V E N D I M “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Rrethit - TopicsExpress



          

V E N D I M “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përberë nga: Gjyqtar : Shkelqim MUSTAFA Asistuar nga sekretare Dorina DULAJ, sot më datë 09.07.2013, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile që i përket paleve ndergjyqese: PADITES: I PADITUR : OBJEKTI: BAZA LIGJORE: Agur Pashaj, i datelindjes 24.04.1948, lindur ne Kremenar dhe banues ne Rr. Komuna e Parisit, P.KIKA, shk.3 ap. 6 Tirane. Perfaqesuar nga Avokat Aurel Celibashi. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore, Tirane, perfaqesuar me autorizim nga Ergesta Bare. Kerkoj shfuqizimin e vendimit “ Per percaktim pensioni te parakohshem per vjetersi sherbimi te DRSSH Tirane. Detyrimin e pales se paditur DRSSH Tirane te me rillogarise pensionin e parakoshshem per vjetersi sherbimi sipas ligjit me nr 8087 dt 13.03.1996 “Per Sigurimin shoqeror suplementare te ushtarakeve te FA te RSh , te ndryshuar me nenin 11 ( ndryshuar me nenin 6 ligji me nr 8521 dt 30.07.1999” Te me paguaje diferencat e mbajtur ne zbatim te ligjeve te vecanta te ushtarakeve te FA, te RSh , I ndryshuar neni 31 pika 3, duke filluar nga data 01.01.1999 e ne vazhdim Te me paguaje shumen e interesave vjtore te bankes per shumat e mbajtura nga data 01/01/1999 e ne vazhdim . Pagimin e diferencave te papaguara ted ala nga rillogaritja e pesnionit per vjetersi sherbimi Detyrimin e DRSSH Tirane , perpgaimin epensionit te parakoshem nga viti 2006-2009. Ligji me nr. 7496 dt 03.07.1991 “Per Statusin e Ushtarakut ”neni 16. Ligji me nr. 7703 dt 11.05.1993 , nenet 4, 62/1,84 e 85. Ligji nr. 8087, date 13.03.1996 "Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, te ushtarakeve te Ministrise se Rendit Publik dhe te Sherbimit Informativ te Shtetit", ndryshuar, neni 18. Ligji nr. 9210, date 23.03.2004 "Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise", neni 5, 8, 20, 35, 49. Ligji nr. 9418, date 20.05.2005 "Per sigurimin shoqerore suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise". Neni 4,78,13,14 ( pika 1,2), 27, 31 pika 3. Kushtetuta neni 15, 44, 107 pika 1. Ne perfundim te gjykimit te zhvilluar ne prani te paleve, ku kane kerkuar : Paditesi – Pranimin e Padise. I Padituri – Rrezimin e Padise. Avokatia e Shtetit – Ne mungese. Gjykata pasi shqyrtoi aktet : VËREN Se paditësi Agur Pashaj rezulton që t’i jetë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë – padi kundër Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë me anë të së cilës ka kërkuar qe: Te shfuqizohet vendimit “ Per percaktim pensioni te parakohshem per vjetersi sherbimi te DRSSH Tirane. Detyrimin e pales se paditur DRSSH Tirane te me rillogarise pensionin e parakoshshem per vjetersi sherbimi sipas ligjit me nr 8087 dt 13.03.1996 “Per Sigurimin shoqeror suplementare te ushtarakeve te FA te RSh, te ndryshuar me nenin 11 ( ndryshuar me nenin 6 ligji me nr 8521 dt 30.07.1999”. Te me paguaje diferencat e mbajtur ne zbatim te ligjeve te vecanta te ushtarakeve te FA, te RSh , I ndryshuar neni 31 pika 3, duke filluar nga data 01.01.1999 e ne vazhdim. Te me paguaje shumen e interesave vjtore te bankes per shumat e mbajtura nga data 01/01/1999 e ne vazhdim . Pagimin e diferencave te papaguara te dala nga rillogaritja e pesnionit per vjetersi sherbimi Detyrimin e DRSSH Tirane , per pagimin e pensionit te parakoshem nga viti. 2006-2009. Paditësi Agur Pashaj rezulton të ketë shërbyer në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë së fundmi me gradën “Kapiten i Pare ” deri më datë 16/08/1993, datë në të cilën rezulton që të ketë dalë në rezervë me urdhërin nr. 2034/1 date 18.08.1993, të Ministrit të Mbrojtjes, fakt ky i cili provohet nga përmbajtja e vërtetimit të vjetërsisë së shërbimit si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm të lëshuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes me nr. 73 prot. Nga përmbajtja e vërtetimit për pagën referuese për efekt të përfitimeve nga sigurimet suplementare të lëshuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes rezulton që paga referuese e llogaritur për funksionin organik që paditësi Agur Pashaj të ketë pasur në momentin e shkëputjes së marrëdhënieve të punës në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të ketë qenë në shumën 14133 lekë. Nga përmbajtja e vërtetimit të vjetërsisë së shërbimit si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm të lëshuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes me nr. 73 prot rezulton që paditësi Agur Psshaj të ketë pasur një vjetërsi të përgjithshme si ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë një periudhë prej 23 vite e 7 muaj, e 15 ditë. Referuar përmbajtjes së “Vendimit për Caktim Pensioni” nr. 1221 datë 11.05.2000 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, rezulton që paditësi Agur Pashaj nga data 01.01.1999 në zbatim të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, të jetë trajtur me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në masën 8000 lekë në muaj. Sipas pretendimeve të paditësit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë nuk ishin përmbushur detyrimet e përcaktuara në në nenin 11 gërmat “a” dhe ‘b’ të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar duke e kufizuar pensionin e parakohshëm në vlerën e pensionit maksimal në shkallë vendi ndërkohë që një parashikim i tillë ligjor rezultonte të ishte shfuqizuar me ligjin nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Gjithashtu sipas pales paditese neni 18 i ligjit me nr 8087 date 13.03.1996 , i ndryshuar qe i referohet indeksimit percakton prerazi se “Perfitmet suplementare te opensioneve de pagesave kalimtare indkesohen sa here qe indeksohen pensione te pleqerise”. Sipas pales paditese edhe nderpreja e pensionit qe ka bere pala e paditur duke e nxjerre debitor paditesin, me vendimin dt 30.05.2006 , pasi paditesi ka qene i punesuar eshte I padrejte kjo per faktin se ne kohen qe pala paditese ka qene ne mardhenie pune ka qene ne fuqi ligji me nr. 9210 dt 23.03.2004 nenei 35 pika 2 e tij thekson se: Pensioni I parakohshem, per vjetersi sherbimi nuk nderpritet ne raste te punesimit te perfituesit dhe neni 14 I ligjit me nr 9418 date 20.05.2005 thote qe: pensioni I parakohshem pe rvjetersi sherbimi nderpritet kur ushtaraku rikthehet ne sherbim aktiv dhe neni 33 I po ketij ligji citohet se : Ligji me nr 8087 dt 13.03.1996 dhe aktet e dala ne zbatim te tij pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji nuk do zbatohen. Mbi bazen e ketyre arsyetime sipas pales paditese nderpreja e pensionit dhe nxjerrja debitor e paditesit Agur Pashaj me aktin dt. 30.05.2006 eshte akt antiligjor dhe antikushtetues dhe pa baze ligjore dhe si I tille duhet te kundershtohet. Gjithashtu pala paditese eshte ne kundershtim dhe me rillogaritjen e bere nga pala e paditur ne baze te ligjit 10142 date 15.05.2009 pasi ky ligj nuk ka fuqi prapaverpuese. Sipas pretendimeve të përfaqësueses së palës së paditur Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë kërkesë – padia e paditësit duhet të rrëzohej për arsye se: -Paditesit me vendimin me nr 2121 date 11.05.2000 i eshte caktuar shuma 8000 leke si pension i parakohshem per vjetersi sherbimi bazuar ne pagen referuese 14133 leke dhe vjetersine e tij ne sherbim prej 23 vjet e 7 muaj. Masa fillestare e pensionit te parakohshem qe i eshte caktuar dhe ka perfituar paditesi ¬¬¬¬¬8000 leke, mase e cila ka pesuar rritje sipas VKM perkatese nder vite sipas vendimit te caktimit te pensionit. DRSSH Tirane ne llogaritjen e mases se perfitimit eshte bazuar ne nenin 11 te Ligjit Nr 8087, date 11.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr 8521, date 30.07.1999, ku thuhet: “Ushtaraket e sherbimit aktiv te perhershem, qe kane dale ne rezerve e ne lirim, pas dates 3.07.1991 deri ne plotesimin e kushteve per pension pleqerie sipas ligjit Nr 7703. date 11.05.1993 “Per sigurimet Shoqerore ne RSH”, perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi, kur plotesojne vjetersine e sherbimit si ushtarak ne masen 12 vjet per grate dhe 15 vjet per burrat dhe te kene mbushur moshen grate 42 vjec dhe burrat 47 vjec. Masa e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi do te jete: a) 50% te pages referuese mbi te cilen eshte derdhur kontributi ( paga mbi te cilin eshte derdhur kontributi b) per cdo vit te vjetersise se sherbimit mbi kushtin e nevojshem (15 vjet vjetersi sherbimi per burra dhe mosha 47 vjec) masa e pensionit shtohet me 2% te pages referuese , por jo me shume se masa e pensionit maksimal te pleqerise ne shkalle vendi. Pensioni i parakohshem i eshte mbyllur paditesit sepse ai ka qene i punesuar per periudhen 01.09.2000 deri me date 30.05.2006 dhe shte shpallur debitor ne shumen 839320 leke Ne zbatim te nenit 11 te ligjit 8087 dt 13.03.1996 Per Sigurimet Shoqerore ne RSh , thuhet se: Pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi nderpritet kur rititullohet ushtarak aktiv ose punesohet. Me vendim per rishqyrtimin e te ardhurave nga DRSSH Tirane i ka perllogaritur pensionin e parakohshem me te drejte pagese nga data 01.07.2009 ne masen 10278 leke ne muaj. DRSSH, ne zbatim te ligjit Nr. 10 142, date 