VAZJAT E REJA DUKAGJINASE VJEDJHEN ARKAT E GJYSHEVE “plakut - TopicsExpress



          

VAZJAT E REJA DUKAGJINASE VJEDJHEN ARKAT E GJYSHEVE “plakut dëgjoi fjalën por jo pordhën” Amanetet plakave për t’i varrosur me xhubleta, janë pordhë që nuk duhet dëgjuar! Sot Shoqata jonë Dukagjini festoj 10 vjetorin e ditëlindjes së saj. Faleminderit gjithë ati auditori të shkëlqyer me gjeografi të gjerë që nga Tirana,Peja Gjakova, Gucia, Malësia e Madhe, Lezha, nga Shkodra (po se po) dhe nga diaspora dukagjinase duke filluar nga SHBA, Italia, Greqia e vende të tjera te Bashkimit Evropian ku punojnë e jetojnë bijtë e bijat e komunitetit tonë. Falenderoj personalisht për prezencën e tyre Prof Mahir Hoti, Prof Romeo Gurakuqi, Prof Ahmet Osja, Prof Zef Gjeta, Kryetarin e Këshillit Bashkjak Shkodër Bardh Lohja, Seketarin e Lidhjes së Shkrtimtarve Shkodër Dashamir Cacaj, poet studiues gazetare të gjitha medieve vizivetë qyteti Shkodër. Falenderimet më të mira meritojnë realizuesit e aktiviteti Regjizori Aleks Dushi, Roza, Dukatja, Silva, Anton Kosteri, recituesit Tomi Delia, Djana Bungu me gjithë shoqet e veta simpatike, grupin e valleve të Aldo Nikes, interpretuesen e vogël të këngës Marçelo legjonarët e Grupit Treva Frani, Ndoja, Pëllumbi, Grupin e valleve te Rugovës së bashku me Drejtuesit e Shoqatës Martin Ndreshaj Kosove(Rahman Jashari) edhe pa dyshim Kryetari ynë i pa lodhur e këmbëngulës në arritjen e suksesit. Ishte një aktivitet shembullore me një larmi dhe konfigurim interesant, ku në qendër te vëmendjes ishte vlerësimi, i themeltarëve i veprimtarëve, përsonaliteteve, që nuk jetonin më, miqve, dhe mbështetësve financiarë te aktiviteteve tona. Pjesëmarrja dominuese e gjithë atyre vajzave dhe djemve te ri, veshur me kostume tradicionale dhe vello bashkëkohore ishte vërtetë surprizuese, ishte mozaiku i rrezatuese këtij eventi, ishte hijeshia, sensualiteti dhe flladi i mirëpritur i kësaj dite verore,ishte kurora me dafina e mbi kokën e Shoqatës tonë 10 vjeçare, avokatorës, promotores dhe prezentatores, së vlerave të kulturës dukagjinase, bujtinës bujare te elitës krijuese e shkencore, e kthyer tashmë në Institucion ashtu siç e përifrazoj me një metafore të shkëlqyer vajza e te ndjerit Nikë Pali Shoqata Dukagjini më tepër se kurrë sot i ngjau një gjerdani me xhevahire të çmuar ku e shkuara e tashmja dhe sotmja vinin krejt natyrshm të lidhura rrëfanë në mënyrë të pa ndashme krah për krah nga brezi i tretë i përfaqësuar gjithë finesë nga mustaqe shtllungosuri e çakçirë-bardhe Zef Lulashi, për te vazhduar me gjithë atë armatë shtojzovallesh me xhubleta shekullore, hirushesh rrezatore velbardha deri tek trendafilorët e brezit të mitur që ishin qershia mbi tortë e gjithë kësaj sfilite të nderuar thjeshtë larg skemave të gatshme që vërehen herë pas here në shfaqe të tilla. Ka qenë një punë lodhshme madje sfiduese, gjetja e gjithë këtyre kostumeve që patëm rastin të shfaqen në ambientet e mrekullueshme të fshatit të Paqes. Ka qenë një “vjedhje” që Dukatja Silva dhe gjithë këto vajza të reja kanë bërë në arkat e gjysheve të tyre, fanatikë që këto pak xhubleta që na kanë mbetur, nesër ose pas nesër do na i marrin më boten tjetër, pasi duan të varrosen me to ashtu siç ua kërkon zakoni i etërve të vjetër. Nga njëra anë jam ngazëllyer nga gjithë kjo kostumografi me të cilën vajzat tona(gjimnaziste dhe studente) përformuan gjithë krenari e pasion, ndërsa nga ana tjetër ndjeja dhimbje keqardhje, për shumë aksesore që i mungonin të këtyre veshjeve( me xhubletë) të cilat këto vajza dhe veshset e tyre me finesë janë munduar t’i kompensojë me zgjuarsi, por nuk janë aspak fajtore perse gjyshet dhe stergjyshet e tyre këto aksesore i morëm me vete ne dhe së bashku me traditën e punimit të tyre. A ma solle xhubletën i tha gjyshja ime, stërmbesës së vet vajzës time. Po. po gjyshe e kemi te bagazhi i makinës së babit ju përgjigj vajza. Shko paste lokja e ma fut në arkë se më duhet për dekë e këshilloj plaka e cila nuk e përfytyron dot varrosjen pa xhubletë. Trishtohem kur jo pas disa vitesh, por ndoshta edhe pas disa muajsh nuk do t’i kemi as këto pak xhubleta që kishim sot të mbetura si reliket më çmuara të veshjeve tona tradicionale. Xhubleta është veshja mijëra vjeçare, pasaporta e vetme autentike ilire shqiptare. Të varrosësh një xhubletë kur sot teknika e punimit të tyre ka vdekur është një krim, është një vrasje e një vepre te mirëfilltë arti. Ndaj ju bej thirrje gjithë atyre te rinjve e te rejave t’u imponohen në mënyre rebele prindërve dhe gjysheve të tyre, duke u thënë sos varrosjes së rrobave kombëtare. Një xhubletë kushton më shtrenjtë se 100 plaka të vdekura se bashku. Një fjalë e urtë popullore thotë: “plakut dëgjoi fjalën por jo pordhën” Gjyshet le t’i respektojmë sa te jenë gjallë duke u shërbyer me mirësjellje e devocion. Ndërsa amanete e tyre për ti varrosur me xhubleta, janë pordhë që nuk duhet dëgjuar!
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 13:11:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015