Vështirësit më të zakonshme medicinale gjatë agjërimit ! - TopicsExpress



          

Vështirësit më të zakonshme medicinale gjatë agjërimit ! (Mëso shkaqet dhe mënyren e trajtimit) ! *Konstipacioni (Kapsllëku) Konstipacioni mund të shkakton paraqitjen e hemoroideve, qarjeve në kanalin anal dhe vështirësi të tretjes të shoqëruara me ndjenjën e rëndimit. Shkaqet: përdorimi i tepëruar i ushqimit jonatyral, pak lëngje në ushqim dhe pak ushqim me fije. Shërimi: marrja e shtuar të ujit, dhe largimi nga marrja e panevojshme e ushqimit të përpunuar, jonatyral. *Erërat (gazrat) dhe vështirësit në tretje Shkaqet: Marrja e tepërt e ushqimit. Marrja e tepëruar e ushqimit të fërguar, të yndyrshëm, të djegstë, si dhe të artikujve ushqimor të cilat prodhojnë gazra si psh., vezët, lakrat, lëngjet e karbonizuara (me gaz) etj. Shërimi: Mos hani tepër, pini lëngje të pemëve më tepër ose pini vetëm ujë. Largojuni ushqimit të fërguar. *Përgjumësia (“ulja e tensionit të gjakut”) Djersitja e sforcuar, plogështia, lodhja, mungesa e energjisë, marramendja, veçanërisht me rastin e ngritjes nga pozita e ulur, zbehja dhe ndjenja se do ta humbas vetëdijen janë simptoma të cilat e shoqërojnë “uljen e tensionit të gjakut”. Kjo ka tendencë që të paraqitet në orët e pasditës. Shkaqet: Pak lëngje në ushqim ose/dhe marrja e zvogëluar e kripërave. Shërimi: Qëndroni në ambient më të ftohët, shtoni marrjen e lëngjeve dhe të kripërave gjate syfyrit. Vërejtje: Tensioni i ulët i gjakut mund të verifikohet vetëm me matjen e tij në momentin kur simptomat e lartpërmendura janë prezente. Personat të cilat lëngojnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet që të përshtatin marrjen e medikamenteve gjatë muajit të Ramazanit në këshillim me mjekun e tyre. *Kokëdhembja Shkaqet: ndërprerja e marrjes së kafes dhe duhanit; angazhimi i tepëruar gjatë ditës, mungesa e gjumit, uria e cila shtohet kah fundi i ditës. Kur të shoqërohet me “tensionin e ulët të gjakut”, kokëdhembja mund të jetë mjaftë e rëndë dhe poashtu mund që të shkakton mundim dhe vjellje para iftarit. Shërimi: Filloni zvogëlimin e marrjes së duhanit ose të kafes një deri dy javë para fillimit të muajit Ramazan. Reorganizoni orarin tuaj gjatë muajit të Ramazanit ashtuqë të keni mjaft kohë për gjumë.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 21:50:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015