15.05.2009 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te Punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, neni 29 “Rillogaritja e te drejtave te njohura”, eshte rillogaritur masa perfitimit. Neni 29 - Rillogaritja e të drejtave të njohura Nr. 10 142, date 15.05.2009 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te Punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise” percakton: 1. Dispozitat e ligjeve nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit" zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar. 3. Pensionet për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kriteret e nenit 11 të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe kur e drejta për përfitim ka lindur në harkun kohor l.1.1999 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk është caktuar, llogariten sipas kritereve të këtij ligji. Ne rillogaritjen e mases se pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi nga data 01.07.2009, DRSSH eshte mbeshtetur ne nenin 14 te ligjit Nr. 10 142, date 15.05.2009 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te Punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, citojme nenin: 1. Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi. 2. Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”, VKM Nr.793, date 24.9.2010 “Per Zbatimin e Ligjit Nr.10 142, date 15.5.2009 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te Punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar kap V. RILLOGARITJA E PËRFITIMEVE , ku ne piken C - Rregullat e rillogaritjes për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi percaktohet: 1. Masa fillestare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të caktuar do të llogaritet sipas kritereve të përcaktuara në pikën 1 të nenit 14 të ligjit nr.10 142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, dhe, pas këtij veprimi, kur masa mujore e përfitimit, në momentin e lindjes së të drejtës, është më e vogël se pensioni bazë, sipas nenit 32 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, vendoset sa pensioni bazë i pleqërisë. Mbi këtë masë përfitimi zbatohen koeficientët e rritjes apo të indeksimit të pensionit, të zbatuar për pensionet e pleqërisë në përputhje me nenin 32 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të përcaktuara me vendime të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit të sipërpërmendur, dhe shuma që del vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit. 2. Për efekt të rillogaritjes së masës fillestare të pensionit të parakohshëm, data, mbi të cilën do të referohet pagë mujore mesatare referuese neto, do të jetë: a) data 1 janar 1999 (data e shtrirjes së efekteve financiare të ligjit nr.8087, të ndryshuar) për ata persona, të cilët kanë dalë në rezervë/lirim para kësaj date dhe kanë përfituar pension të parakohshëm nga kjo datë e në vazhdim; b) data kur ka lindur e drejta për të përfituar pensiontë parakohshëm, për ata persona, të cilët kanë dalë në rezervë/lirim para datës 1 janar 1999, por kanë plotësuar kushtin e moshës pas kësaj date; c) data kur ka lindur e drejta për të përfituar pension të parakohshëm, për ata persona, të cilët kanë dalë në rezervë/lirim pas datës 1 janar 1999. Sipas Nenit 31 – Shfuqizimet te ligjit Nr. 10 142, date 15.05.2009 “Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te Punonjesve te Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes, te Sherbimit Informativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, ligjet e vendosura bi baze ligjore te kerkese padise jane shfuqizuar dhe nuk kane me efekt nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit te sipërcituar. Nga ana e gjykatës me qëllim verifikimin e pretendimeve të palës paditëse u vendos realizimi i një akti ekspertimi në fushën e financë – kontabilitetit me qëllim përcaktimin e këtij fakteve te pretenduara nga pala paditese dhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit të realizuar nga ana e ekspertit kontabël të regjistruar Ilir Daiu rezulton që ky i fundit të ketë arritur në këto përfundime : a) Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit nuk rezultonte që t’i ishte llogaritur në përputhje me kërkesat e nenit 11 ligjit nr. 8087, datë 13.03.1999 “ , në kushtet kur pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi që duhet të merrte paditësi në zbatim të dispozitës të ligjit të sipërcituar duhet të ishte në shumën 9 610, ndërkohë që paditësi kishte përfituar si pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 8000 lekë në muaj. b) diferencat që rezultonin si rezultat i mosllogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të paditësit nga data 01.01.1999 deri më datë 30.06.2009 ishin në shumën 1,209,241 lekë, duke iu referuar për këtë qëllim edhe rritjeve sipas VKM që i ishin bërë pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi Nisur nga sa u parashtrua me lart gjykata ka parasysh qe: Në nenin 35 pika 1 të ligjit nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, dispozitë kjo e emërtuar “E drejta për pension të parakohshëm” parashikohet shprehimisht se : “1. Oficeret, nënoficerët dhe ushtaret me pagese / profesioniste, me vjetërsi shërbimi ne Forcat e Armatosura 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë te drejtën e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi ne masën 50 për qind te pagës mujore deri ne plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit te pleqërisë . Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm ushtarakut i jepet një shtese pensioni në masën 2 përqind të pagës mujore”. Në nenin 49 të ligjit nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, dispozitë kjo e emërtuar “Shfuqizime” parashikohet shprehimisht se: “Ligji nr. 7496, date 3.7.1991 "Për statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë", neni 50 i ligjit nr.7978, date 26.7.1995 "Për Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", shprehja "por jo me shume se masa e pensionit maksimal te pleqërisë ne shkalle vendi" ne shkronjën "b" te nenit 11 te ligjit nr.8087, date 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar, si dhe te gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, qe janë ne kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, shfuqizohen”. I njëjti parashikim ligjor rezulton I përcaktuar edhe në nenin 11 gërmat “a” dhe ‘b’ të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, dispozitë kjo e emërtuar: “Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi”, në të cilin parashikohej shprehimisht se: “Ushtaraket e shërbimit aktiv te përhershëm, qe kane dale ne rezerve e ne lirim pas datës 3. 7. 1991 deri ne plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, date 11. 5. 1993 "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë", përfitojnë pension te parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak ne masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe te kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Masa e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi do te jete: a) 50 për qind te pagës referuese mbi te cilën është derdhur kontributi. b) Për çdo vit tjetër te vjetërsisë se shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind te pagës referuese” Në rastin konkret nga provat që ndodhen në dosje rezulton që paga referuese e paditësit mbi bazën e të cilës rezulton që të jenë derdhur edhe kontributet rezulton që të ketë qenë në masën 14133 lekë fakt ky i cili sikurse është cituar edhe më lart provohet nga përmbajtja e vërtetimit për pagën referuese për efekt të përfitimeve nga sigurimet suplementare të lëshuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, s’i dhe vjetërsia në shërbim e paditësit në momentin e daljes së këtij të fundit në rezervë rezulton të ketë qenë 23 vite e 7 muaj. Mbi bazën e pagës së sipërcituar, s’i dhe në zbatim të përcaktimeve të nenit 35 pika “1” të ligjit nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, s’i dhe përcaktimeve të nenit 11 gërmat “a” dhe ‘b’ të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi që duhet të përfitonte paditësi duhet të ishte me i madh pikerisht en shumen 9 610, ndërkohë që referuar vendimit nr. 1221 datë 11.05.2000 të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, rezulton që paditësi Agur Pashai më datë 01.01.1999 të jetë trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në masën 8000 lekë në muaj. Fakti i sipërcituar të shpie në përfundimin se nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë nuk rezulton që të jenë përmbushur detyrimet e përcaktuara në nenin 11 gërmat “a” dhe ‘b’ të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, s’i dhe në nenin 35 pika 1 të ligjit nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” lidhur me llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që duhet të përfitonte paditësi më datë 01.01.1999, datë kjo në të cilën rezulton që t’i ketë lindur e drejta për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Në kushtet kur nga ana e palës së paditur nuk rezulton që të jenë zbatuar përcaktimet e nenit 11 gërmat “a” dhe ‘b’ të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, arrihet në përfundimin se padia e paditësit lidhur me këtë pjesë të kërkimit