Vodafon nën hetim! Telefonia celulare nuk matet. Kompanitë - TopicsExpress



          

Vodafon nën hetim! Telefonia celulare nuk matet. Kompanitë celulare tarifojnë me impulse, të cilati llogarisin vetë. Qytetarët paguajnë në mirëbesim, pasi nuk kanë një aparat matës që ta shohin nëse vërtetë kanë shpenzuar aq impulse, kohë bisede telefonike, për të cilën janë tarifuar. Por ky është vetëm një lëshim që u është bërë që në fillim kompanive celulare. Veç mbajtjes së çmimeve tejet të larta krahasuar me Rajonin apo vendet e Europës, kompanitë kanë shpikur ndër vite në fakt lloje e lloje marifetesh, për të zhvatur sa më shuam nga të ardhurat e shqiptarëve. Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin. Madje, edhe kur vetë kanë dyshime të ligjëruara, përpiqen t’i tolerojnë sa më shumë këto kompani nga penalizimet e mundshme. Autoriteti i Konkurrencës nuk shpall vendimin Më 25 mars të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA në tregun e telefonisë celulare me pakicë. Ky hetim i thelluar është hapur pasi është analizuar gjendja e konkurrencës në treg. Nga kjo analizë ka rezultuar se ndërmarrja Vodafone Albania ka një pozitë dominuese në tregun përkatës. Gjithashtu janë vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës në treg si pasojë e sjelljes me planet tarifore që kjo ndërmarrje ofron, si dhe me distributorët e kartave telefonike. Gjatë hetimit paraprak është vënë re se klientët në Vodafone Club nxiten dhe mbahen në Club nëpërmjet tarifimit dhe ofertave shumë herë më avantazhuese brenda rrjetit (on-net) sesa jashtë rrjetit (off-net). Gjithashtu, ndërmarrja me pozitë dominuese Vodafone Albania SHA, ka rritur përqindjen e bonusit që përfitohet nga pikat e shitjes së produkteve të operatorëve celularë. Ky bonus jepet vetëm me kushtin që t’i jepet përparësi ndërmarrjes Vodafone ndaj operatorëve të tjerë celularë, si dhe heqja e logove reklamuese të operatorëve të tjerë dhe vendosja në pikat e shitjes e vetëm logove të Vodafone. Operatori Vodafone Albania SHA ka ofruar një shërbim në kuadrin e ofertave promocionale për planet tarifore me parapagesë “oferta e portabilitetit për klientët me parapagesë” që përfshin komunitetin e Vodafone Club dhe Planin tarifor Vodafone card. Në bazë të këtyre ofertave klientët e Vodafone Club do te përfitojnë me shumë trafik dhe shërbime celulare me një çmim më të ulët me qellim për t’i mbajtur brenda rrjetit. Vodafone për uljet e përftuara nga klienti gjatë kohës që është përdorur shërbimi, i kërkon kompensim nëse klienti do të kalojë në një operator tjetër. Në këtë mënyrë tërhiqen klientë të rinj, duke ofruar për ta, tarifa më të ulëta sesa çmimet që u ofrohen klientëve aktualë të Vodafone, duke rritur pjesën e tregut në raport me operatorët e tjerë. Këto sjellje mund të përbëjnë abuzim me pozitën dominuese në tregun përkatës nga ndërmarrja Vodafone Albania SHA, në kuptim të nenit 9, pika 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Sipas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, hetimi i thelluar do të përfshinte periudhën kohore nga data 01.01.2011-31.12.2012. Në vendim përcaktohet gjithashtu se procedurat e hetimit të thelluar duhet të përfundojnë jo më vonë se 6 muaj nga data e marrjes së këtij vendimi. Por pavarësisht se çfarë thotë ky vendim, Autoriteti i Konkurrencës ende nuk ka nxjerrë konkluzionet mbi këtë hetim, edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj nga nisja e hetimeve. Edhe nëse marrim parasysh se ky vendim pësoi një ndryshim të vogël në muajin prill, sërish procedurat e këtij hetimi duhet të kenë përfunduar, ndaj duhen ditur konkluzionet, por që Autoriteti i Konkurrencës duket se ka vendosur ti mbajë “sekrete”.
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 12:41:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015