Vatikani: Ndërhyrja në Siri do të sjellë Luftën e III-të - TopicsExpress



          

Vatikani: Ndërhyrja në Siri do të sjellë Luftën e III-të Botërore Peshkopi katolik i Aleppos, Antoine Aounto paralajmëroi sot kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Siri, që do të thotë, sipas tij, “Luftë e III Botërore”, gazeta e Vatikanit kritikoi mungesën e “maturisë” nga ana e perëndimorëve që po diskutojnë një mundësi të tillë. I pyetur nga Radio Vatikani për skenarët e mësymjes ushtarake që kanë parë dritët e fundit dritën e “mdiave” të dala nga shtabet ushtarake të fuqive të mëdha, Antoine vuri në dukje: “Në qoftë se do të kemi një ndërhyrje ushtarake, kjo do të thotë, sipas vlerësimeve të mia, një Luftë të III-të Botërore. Ekziston përsëri ky rrezik. Gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken”. “Shpresojmë se ndërhyrja e Papës në favor të një dialogu të mirëfilltë mes palëve ndërluftuese të ndryshme për të gjetur një zgjidhje, mund të jetë një hap i parë në mënyrë që të mos përdoren armët për të siguruar që njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë, të komunikojnë, të diskutojnë etj”, shtoi prifti katolik, i cili është gjithashtu kryetar i organizatës Caritas të Sirisë. Nga ana tjetër gazeta zyrtare e Vatikanit “L’Osservatore Romano” ka kritikuar sot qeveritë perëndimore. “Diskutimet mbi ndërhyrjen e armatosur të vendeve perëndimore janë duke u bërë më këmbëngulëse dhe frenohen më pak nga detyra maturisë. Disa përfaqësues të këtyre vendeve deklarojnë të bindur për vlefshmërinë e kategorisë së përdorimit të armëve kimike nga ana e ushtrisë siriane, një çështje që është në hetim dhe në vazhdim nga ana e OKB-së”, shkruante gazeta. Papa Françesku ka bërë thirrje të dielën që të “heshtnin armët”, duke denoncuar “rritjen e masakrave dhe mizorive” dhe kërkoi “nga komuniteti ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje./shekulli/
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 20:10:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015