Vazhdimi i tretë i filmit me legjendat e aksionit, “The - TopicsExpress



          

Vazhdimi i tretë i filmit me legjendat e aksionit, “The Expendables”, ka filluar xhirimet në Bullgari. Bruce Willis nuk do të jetë pjesë e filmit të ri për shkak të, siç spekulohet, një mosmarrëveshje me Sylvester Stallonen. Po ashtu, në këtë pjesë nuk do të jenë edhe Mickey Rourke e Chuck Norris. Nicolas Cage që ishte përmendur si pjesëmarrës në vazhdimin e tretë, e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se do të luajë në një vazhdim tjetër. Trupa e aktorëve Stallone, Arnold Schwarzenegger, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Randy Couture dhe Terry Crews, do të jenë edhe në “E-3”. Nga emrat e rinj që do t’i bashkohen filmit janë yjet tjera hollivudiane, si Harrison Ford, Antonio Banderas, Wesley Snipes dhe Mel Gibson. Po ashtu, do të aktrojë edhe kampioni i boksit, Victor Ortiz. Skenarin e ka shkruar vet Stallone me ndihmën e Creighton Rothenberger dhe Katrin Benedikt, ndërsa regjinë do ta bëjë Patrick Hughes. Filmi do të jetë nëpër kinema nga 15 gushti i vitit të ardhshëm.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 08:16:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015