duhet të pranohet duke u detyruar pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë që t’i rillogarisë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi paditësit sipas përcaktimeve të dispozitave të sipërcituara, s’i dhe pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë duhet të detyrohet që t’i paguajë paditësit edhe diferencat e dala s’i rezultat i rillogaritjes për periudhën nga data 01.01.1999 deri më datë 30.06.2009. Nisur nga sa u parashtrua më lart nga ana e gjykatës arrihet në përfundimin se padia e paditësit lidhur me këtë pjesë të kërkimit duhet pranuar s’i e bazuar në prova e në ligj. Sa I perket faktit qe paditesi ka qene ne mardhie pune per periudhen nga data 01.09.2000 deri me date 30.05.2006, duhet patur parasysh se neni 35 i ligjit me nr 9210 dt 23.03.2004 “ E drejta për pension të parakohshëm ” shpreh qarte se : 1. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët me pagesë/profesionistë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore. 2. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk ndërpritet në rastin e punësimit të përfituesit. Ne keto rrethana ndalesa e pensionit qe i eshte bere paditesit ka qene e pabazuar ne ligj qe nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit 9210 dt 23.03.2004 e deri me date 30.05.2006. Pala e paditur duhet ti riktheje kete shume paditesit Agur Pashaj . Ne lidhje me rillogaritjen gjykata ka parasysh se: Në nenin 29 pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 10142 datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, dispozitë kjo e emërtuar “Rillogaritja e të drejtave të njohura” parashikohet shprehimisht se : “1.Dispozitat e ligjeve nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit" zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2.Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr. 8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientet e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi ose e pensionit suplementar”. Nga përmbajtja e neneve 29 dhe 31 të ligjit 10142 datë 15.05.2009 rezulton se dispozitat e ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, s’i dhe pikat 1 e 2 të nenit 35 të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004 "Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të kenë qenë të zbatueshme deri më datë 01.07.2009, datë kjo pas së cilës sipas përcaktimeve të neneve 29 dhe 31 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 marrëdhënia juridike e ndërtuar ndërmjet paditësit Agur Pashaj dhe palës së paditur Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë rezulton të jetë zgjidhur me ligj. Fakti juridik i sipërcituar të shpie në përfundimin se kërkimi i paditësit Agur Pashaj për vazhdimin e trajtimit të këtij të fundit me pension të parakohshëm për vjetërsi sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar edhe pas datës 01.07.2009 të jetë i pabazuar në ligj . Në nenin 14 pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, i ndryshuar me aktin normativ nr. 5, datë 10.11.2010 dispozitë kjo e emërtuar: “Masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi” parashikohet shprehimisht se: Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi. Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar”. Në nenin 5 të Aktit normativ të sipërcituar parashikohet shprehimisht se : Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare s’i më poshtë : a) Për përfitimet, nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10 142, datë 15.5.2009; b) Për ndryshimin e normës së kontributit, nga data 1.1.2011. Në V.K.M nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, rezulton të jetë parashikuar ndër të tjera edhe se : “Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 01.07.2009”. Në rastin konkret nga provat shkresore që ndodhen në dosje rezulton që procedura e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi lidhur me paditësin të ketë përfunduar, si dhe sikurse rezulton të jetë përcaktuar shprehimisht edhe në pikën 5 të aktit normativ nr. 5, datë 11.10.2011 efektet finaciare për përfitimet rezulton t’i kenë shtrirë efektet nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 dhe konkretisht nga data 01.07.2009 fakt ky i cili të shpie në përfundimin se kërkimet e paditësit për vazhdimin e pagimit të këtij të fundit sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 ose për pagimin e pensionit të parakohshëm sipas përcaktimeve të nenit 14 të pandryshuar të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 të jenë të pabazuara në ligj. Në të njëjtin përfundim rezulton të ketë arritur edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e cila me vendimin nr. 2, datë 18.02.2013 rezulton të ketë vendosur : “Rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Xhenierëve të Shqipërisë me objekt : Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 10367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 10.