URIM DHE FALENDERIM Të nderuar miq, familjarë, dashamirë e - TopicsExpress



          

URIM DHE FALENDERIM Të nderuar miq, familjarë, dashamirë e përkrahës të mi dhe të NQF-së, Të nderuar bashkqytetarë të lirë të Ferizajt, Shfrytëzoj rastin për tju uruar fitoren e Koalicionit për Ferizaj dhe kandidatit tonë të përbashkët, z. Muharrem Svarqa, në balotazhin e 1.12.2013. Njëkohësisht dua tju falenderoj për kontributin tuaj dhe besimin e palëkundur të treguar drejt nesh dhe kandidatit tonë. U kam thënë disa herë që të mbani mend këtë datë - 1 dhjetor 2013 dhe këtë koalicion - Koalicioni për Ferizaj, pasi së bashku do të bëjmë historinë dhe e bëmë historinë! Mbajeni mend këtë datë e këtë koalicion, pasi do ta dini se kurdoherë që do të ketë këso pushtetesh sunduese me tendencë të shtrirjes në diktaturë, gjithherë do të gjejnë forcën njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi dhe do ti kapërcejnë dallimet, do të bashkohen dhe do ta mposhtin një të keqe të madhe ashtu sikur bëmë ne! Dhe për këtë Ju falenderoj edhe njëherë të gjithë Ju dhe gjithë qytetarët e Ferizajt. Ju falenderoj që dëgjuat mesazhet tona të qarta, që dëgjuat kumtin tonë, që besuat në programin tonë tashmë të përbashkët dhe që besuat në ne! Dhe këtë besim tuajin - me asnjë çmim nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet! Ne së bashku, për herë të parë në historinë politike të Ferizajt e Kosovës, krijuam një shembull të bashkimit të vërtetë të forcave kundrejt një të keqeje që i kanosej ardhmërisë së fëmijëve tanë, ardhmërisë së vendit tonë të dashur e të popullit tonë të lashtë. Brezat që vijnë do ta kujtojnë dhe do të frymëzohen nga ky koalicion, nga ky shembull i bashkimit. Personalisht, ashtu sikur kam luftuar politikisht edhe më herët diktatorët e instaluar, ashtu sikur këtë herë, poashtu edhe në të ardhmën zotohem se do ti luftoj politikisht kurdoherë që do të provojnë ta sundojnë e nënshtrojnë këtë popull! Pushteti ju takon juve të nderuar qytetarë dhe jini të lirë në qytetin tuaj të lirë! E gëzofshim këtë fitore që të gjithë! Vazhdojmë tash në realizimin e programit tonë e premtimeve tona të realizueshme! Shumë faleminderit! PO NE MUNDEMI Me shumë respekt, Bashkim Fazliu - Migjeni Kryetar, Nisma Qytetare për Ferizaj 3.12.2013
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 22:56:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015