet nuk i kishin si më parë,por të paktën e kishte në shtëpi me fëmijët,gjellën e gjente të ngrohtë kur kthehej nga puna dhe natën e kishte gjithmonë në krevat.Megjithëse që nga ajo ngjarje i kishte rralluar shumë fërkimet e dashuriçkat me të.Nuk i bënte dhe nuk i bindej as zemra,nuk i ngriheshin ndjenjat e gjërat e tjera si më parë!Se si ndodhte kjo, as vet nuk mund ta kuptonte e shpjegonte,por ja që ndodhte dhe ky ishte realiteti. I merr lejë përgjegjësit për të nesërmen,duke e gënjyer se kishte punë me ripërtëritjen e letrave e vizave në bashki. -Në rregull, i thotë tjetri,por pasnesër do të paraqitesh se nuk bën!... -Patjetër,ia kthen Kosta dhe largohet i kënaqur nga puna. Të nesërmen në mëngjes merr sanduiçin e zakonshëm nga duart e gruas,i uron ditë të mbarë e largohet për në punë.Pastaj me një mikun e tij që i kishte hapur zemrën e Lina s’dinte gjë,rrinte e priste 30-të metra larg shtëpisë e priste në makinë e nuk lëviznin të dy,por thithnin herë pas herë frapetë qe kishte blerë në një kantinë aty afër. Dhe parashikimi e ndjenja se kishte gënjyer e tradhëtuar as edhe kësaj radhe.Në orën 9-të e shoqja (pasi kishte çuar fëmijët në shkollë)del e lyer,e ngjyer dhe e pispillosur. Vazhdon rrugën dhe diku te kryqëzimi qendror ndalon e pas disa minutave i hipën një xhipi tip BWW-je e zhduket në thellësi të kthesës.Kosta e njohu dhe e kuptoi se xhipi ishte i barba Mirços,megjithatë e ndoqën nga pas.Pastaj xhipi u fut në qendër të qytetit e më pas u kthye djathas për nga limani(porti) dhe diku aty u fut në një parking,i cili i përkiste një hoteli lluksoz.Pas disa minutash në të njejtin parking u fut edhe një opel i thjeshtë dhe i markës së vjetër “kadet”.Më pas marrin ashensorin e parkingut e dalin në reçepsion.Nënpunësi një djalë i pashëm i pret shumë ëmbël dhe u thotë se ishte në dispozicionin e tyre.Kosta i shpjegon për çiftin që sapo kishte ardhur.I thotë se ai plaku ishte babi i tij,nënën e kishte gati në vdekje dhe i duhej me çdo kusht CD-ja e dhomës ku ishin strehuar dashnorët.Nënpunësi i thotë se të gjitha bëheshin por me shpërblim! -Vetëm për këtë s’na mungon dëshira,ia kthen Kosta! Atë mbasditë pasi shumëfishuan CD-të dhe shikojnë origjinalin në shtëpinë e Zarifit(shokut të ri të Kostës) Kosta shkon në shtëpi dhe i thotë Linës se do t’i merrte një xhiro fëmijët e do t’i qeraste nga qendra me akullore. -Në rregull,i thotë Lina dhe pastaj i hekuros dhe i vesh mirë fëmijët. Kosta lë si rastësi mbi tavolinë një CD,merr fëmijët për dorë e del nga shtëpia.Për dy orë e gjysëm makina e Zarifit kishte arritur në Kapshticë.Më vonë,pas gjashtë muajsh i vjen një letër nga Greqia në shtëpinë e prindërve ku ishte stabilizuar përkohësisht. Vajza merr zarfin dhe ia zgjat të atit pasi mbante emrin e tij.Halimi(apo Kosta i dikurshëm) e hap dhe dallon shkrimin e Linës. “Unë e di dhe e ndjej që ti s’më fale e s’do t’më falësh kurrë...Për çfarë do që të thuash e të mendosh ti ke të drejtë e do të kesh përgjithmonë.Unë të kam dashur e do të dua si në fillim.Tek ti,me ty e me frymën tënde kemi prodhuar gjysmat tona,që unë po digjem si zjarri për t’i takuar e për t’i puthur sikur edhe për herë të fundit!Kohët e fundit jam katandisur si mos më keq!Ai plaku që më shkatërroi jetën ka katër muaj që ka vdekur.Unë po e mbaj frymën gjallë me disa shërbime që u bëj disa plakave këtu rreth e rrotull.Megjithë këto,unë se meritoj dashurinë dhe përkujdesjen tënde sikur edhe një minutë më tepër.Ti bëre e më dhe aq shumë mua,por unë s’qeshë në gjendje,unë i ç’bëra dhe i fshiva të tëra.Jam e sigurt se fëmijët tanë do të bëhen të mbrekullueshëm sepse do të ngjajnë vetëm ty dhe jo mua...Unë do t’u shoh nga lart e do të kënaqem me arritjet dhe përparimet tuaja...Ndoshta kur të jem atje lart,nuk i dihet ,ti edhe mund të më falësh...Të desha si s’kam dashur njeri tjetër në këtë botë...Amanet dy yjet tanë të mbrekullueshëm..Lina”. -Hëm ,i doli si padashje nga shpirti,mushka i gjeka vet drutë...Më vonë dy pika lot po i shndrisnin në flakën që bëri letra duke u djegur në zjarrin e sobës në guzhinë.Ndërsa duart i morën një dridhje ndoshta nga nervat apo nostalgjitë e rrakëllzyera njëherësh...
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 14:16:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015