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, s’i dhe shfuqizimin si antikushtetues të kreut II, fjala “neto” gërma c) dhe e) ; kreu V, pika 2 fjala “neto” të VKM nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me VKM nr. 252, datë 09.02.2011”, duke arsyetuar se : “Gjykata çmon se aktet objekt shqyrtimi respektojnë raportin e drejtë midis interesit publik dhe garantimit të mirëfunksionimit të buxhetit publik, i cili do të pësonte një goditje të konsiderueshme nëse nuk bëhej ndërhyrja në skemën e pensioneve në këtë mënyrë edhe parimin e barazisë mes përfituesve. Gjykata vlerëson se, megjithëse skema e re e llogaritjes së masës së sigurimit suplementar ka sjellë uljen e të ardhurave për përfituesit, kjo ndërhyrje është në përpjesëtim të drejtë me qëllimin që e ka diktuar atë. Siç u tha më lart, qëllimi që kërkon të arrijë ekzekutivi/ligjvënësi me anë të rregullimit të ri është mbajtja e skemës së sigurimeve brenda parimeve bazë të saj, pra të raporteve të drejta dhe të arsyeshme midis masës së sigurimit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Diferencimet që ekzistonin para kësaj ndërhyrjeje cenonin parimet dhe rregullat në fushën e pagave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe shkaktonin një detyrim të papërballueshëm për buxhetin e shtetit duke e rrezikuar atë seriozisht. Gjykata konstaton se masa e pensionit e përllogaritur sipas formulës së re mbështetet në mundësitë reale buxhetore, ajo siguron respektimin e parimeve të funksionimit të skemave suplementare, si dhe ruajtjen e raporteve të arsyeshme midis pensionit suplementar të ushtarakëve, atij të pleqërisë dhe pagës neto nga puna. Në këtë këndvështrim, edhe pretendimi i kërkuesit se vendimi nr.33/2010 i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është i pabazuar, pasi në çështjen në shqyrtim, shkaqet për të cilat subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, ka vendosur ndryshimin e formulës përllogaritëse të pensionit suplementar janë të ndryshme nga ato të paraqitura në çështjen e gjykuar në vitin 2010”, duke rishikuar në këtë mënyrë edhe qëndrimin e saj të mbajtur me vendimin nr. 33, 24.06.2010”. Fakti i sipërcituar të shpie në përfundimin se me anë të vendimit të sipërcituar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë rezulton të ketë rishikuar qëndrimin e saj të mbajtur me vendimin nr. 33, datë 24.06.2010. Nisur nga sa u parashtrua më lart, gjykata çmon se padia e paditësit Sofokli Caliqi duhet të pranohet pjeserisht ,duke detyruar palen e paditur e te të rillogarisë , per paditësin Agur Pashaj pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës referuese së bashku me shtesat prej 2% për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit – të indeksuara për shkak të rritjeve me VKM-të respektive, - që nga data 01.01.1999 deri me date 01.07.2009 si dhe t’i paguajë paditësit diferencën midis masës së rillogaritur të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe asaj të paguar nga përfitimi i pensionit qe i perkon shumes 1 209 241 (njemilion e dyqind e nente mije e dyqind e dyzet e nje ) leke. PËR KËTO ARSYE Gjykata në zbatim të neneve 126, 306 – 310 dhe 331 të K.Pr.Civile, VENDOSI: 1. Pranimin e pjesshem te padisë së paditësit Agur Pashaj. 2. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë të rillogarisë , per paditësin Agur Pashaj. pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës referuese së bashku me shtesat prej 2% për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit – të indeksuara për shkak të rritjeve me VKM-të respektive, - që nga data 01.01.1999 deri me date 01.07.2009. 3. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë t’i paguajë paditësit diferencën midis masës së rillogaritur të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe asaj të paguar nga përfitimi i pensionit qe i perkon shumes 1 209 241 (njemilion e dyqind e nente mije e dyqind e dyzet e nje ) leke. 4. Rrezimin e padise per pjesen tjeter te kërkimit. 5. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur. 6. Kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, se vendimit. U shpall sot, ne Tirane, me dt. 09.07.2013 SEKRETARE GJYQTAR DORINA DULAJ SHKELQIM MUSTAFA
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 07:34:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015