Uilliam Shekspiri (1564-1616) Shekspiri është një nga - TopicsExpress



          

Uilliam Shekspiri (1564-1616) Shekspiri është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes evropiane dhe një nga viganët mendimtarë më të fuqishëm që lindi kjo epokë. Shekspiri është nga dramaturgët më të mëdhenj të letërsisë botërore të të gjitha kohërave. Krijimtaria e Shekspirit karakterizohet nga madhështia e dimensioneve të saj, me gamën e mendimeve dhe gjerësinë e pazakonshme të mesazheve. Dramat e tij dallohen për shumëllojshmërinë e tipeve, situatave, personazheve, epokave, popujve, mjediseve shoqërore. Kjo begati e imagjinatës, tempi i shpejtë i veprimit, forca e pasioneve të paraqitura dhe tensioni i personazheve të caktuara, janë tipike për epokën e Rilindjes. Mirëpo te Shekspiri këto i janë nënshtruar një ligjshmërie të përkryer të harmonisë së brendshme. Burimet e frymëzimeve të Shekspirit janë të ndryshme, mirëpo gjithçka që ka huazuar, ai e ka përpunuar në një mënyrë të vetën, orihjinale. Si burime mund të përmendim artin antik grek e romak, Rilindjen italiane dhe traditën popullore të dramaturgjisë angleze. Shekspiri është origjinal edhe për sa i përket përdorimit të gjuhës. Begatia e jahstëzakonshme e gjuhës së përdorur nuk qëndron vetëm në numrin tejet të madh të fjalëve dhe të shprehjeve, por edhe në llojshmërinë e nuancave shprehëse. Në veprat e tij gjejmë një shumësi shprehjesh, proverbash dhe fragmentesh të këngëve popullore. Të gjitha veprat e Shekspirit kanë karakter demokratik e humanist. Me një realizëm të mprehtë kritika to trajtojnë ide përparimtare të Rilindjes. Prandaj Shekspiri ushtroi një ndikim kolosal në letërsinë evropiane, veçanërisht pas Revolucionit borgjez francez. Duke marrë shembull nga Shekspiri shumë krijues të vendeve të tjera do të vënë themelet e dramaturgjive të veta kombëtare, siç bënë Lesingu, Gëte, Shileri, Hygoi, Pushkini etj.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 21:06:46 +0000

Trending Topics



577974363">Pekerjaan kedua seorang pecinta sejati, setelah "memperhatikan",
WE SELL JANSPORT BAGS AT AN AFFORDABLE PRICE FOR EVERYONE. NO

Recently Viewed Topics




© 2015