Udhetimi drejt çmimit Nobel. Udhetim i nisur 32 vite me pare ne - TopicsExpress



          

Udhetimi drejt çmimit Nobel. Udhetim i nisur 32 vite me pare ne Tirane, tetor.1981. Per emrat e antareve te komisionit qe prof. Aleks Buda negriti ne 1984 di qe ka qene Maringlen Spiro, Rexhep Mediani, si dhe drejtori i Institutit te Fizikes Berthamare ne ate periudhe, duhet te kete qene e Teki Tartari drejtori i Istitutit te Biologjise. Per emra te tjere nuk di. Pergjigjen ma dha je fizikat qe ate periudhe ishte drejtor i Sektorit te Shkencave e qe quhej Perparim. Pergjigja nuk ishte e firmosur, ishte e shkruar me lapes e pa numer protokolli. Pergjigja kishte gabime te medha e une ju kunder pergjigja duke i bere nje analize te plote paragraf per paragraf letres se njerezve qe perfaqsonin Armen e Sigurimit te Shtetit ne Akademi. Nje pjese e ketyre maskarejve te drejtuar nga Rexhep Meidiani e Ismail Kadare rreth 10 vite me vone e shkatrruan vete Akademine e cila u sherbeu si strehe per periudhat e tyre me te veshtira e natyrisht u sherbeu si trampoline per te kercyer ne poltrona te rendesishme te Shtetit Shqiptare. Nje sulm “ Blic “ organizova edhe ne fakultetin tone. Brenda nje dite takova dhe u konfrontova fuqimisht me Haxhi Alikon shefi i Katedres se Fiziologjise, Drejtuesin e Fakultetetit si dhe Sekretarin e Partise se Fakultetit. Te kapur ne veçanti ne te njejten kohe nuk paten mundesi te kordinonin pergjigjet e tyre. Kete une e bere ne prezencen e gjithe studenteve te grupit tim te universitetit. Sapo dilja nga nje zyre u tregoja per pergjigjen qe merrja. Ne fund dilte fare qarte se genjenin. Une e bera kete pasi per shume kohe keto maskarej me kishin marre neper goje e flisnin keq pas shpine e kudo. Doja te vija ne vend sedren time duke i sfiduar balle per balle.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 18:45:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015