Vendi po mbytet nga korrupsioni, skamja, varfëria dhe pasiguria - TopicsExpress



          

Vendi po mbytet nga korrupsioni, skamja, varfëria dhe pasiguria totale. Qenka tejet vështirë kur njeriu sheh në këtë gjendje popullin e vet. Një popull të tërë që nga skamja dhe mjerimi i padurueshëm, ka mësy të ikë dhe një orë e më parë ta lë atdheun e tij, nën mallkimin që i sollën ata që nuk do duhej. Ndoshta u bë mjaft për këta njerëz të cilët padrejtësisht që sa kohë ushqehen me dezinformata zbukuruese, kurse gjërat nuk shkuan asnjëherë në rrugën e duhur dhe drejtimin në të cilin shqiptarët besonin...Se kjo gjendje do të shkojë kaq larg dhe deri në këtë ditë sa të kërcënoi me zbrazjen e vendit dhe ç`shqiptarizimin e atdheut, këtë nuk e ka pritur askush.Është nevojë urgjente të intervenohet për përmirësimin e situatës politike,në mënyrë që vendi të ndalet nga tatëpjetëza që ka marrur,dhe se 'udhëheqësit' të zghohen nga gjumi për të kryer detyrat e veta...
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 16:21:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015